• Kontakt
Tuesday, March 28, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi BOTA

Mashtrimet e të moshuarve nga “policë” të rremë

Në vitin 2022, kriminelët mashtruan qytetarët gjermanë me miliona euro. Duke u paraqitur si policë, ata vodhën kursimet e të moshuarve. Hulumtimi i NDR jep një pasqyrë ekskluzive në këtë sistem kriminal.

09:02 : 01/02/2023
në BOTA
Mashtrimet e të moshuarve nga “policë” të rremë

Mashtrimet përmes call-center: Përdoren truke nga mashtruesit duke u paraqitur në telefon si policë

Qyteti turk i Izmirit, i cili shtrihet në bregun e detit Egje, konsiderohet nga autoritetet gjermane të hetuesisë si një qendër mashtrimi përmes Call-Center. Nga ky qytet mashtruesit telefonojnë çdo ditë qindra qytetarë të moshuar në Gjermani me synimin për t’i mashtruar dhe plaçkitur. Në telefon bëjnë sikur janë prokurorë, policë apo punojnë në banka. Një nga mashtruesit, një burrë rreth 25 vjeç, është gati të japë një pasqyrë të sistemit kriminal të qendrave të telefonisë. Ai prezantohet si “Z. Jäger”, edhe pse ky nuk është emri i tij i vërtetë. “Të bësh dikë që t’i besojë të gjitha kursimet e tij vetëm me një telefonatë është një performancë dhe arritje e vërtetë”, thotë ky kriminel dhe informator i filmuar në një vend turistësh në Izmir.

Vjedhja e milionave

Çdo vit, autoritetet e kriminalistikës në Gjermani regjistrojnë dhjetra mijëra thirrje të tilla mashtruese.Vitin e kaluar, mashtruesit vodhën më shumë se 18 milionë euro në këtë mënyrë në Bavari, dhe 4.5 milionë euro në Saksoninë e Ulët. Dëmi është i madh edhe në landet e tjera: 2.3 milionë euro janë vjedhur në këtë mënyrë në Berlin, 2.1 milionë euro në Hamburg dhe 1.2 milionë euro në Schleswig-Holstein. Lista nuk mbaron me kaq.

Call Center dhe kufjet me mikrofon
Call Center dhe kufjet me mikrofon

“Tani është pjesë e punës sonë që ne në polici të merremi me këto raste çdo ditë. Kjo është mjaft e trishtueshme,” thotë kryeinspektori i policisë Haug Schalk nga Braunschweig. Ashtu si në shumë vende, edhe këtu ka një komisariat, i cili merret me krimet dhe veprat penale ndaj njerëzve të moshuar dhe të pafuqishëm. “Autorët që ne njohim që ndërtuan sistemin e qendrave të telefonisë në fakt kishin një karrierë kriminale pas tyre në Gjermani,” thotë Henning Wilker, prokurori i shtetit në Osnabrück. Shumë u detyruan të largohen nga Gjermania nga frika e arrestimit, dënimeve ose vuajtjes së dënimeve. Mashtrimet e policëve të rremë janë një krim i organizuar.

Lexo edhe:

Gjermania gati e paralizuar këtë të hënë

Gjermani, krimi rritet me 11,5% krahasuar me një vit më parë

Nga Gjermania në Call-Center

Këtë e ka të qartë edhe “Zoti Jäger”, i cili mashtron popullin prej Izmirit. “Bëjmë para si askush tjetër”, thotë ai. “Mashtrimi më i mirë” i solli atij 25 mijë euro, të cilat përfunduan “në xhepin e tij”. Dhe ato i “fitoi” ose “i plaçkiti” brenda vetëm pesë orësh. Nuk mund të kontrollohet nëse të dhënat janë të sakta. Por ai thotë se çdo herë kur bën një punë të tillë e mundon ndërgjegja.

I riu u rrit në një qytet gjerman, i cili i përket pikave të nxehta sociale në këtë vend. Ai i kaloi tre vitet e fundit në Turqi, fillimisht në Stamboll dhe më pas në Izmir. Një mik e rekrutoi për të “punuar” në të ashtuquajturën Call-Center. Paratë ishin joshëse, thotë ai. Janë para që i shpenzon për festa, alkool, prostituta. Kursimet e pensionistëve gjermanë shpërdorohen dhe shpenzohen për një kohë shumë të shkurtër.

Strukturat

“Z. Jäger” shpjegon me hollësi se si funksionon mashtrimi dhe si spiunohen viktimat e mundshme. Qendrat e thirrjeve janë të organizuara mirë. Mashtruesit shfaqen në role të ndryshme: si të ashtuquajtur “filtër”, “mbyllës të çështjeve” dhe “vjelës”. “Filteri” kërkon viktimat e mundshme. Identifikoni të moshuarit gjermanë përmes regjistrit telefonik në internet. Autorët janë veçanërisht në kërkim të emrave gjermanë që janë karakteristikë për të moshuarit, si Roswitha, Manfred ose Mechthild. Ata përdorin hartat e internetit për të spiunuar lagjen: dinë emrat e rrugëve, dyqaneve, stacioneve të autobusëve në zonë dhe adresën e komisariatit më të afërt – informacion, i cili është i njohur për viktimën, i komunikuar në mënyrë të besueshme me telefon dhe përdoret për mashtrim.

Madje as numrat që shfaqen në ekranin e telefonit nuk mund të kuptohen menjëherë si thirrje false. I ashtuquajturi “Call ID Spoofing” përdoret për të shfaqur numrat gjermanë në ekranin e telefonit, edhe pse autorët telefonojnë nga jashtë. Nëse zbulohet një viktimë e mundshme, ajo do të përcillet tek “mbyllësi i çështjeve”. “Ai më pas zakonisht e mbyll çështjen,” thotë “Z. Jäger”. Kjo do të thotë: mashtruesi e bind viktimën që t’i dorëzojë paratë ose sendet me vlerë tek një bashkëpunëtor në Gjermani, tek i ashtuquajturi “vjelës” që ka për detyrë të mbledhë paratë dhe gjërat me vlerë. I gjithë ky proces dhe shumë gjëra të tjera që tregon “Z. Jäger”, përkojnë edhe me njohuritë e hetuesve gjermanë se si dhe me cilat rregulla zakonisht veprojnë kriminelë të tillë.

Shkëmbimi i informacioneve mes Gjermanisë dhe Turqisë

Autoritetet hetuese gjermane dhe turke po punojnë së bashku për të kapur mashtruesit dhe për të shkatërruar rrjetin e mashtrimit. Aksionet përfundojnë me sukses. Në shtator të vitit 2022, në Turqi u dënuan 67 mashtrues telefonikë, ndërsa i dyshuari kryesor u dënua me qindra vjet burg. E megjithatë: hetime të tilla të përbashkëta kushtojnë shumë kohë dhe para, e ka edhe kufizime për autoritetet gjermane.

“Shpesh është e vështirë të ekstradosh dikë,” thotë Julia Meyer, prokurorja e shtetit të Braunschweig. “Ndaj e kemi më lehtë që autoriteteve turke t’ua japim kërkesën për ndjekje penale dhe kështu jemi të sigurtë se do të ndiqen procedurat ligjore dhe në rastin më të mirë, viktimave u kthehen paratë e tyre.” Por edhe nëse autorët kapen dhe dënohen, kjo ende nuk paraqet një garanci që viktimat do të marrin dëmshpërblim apo se do të kthehen një pjesë e parave të plaçkitura”, përfundon Julia Meyer./DW

Etiketa: call centerGjermanimashtrimte moshuarTurqi

Lajme të lidhura

Gjermania gati e paralizuar këtë të hënë
BOTA

Gjermania gati e paralizuar këtë të hënë

09:13 : 27/03/2023
Gjermani, krimi rritet me 11,5% krahasuar me një vit më parë
BOTA

Gjermani, krimi rritet me 11,5% krahasuar me një vit më parë

16:37 : 26/03/2023
U arrestua në Shqipëri, bosi i kriptomonedhave ankimon ekstradimin në Turqi
AKTUALITET

U arrestua në Shqipëri, bosi i kriptomonedhave ankimon ekstradimin në Turqi

14:12 : 26/03/2023
Shkoi në Turqi për të hequr stomakun, 46-vjeçarja “u ngel mjekëve në dorë”
BOTA

Shkoi në Turqi për të hequr stomakun, 46-vjeçarja “u ngel mjekëve në dorë”

18:39 : 24/03/2023
Ngrin Gjermania, transporti në grevë masive të hënën
BOTA

Ngrin Gjermania, transporti në grevë masive të hënën

23:44 : 23/03/2023
Historia e Dritan Gjikës: Shqiptari misterioz që u pasurua në Ekuador
AKTUALITET

Historia e Dritan Gjikës: Shqiptari misterioz që u pasurua në Ekuador

23:12 : 23/03/2023
Para
VIDEO/ Përmbyset “Benz-i” në aksin Lezhë-Rrilë, plagoset drejtuesja

VIDEO/ Përmbyset "Benz-i" në aksin Lezhë-Rrilë, plagoset drejtuesja



TË GJITHA

Aksident i rëndë në Stamboll, 6 viktima dhe 3 të plagosur

Aksident i rëndë në Stamboll, 6 viktima dhe 3 të plagosur

09:58 : 28/03/2023
“Një mekanizëm mafioz”/ Sulmi te TCH, gazetarja: Kolegia ime pa rojën në frymën e fundit

“Një mekanizëm mafioz”/ Sulmi te TCH, gazetarja: Kolegia ime pa rojën në frymën e fundit

09:56 : 28/03/2023
Kapen me mbi 10 kg heroinë, arrestohen 2 shqiptarë në Athinë

Kapen me mbi 10 kg heroinë, arrestohen 2 shqiptarë në Athinë

09:38 : 28/03/2023
Sekuestrohen mbi 10 kg kokainë në Athinë, arrestohen 2 shqiptarë

Sekuestrohen mbi 10 kg kokainë në Athinë, arrestohen 2 shqiptarë

09:37 : 28/03/2023
Sulmi ndaj Top Channel pa autor/ Ish-dhëndri i viktimës lihet i lirë, ja pse ndodhej në Vlorë

Sulmi ndaj Top Channel pa autor/ Ish-dhëndri i viktimës lihet i lirë, ja pse ndodhej në Vlorë

09:24 : 28/03/2023
IAEA paralajmëron për rrezikun e shkrirjes së reaktorëve bërthamorë në Ukrainë

IAEA paralajmëron për rrezikun e shkrirjes së reaktorëve bërthamorë në Ukrainë

09:20 : 28/03/2023
“Shqipëri të kam dhj*rë…”, Donald Veshaj reagon për sulmin ndaj Top Channel

“Shqipëri të kam dhj*rë…”, Donald Veshaj reagon për sulmin ndaj Top Channel

09:17 : 28/03/2023





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com