• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Verdho i KESH-it; Edhe 2.5 milionë euro për parashikimin e motit për HEC-et

10:35 : 03/02/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Emri i Ergys Verdhos po lakohet dita-ditës për tenderët miliona euro në institucionet që ka drejtuar. Dikur te Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe aktualisht drejtor i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, Verdho tenderon çdo javë miliona euro, duke pasur “në krah” ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Por kjo sasi e madhe tenderash ka sjellë që ato të mbivendosen. E thënë më thjeshtë, për një shërbim, KESH-i bën disa tendera.

Disa muaj më parë, BoldNews.al investigoi dhjetëra procedura të kësaj Korporate, që kishin të bënin me parashikimin e motit dhe llogaritjes së sasisë e ujit që do shkonte në kaskadat e Drinit. Verdho deklaroi se një gjë e tillë po bëhej me qëllim parandalimin e përmbytjeve në Shkodër dhe Lezhë. Por, pavarësisht se u shpenzuan miliona euro, sërish qindra shtëpi dhe mijëra hektarë me tokë bujqësore u përmbytën. Por, çfarë bën Verdho në këtë situatë?! Atë që do të bëjë më mirë, të bëjë procedura tenderuese të kota, duke shpenzuar miliona euro të tjera për të llogaritur prurjet në HEC-e.

Shpallja e tenderit të ri për parashikimin e prurjeve në HEC-e

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, KESH-i ka hapur tenderin mbi kufirin e lartë monetar me objekt të kontratës “implementimi i inteligjencës artificiale për menaxhimin e operimit të digave, parashikimit të prurjeve dhe menaxhimit të shkarkimeve”. Fondi limit për këtë procedurë është plot 250.000.000 lekë pa TVSH, ose me TVSH rreth 2.5 milionë euro. Kohëzgjatja e kontratës është vetëm 1 vit, ndërkohë, që hapja e zarfeve do të bëhet në fillim të muajit mars 2023.

Lexo edhe:

Benet Beci vjedh 270 milionë nga buka e fëmijëve të Shkodrës

Himara, drita me orar! Ku shkuan 20 mln eurot e Damian Gjiknurit? Gati tenderi i ri 2 mln euro

Në dokumentet shoqëruese thuhet se “objektivi i përgjithshëm është ofrimi i një zgjidhje për mbledhjen e të dhënave për parashikimin e flukseve hyrëse, parashikimin e konsumit të energjisë, planifikimin e prodhimit, tregtimin e energjisë dhe modelimin e tregut”. Më tej sqarohet se KESH-i synon “shfrytëzimin e kaskadës, skedulimin e energjisë, minimizimin e riskut nga ndryshimet klimatike, menaxhim efikas i prurjeve në liqenet e kaskadës, reduktimin e shkarkimeve pa prodhim si rrjedhojë minimizimi i përmbytjeve në zonën e Nën Shkodrës”. Por, në kohën që KESH-i shpalli këtë tender, zona e Nën Shkodrës vijon të jetë nën pushtetin e ujit, si pasojë e paaftësisë së Verdhos për të menaxhuar këto kaskada.

Në foto: Denoncimet e BoldNews.al për tenderat e KESH-it për parashikimin e motit

Disa muaj më parë, BoldNews.al denoncoi disa tendera që po kryente KESH-i për parashikimin e motit. U shpenzuan 1 milionë euro për parashikimin e motit nëpërmjet satelitit. Sistemi parashikonte që Verdho të kishte informacion të saktë për sasinë e shiut, si dhe të përllogarisë edhe prurjet në kaskadat e Drinit. KESH hapi procedurën e prokurimit me objekt “furnizim, vendosje i komponentëve plotësues për sistemin satelitor të parashikimit meteorologjik faza II”. Fondi limit i këtij tenderi është 150.000.000 lekë, ndërsa do blihen pajisje të ndryshme. Ky tender vjen disa kohë pas finalizimit të një tjetër procedure të Verdhos, me objekt “sistemi i parashikimit satelitor të motit për operimin dhe menaxhimin e kaskadës në kuadër të sigurisë së digave, Faza I-rë”.

Në dokumentet shoqëruese, Ergys Verdho, shkruan se “për të garantuar një monitorim të saktë dhe profesional në HEC Fierze, HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës është i nevojshëm investimi me teknologjitë dhe marrja e informacioneve në kohë reale”. Në vijim thuhet se ky sistem do të shërbejë për menaxhimin e prurjeve të mëdha në pellgun ujëmbledhës të lumit Drin përmes analizës dhe investigimit të hollësishëm të situatës së prurjeve në këtë pellg gjatë sezonit të dimrit.

Në foto: Denoncimi i radhës i BoldNews.al për tenderat e parashikimit të motit

Disa muaj pas satelitëve, Verdho hapi tender edhe në muajin tetor 2022. Në dokumentet e tenderëve për parashikimin e motit, KESH shkruante se një gjë e tillë po kryhej për të matur sasinë e ujit që do të shkojnë në hidrocentrale. Ndërkohë, i njëjti institucion, zhvilloi një tjetër tender, kësaj herë “për të llogaritur nivelin e ujit në hidrocentrale”. Një paradoks i madh me paratë publike, pasi për të njëjtin shërbim, bëhen disa tendera. Madje, për të njëjtin shërbim, KESH ka të punësuar dhjetëra punonjës që paguhen me taksat e shqiptarëve.

Në atë kohë, redaksia jonë denoncoi se Korporata Elektroenergjitike Shqiptare kishte hapur procedurën e prokurimit “batimetria e liqeneve të Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës, përllogaritja e volumit të ujit, krahasimi me volumin sipas projektit dhe me matjen e fundit”. Një nga pikat e tenderit është përllogaritja e volumit të ujit apo krahasimi me matjen e fundit, një shërbim i cili kryhet aktualisht nga punonjës të KESH-it. Për matjen e nivelit të ujit uë shpenzua një shumë prej 170.000.000 lekë, ose me TVSH rreth 1.7 milionë euro.

Pra, për të njëjtin shërbim, matjen e ujit në kaskada, janë bëra tre tendera!

LEXO EDHE:

Ergys Verdho i KESH: Tender 1.7 mln € për të llogaritur nivelin e ujit

Ergys Verdho i KESH, 1.5 mln euro shtesë për sistemin satelitor të motit

Etiketa: arrshErgys VerdhoHECKESHtender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Benet Beci vjedh 270 milionë nga buka e fëmijëve të Shkodrës

22:34 : 28/08/2025
AKTUALITET

Himara, drita me orar! Ku shkuan 20 mln eurot e Damian Gjiknurit? Gati tenderi i ri 2 mln euro

14:55 : 25/08/2025
AKTUALITET

Arlinda Pogaj qeras me 1.5 MLD lekë familjen Pepa

19:56 : 21/08/2025
AKTUALITET

KLGJ nuk zbaton vendimin e KPP-së, rishpall fitues të 10 mln eurove Gjiknurin dhe Beqirin

17:48 : 20/08/2025
AKTUALITET

Spiropali blen makinë 130 mln lekë në fund të mandatit, skualifikon dy ofertat më të ulëta për Dulakët

14:55 : 20/08/2025
AKTUALITET

Stadiumit të Vlorës i shtohen 6 kulla/ Rama ndryshon projektin e belgëve, “mbin” dhe një 40 katësh

13:23 : 19/08/2025
Para

Kiara puth Luizin dhe zbulon planet për bashkëjetesë pas përfundimit të "BBV"

TË GJITHA

Naftëtarët e Bankers në protestë: Nëse nuk arrihet marrëveshje e re, ndalim total i punës

13:44 : 06/09/2025

Përplasi me makinë 2 të mitur me skuter, arrestohet 18-veçari pa patentë në Tiranë

13:18 : 06/09/2025

Nga “presioni” te “mashtrimi”/ Si e “baltosi” Sokol Sadushi garën për zëvendësin e Holta Zaçajt në Kushtetuese  

12:58 : 06/09/2025

Të dhënat: Një në pesë “të punësuar” punojnë pa pagesë pranë familjes

12:39 : 06/09/2025

700 ditë pengje të Hamasit/ DW: Të afërmit nuk humbasin shpresën

12:31 : 06/09/2025

I dënuar në Gjermani, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova në Morinë

11:48 : 06/09/2025

Reformë ruso-kineze në drejtësi nga Rama-Charles-Soros

11:29 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com