• Kontakt
Sunday, July 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Karma, Donaldi, Edi e standardi

11:20 : 06/02/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE
Charles McGonigal - Edi Rama

Charles McGonigal - Edi Rama

Nga Genc Pollo, ish-ministër e deputet

Para nja dhjetë ditësh në shënimin tim “Karma, Edi, Roberta dhe standardi” argumentoja se Edi Rama nuk mund të kishte fytyrë t’i fliste për “karman” (ose parimit “ç’të bësh, atë do të gjesh”) zonjës Roberta Metsola, Presidente e Parlamentit Europian. Meqë sebepi ishte skandali i korrupsionit, që në dhjetorin e shkuar përfshiu disa eurodeputetë socialistë, krahasoja standardin e presidentes Metsola që u angazhua personalisht menjëherë e maksimalisht që të hiqte çdo pengesë të mundëshme ndaj hetimit të prokurorisë belge, me standardin Rama që personalisht e përmes mazhorancës paralmentare mbrojti deri aty ku s’mbahej më deputetin socialist Saimir Tahiri ndaj kërkesave të prokurorisë shqiptare për kontroll banese e arrestim.

Po para nja dhjetë ditësh Departamenti i Drejtësisë së ShBA publikoi akuzat kundër ish shefit të zyrës për New York-un të FBI-së Charles McGonigal. Siç është bërë e njohur KM Rama u miqësua dhe e rryshfetoi atë përmes dy të besuarve të tij Neza e Duçka që FBI të hetonte një lobist të PD. Përmes lobistit “bashkëpunues” do të shantazhohej e kontrollohej opozita.

Këto zhvillime dramatike më nxisin t’i rikthehem sërish krahasimit të standardit. Kësaj radhe jo si reagon shefi kur më të vegjëlit bëjnë zullum siç është rasti më lart me imunitetet parlamentare në Bruksel e Tiranë. Por si reagon parlamenti kur zullumin e bën shefi i ekzekutivit.

Në shtator 2019, Presidenti amerikan Trump i kërkoi Presidentit ukrainas Zelenski që ky të hetonte aferat në Ukrainë të Hunter Biden-it (ky i fundit po hetohet aktualisht nga drejtësia amerikane për afera të shumta dhe, sipas një e-maili, del i lidhur në biznes me Duçkën e Ramës).  Përdorja e hetimit ukrainas mbas një viti në fushatën presidenciale 2020 ku Donald Trump do të përballej me Joe Biden, të jatin e Hunterit ishte me sa dukej motivi parësor i Presidentit; dukshëm më i rëndësishëm sesa luftimi i përgjithshëm i korrupsionit. Një funksionar amerikan e denoncoi këtë kërkesë si abuzim me detyrën dhe në tetor Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit të ShBA aprovoi hetimin parlamentar të kësaj çështje për të verifikuar nëse Donald Trump kishte kryer shkelje të rënda që justifikonin shkarkimin e tij (impeachment).

Lexo edhe:

Ish-kryetari i PS Korçë “shpërthen” ndaj Ramës: Krijove administratën më të korruptuar në 114 vite shtet

Leje dhe tokë falas nga Edi Rama/ Fijet e “Grupit Aruba” në hotelin “strategjik” të Agim Zeqos në Korçë

Përgjatë dy muajve u administruan dokumenta pafund, u pyetën duzina me dëshmitarë dhe u debatua pro e kundra. Në dhjetor kongresmenët demokratë votuan pro shkarkimit të presidentit edhe pse e dinin se kjo nismë do refuzohej nga Senati; kështu edhe ndodhi dhe po e lemë mënjanë këtë nismë të fundit, dukshëm partiake, e në thelb jo proporcionale madje edhe të pabazuar. Por në tërësi publiku amerikan i interesuar pati mundësinë të njihej me faktet dhe me pikëpamjet e palëve mbi një çështje të cilën Dhoma e Përfaqësuesve e kosideroi se lipsej t’a hetonte. Po kështu edhe organet gjyqësore.

Skandali Rama-McGonigal është shumë më problematik sesa krijimi i avantazhit në një fushatë përmes një afere korrupsioni në rrethin familjar të kundërsharit. Me sa dimë deri tashti synimi ishte shantazhimi i kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha përmes “kompromatit” që do të ofronte lobisti Muzin nën presionin e FBI-së; përmes shantazhimit do të arrihej nënshtrimi i shefit të opozitës dhe më tej, duke i mundësuar Bashës të mbante për një kohë të gjatë postin partiak do të arrihej në përgjithësi neutralizimi i opozitës politike. Siç kemi parë ky skenar u realizua për njëfarë kohe.  Edhe mjetet e përdorura janë jo thjesht banale por edhe kriminale: nuk kemi më një kërkesë të papërshatshme gjatë një bisede diplomatike (që në fakt mbeti e papërmbushur). Por kemi “qeramarrjen” e segmeteve të FBI-së përmes rryshfeteve në çanta sporti të mbushura me dollarë e të dorëzuar në parkingjet e New York-ut; si në filmat e Hollywood-it. Më tej kemi bashkëpunim ekonomik me oligarkë të Putinit aktualisht nën sanksione, favorizime në alokimin e burimeve natyrore ndaj subjekteve privatë e të tjera.

Të tëra këto janë vepra penale sipas ligjit shqiptar; për të cilat parashikohen dënime të rënda nëse provohen në gjyq. Por nga SPAK-u, organi kompetent në këtë rast, deri sot nuk kemi lajm se kanë filluar hetimin. Ndërkohë që, në një farë paraleleje me vjeshtën 2019 në Washington DC, opozita parlamentare nismoi një komision hetimor në Kuvendin e Republikës. Bazuar edhe në përvojat e mëparshme të Kuvendit por edhe nga raste të tilla në ShBA e në demokracitë e tjera mund të biem kollaj dakord se një komision parlamentar hetimor do të ishte shumë i dobishëm për shëndetin e demokracisë tonë.

Por a do e lejojë Edi Rama miratimin e nismës në plenare apo do t’a bllokojë përmes mazhorancës parlamentare pa ndërgjegje siç bëri në vjeshtë 2017 në çështjen Tahiri apo edhe së fundmi në çështjen Charter?

Këtë do e shohim javët e ardhëshme e mbi këtë do të flitet e do të shkruhet shumë. Por sot kushdo mund t’i thotë Ramës se vërtet “karma is a bitch” por edhe Edi është fiksimi i karmas.

Etiketa: Charles McGonigalEdi Ramagenc pollo

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ish-kryetari i PS Korçë “shpërthen” ndaj Ramës: Krijove administratën më të korruptuar në 114 vite shtet

11:34 : 26/07/2026
AKTUALITET

Leje dhe tokë falas nga Edi Rama/ Fijet e “Grupit Aruba” në hotelin “strategjik” të Agim Zeqos në Korçë

10:39 : 26/07/2026
AKTUALITET

Nga tjetërsimi i tokës te fundosja e godinave, hijet mbi investimet strategjike

08:50 : 26/07/2026
AKTUALITET

“I pabesë”, mesazhi që protestuesit i lanë Ramës në Bulevard

22:50 : 25/07/2026
AKTUALITET

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

21:06 : 25/07/2026
AKTUALITET

Dita e 56-të e revoltës/ I moshuari – Ramës: Na dhunove në protestë! Je i lidhur me serbët

20:22 : 25/07/2026
Para
Foto ilustruese

Probleme me energjinë elektrike në Gjirokastër

TË GJITHA

Zhduket prej dy javësh 12-vjeçari në Elbasan, nëna bën apel për ndihmë: Na ndihmoni ta gjejmë!

11:45 : 26/07/2026

Ish-kryetari i PS Korçë “shpërthen” ndaj Ramës: Krijove administratën më të korruptuar në 114 vite shtet

11:34 : 26/07/2026

Protesta popullore dhe pushimet, fluks i lartë makinash në doganën e Morinës

11:26 : 26/07/2026

Zbulohen shumat që fituan Joshua dhe Prenga pas duelit në Arabinë Saudite

11:18 : 26/07/2026

E rëndë në Pogradec, elektricisti humb jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike (Emri)

11:03 : 26/07/2026

Aksident zinxhir në aksin Fier-Levan, përplasen tre automjete

10:54 : 26/07/2026

Moska s’i ndal bombardimet, shpërthime dhe zjarre nga sulmi me raketa ruse në Kiev!

10:51 : 26/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş