• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arta Marku injoron Gjykatën e Lartë, “tolerante” me të akuzuarit për miliona euro

19:38 : 02/02/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Ka një sjellje të dyshimtë në veprimet e prokurores së Apelit, Arta Marku, sa herë që ajo duhet të mbajë një qëndrim për çështje, ku në diskutim janë persona të akuzuar për mashtrime apo shpërdorim detyre në miliona euro.

Në të paktën dy çështje, ajo nuk ka përkrahur prokurorët e shkallës së parë dhe pasoja është lehtësimi i masës së sigurimit për personat e arrestuar.

Ky qëndrim i Arta Markut, në rastin më të mirë është paaftësi për të lexuar dhe kuptuar vendimet detyruese të Gjykatës së Lartë.

Të jemi më konkret.

Lexo edhe:

Largohet Alda Bardhyli, Arta Marku emërohet drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit

Prokuroria kërkon 2 vite burg për ish-Sekretarin e Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj

Këtë të Enjte, Gjykata e Apelit zbuti masën e sigurimit për Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, i dyshuar se ka shpërdoruar detyrën, me një dëm buxhetit të shtetit në shumën 1.2 milionë euro.

Në 11 janar 2023, Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurimit “arrest me burg” për zyrtarin më të lartë administrativ të Financave, Arlind Gjokutaj; për Drejtorin Juridik, Fatmir Hoxhaj dhe përmbaruesin Alban Ruli.

Ata dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, duke i lejuar një kompensim të paligjshëm, në vlerën e 1.2 milionë eurove një ish-pronari, Ilir Thana, ky i fundit i arrestuar për llogari të këtij hetimi në dhjetor të vitit 2022.

Gjokutaj, Hoxhaj dhe Ruli ankimuan vendimin në Gjykatën e Apelit.

Trupa gjykuese e Apelit vendosi zbutjen e masës së sigurimit ndaj tyre, duke i vendosur në “arrest shtëpie”. Nga kjo çështje, aktualisht mbetet në burg vetëm Ilir Thana.

Gjykata e Apelit, në njoftimin publik për këtë vendimmarrje, saktësoi se: “…Gjatë gjykimit prokurorja e Apelit, znj. Arta Marku, kërkoi ndryshimin e vendimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” për të tre personat nën hetim…”.

Në foto: Njoftimi i Gjykatës së Apelit

Ky qëndrim i Arta Markut në seancë bie tërësisht në kundërshtim me qëndrimet e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, të cilat përbëjnë praktikë ligjore dhe janë të detyrueshme për zbatim.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në vendimin nr. 332 të datës 15 Dhjetor 2022, shprehet ndër të tjera: “Prokurori i apelit nuk mund të ndryshojë linjën e qëndrimit të prokurorit të shkallës së parë, prokurorit që është prokuror i hetimit paraprak dhe është ai që ka ndjekur hetimin e çështjes dhe njeh nevojat e  sigurimit të çështjes. ….”.

Qëndrimet e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë përbëjnë praktike gjyqësore.

Dhe, meqë në këtë rast, Gjykata e Lartë ka interpretuar rregullimin për seancës paraprake, që është një fazë e ndërmjetme procedimi që kontrollohet nga gjykata, nënkupton që ky qëndrim i Kolegjit Penal duhet të jetë detyrues edhe për subjektet e tjera të procedimt, të cilat janë pjesë e seancës paraprake, siç është edhe prokurori.

Në foto: Pjesë nga vendimi i Gjykatës së Lartë nr. 332, dt. 15.12.2022

Referuar praktikës gjyqësore të vendosur nga Gjykata e Lartë, Arta Marku duhej që, më së paku, formalisht të mbështeste qëndrimin e prokurorit të shkallës së parë.

Por, nuk ka ndodhur kështu. Përkundrazi. Prokurorja e Apelit ka qenë aktive me kërkesën e saj për zbutjen e masës së sigurimit për tre personat e dyshuar, në kundërshtim të plotë me përcaktimet e Gjykatës së Lartë, e cila vendos praktikën gjyqësore, të detyrueshme për zbatim në sistemin e drejtësisë.

Arta Marku nuk e ka për herë të parë që mban këtë qëndrim të dyshimtë.

Edhe në një rast tjetër, kur shqyrtohej masa e sigurimit për një shtetas kinez, të akuzuar nga autoritetet e vendit të tij për mashtrim në vlerë 140 milionë dollarë, prokurorja Marku ka dalë kundër kolegëve të saj të shkallës së parë, duke kërkuar zbutjen e masës së sigurimit.

“Lirimi” i kinezit të kumarit

Siç ka raportuar më herët “Boldnews.al”, në korrik të vitit 2022 u arrestua në Rinas shtetasi kinez Liangbin Chen, sapo kishte zbritur nga një udhëtim prej Dubait. Chen dyshohet se është koka e një grupi që ka mashtruar miliona persona, për një shumë prej të paktën 140 milionë euro.

Fillimisht, ndaj tij u caktua masa e sigurimit “arrest në burg” për efekt ekstradimi

Pak javë më pas, Chen kërkoi zbutjen masës së sigurimit, për shkak se pretendonte që kishte sëmundje në kokë, e cila do të përkeqësohej në kushte paraburgimi. Kërkesa e tij u pranua nga gjyqtari i Tiranës, Kujtim Vranici. Gjyqtari vendosi masën e “arrestit në shtëpi” me mbikqyrje policore në 9 shtator.

Vendimi shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Prokurorisë së Tiranës, e cila ankimoi vendimin, duke kërkuar rikthimin në burg të shtetasit kinez.

Po ashtu, edhe vetë Liangbin Chen kërkoi nga Gjykata e Apelit zbutjen e mëtejshme të masës, mundësisht atë të “ndalimit për dalje jashtë shtetit”.

Gjykata e Apelit të Tiranës rikonfirmoi në 29 shtator 2022 masën “arrest në shtëpi” për shtetasin kinezo-kamboxhian, Liangbin Chen, pasi prokurorja e Apelit, Arta Marku, ka vendosur të refuzojë ankimin e kolegëve të saj të Prokurorisë Tiranë, që kërkonin “arrest me burg” për personin e akuzuar për mashtrim me vlerë 140 milionë euro.

Prokurorja Marku ka deklaruar në seancë se qëndrimi në qeli i kinezit Chen i rrezikon atij jetën, për shkak të gjendjes shëndetësore.

Marku deklaroi se personi nën hetim nuk duhet të qëndrojë në kushtet e paraburgimit, për shkak të kushteve shëndetësore.

Në këto kushte, gjykata e Apelit u detyrua të shqyrtojë vetëm kërkesën për zbutje mase, të dorëzuar nga i akuzuari për mashtrim miliardash.

Në përfundim, siç njoftoi zyrtarisht Gjykata e Apelit në atë kohë, u la në fuqi masa e “arrestit në shtëpi” të vendosur nga shkalla e parë, për shkak se prokurori i çështjes (Arta Marku), hoqi dorë nga ankimi.

Etiketa: Arlind GjokutajArta Markukinezi i kumaritLiangbin Chen

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Largohet Alda Bardhyli, Arta Marku emërohet drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit

13:53 : 07/04/2026
AKTUALITET

Prokuroria kërkon 2 vite burg për ish-Sekretarin e Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj

16:40 : 08/10/2024
AKTUALITET

Skandali/ Prokurorja Arta Marku kundër sekuestros “50 mln euro” të mikut të Veliajt, Elman Abule

20:07 : 30/07/2024
Arlind Gjokutaj
AKTUALITET

Kalon për gjykim çështja ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Financave

17:29 : 01/12/2023
AKTUALITET

Gjykata e Lartë për “kinezin e kumarit”, Chen: I rrezikohet jeta në burgjet e Kinës

21:30 : 24/06/2023
AKTUALITET

Abuzimet te ‘Financat’, merret zyrtarisht i pandehur Arlind Gjokutaj

13:36 : 11/06/2023
Para

"Ua sa turp", Kiara flet për banorët që nuk i shkuan në dasmë: Ça fytyrash kam parë!

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom