• Kontakt
Monday, March 27, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Janar-shtator 2022/ Shqiptarët paguan mbi 43 mln € për të hyrë me gomone në Britani

08:10 : 02/02/2023
në Uncategorized
Janar-shtator 2022/ Shqiptarët paguan mbi 43 mln € për të hyrë me gomone në Britani

Ergysi një djalë i ri nga Mati, i cili më parë po punonte në Itali, harxhoi 5000 mijë euro nga kursimet që i mbante në një bankë Shqiptare për të kaluar me gomone nga Franca në Britani, për t’u bashkuar me bashkëmoshatarët e tij nga Shqipëria, të cilët tashmë ndodhen në Londër.

Ai tha se pagoi me 3500 paund trafikantët për të kaluar kanalin e Lamanshit në prill të vitit 2022.

“Atë dite janë nisur nga Franca 12 gomone për në Britani. Në gomonen tonë ishim 70 veta. Kishte edhe gra, madje ishin edhe dy fëmijë të vegjël. Gati 60 ishim shqiptarë. Varkën e drejtonte një moshatari im (30 vjeç) nga Shkodra. Ky orientohej me “google ofline”, ishte shume i mirë se na çoi për 3 ore e gjysmë. Ne ishim me fat pasi të tjerët kanë qëndruar edhe 24 orë në ujëra pasi nuk kanë ditur të orientohen. Gjithë kohës na shoqëronte një dron. Të gjithë paguanin 3500 paund. Na thanë se gjatë 2021 ka qenë pak më lirë, por duke qenë së kërkesat nga shqiptarët u rritën shumë më 2022 edhe çmimet janë rritur”.

E zgjodha këtë mënyrë pasi kamioni kushton shumë tani, ka kapur 25 mijë paund. “kaq ka paguar një kushëriri im që e ka fobi ujin” tha Ergysi.

Një rrjet i jashtëligjshëm emigrimi nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe po e varfëron çdo e më shumë vendin nga kapitali njerëzor, por përveç kësaj të larguarit marrin më vete shuma të mëdha parash shumica ë të cilave shkojnë për të paguar trafikantët.

Lexo edhe:

“Drejtësia seksion i partisë së Ramës”, Berisha: Shqipëria ka një varfërim në rritje

Emigrimi masiv, VOA: Shqipëria në vështirësi për fuqi punëtore të kualifikuar

Mediat britanike dhe statistikat zyrtare mbi emigracionin tregojnë se në 9 mujorin e vitit 2022, janar-shtator kërkuan azil në Britani mbi 13 mijë shqiptare, ku 11 mijë prej tyre hynë me gomone.

Pagesa mesatare për kalim ka qenë nga 3-4 mijë paund për person në varësi të ditëve.

Duke marrë në konsideratë raportimet zyrtare për emigrantët shqiptare që hynë me gomone në Britani dhe pagesat për person, trafikantët kanë përfituar rreth 38.5 milionë paund (43 milionë euro) pagesa vetëm nga emigrantët shqiptare për 9 mujorin 2022.

Të dhëna më të detajuara nga qarqet me emigracion të lartë drejt Britanisë tregojnë se të rinjtë shpesh përdoren e edhe kanalet e kredisë për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit.

Në qarkun e Kukësit agjencitë e mikrokredisë u përballen me një kërkesë jo të zakonte për kredi që u përdoren për emigrim. Ky shërbim ka funksionuar pasi shumë prej tyre kanë shlyer huanë pas ikjes.

Në raste të tjera shumat janë siguruar me borxh nga afërmit, me kursime nga puna, por kishte edhe një mënyrë tjetër financimi, pohon Drini një nga shumë të rinj e larguar. Ai tha se shpesh për të rinjtë paguan rrjeti i kultivimit të shtëpive të barit.

Drini, një i ri nga Tropoja, tha se punoi gati tre muaj në shtëpitë e barit në Londër deri sa shleu detyrimin dhe tani ka zgjedhur të fokusohet në një pune të ligjshme. Drini kishte mbaruar studimet e larta në Tiranë por e pati të pamundur të gjejë një punë që të paguhej mbi 50 mijë lekë në Tiranë. Kjo shumë sipas tij ishte e pamjaftueshme për të nisur jetën.

/Monitor.al/

Etiketa: Britaniemigrimgomone

Lajme të lidhura

“Drejtësia seksion i partisë së Ramës”, Berisha: Shqipëria ka një varfërim në rritje
AKTUALITET

“Drejtësia seksion i partisë së Ramës”, Berisha: Shqipëria ka një varfërim në rritje

19:22 : 25/03/2023
Emigrimi masiv, VOA: Shqipëria në vështirësi për fuqi punëtore të kualifikuar
AKTUALITET

Emigrimi masiv, VOA: Shqipëria në vështirësi për fuqi punëtore të kualifikuar

19:09 : 25/03/2023
Pse shumica e shqiptarëve e shohin me dylbi drejtësinë!
AKTUALITET

“Bllokim diplomash”, Fuga: Metodë barbare ajo e Ramës

17:58 : 25/03/2023
Çuçi në Londër: Amnistoni shqiptarët pa viza, por që punojnë ndershmërisht
AKTUALITET

Çuçi në Londër: Amnistoni shqiptarët pa viza, por që punojnë ndershmërisht

11:40 : 25/03/2023
Gjashtë tentimet e kuksianit për të hyrë në Britani: Kam frikë se do ta provoj prapë
AKTUALITET

Një shqiptar në oborrin e mbretit Charls

08:46 : 25/03/2023
Emigrimi/ Maestro i BBV: Të shikosh këto shifra largimesh është e frikshme
AKTUALITET

Emigrimi/ Maestro i BBV: Të shikosh këto shifra largimesh është e frikshme

22:12 : 24/03/2023
Para
Interi në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, goli i Darmian eliminon Atalantën

Interi në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, goli i Darmian eliminon Atalantën



TË GJITHA

“​Super ushqimi” i yjeve të futbollit

“​Super ushqimi” i yjeve të futbollit

14:49 : 27/03/2023
Sulmi ndaj TCH/ Policia kontrolle në Vlorë, çfarë filmuan kamerat e sigurisë

Sulmi ndaj TCH/ Policia kontrolle në Vlorë, çfarë filmuan kamerat e sigurisë

14:46 : 27/03/2023
24-vjeçari i grabit çantën vajzës së mitur në Berat, arrestohet/ Publikohen PAMJET

24-vjeçari i grabit çantën vajzës së mitur në Berat, arrestohet/ Publikohen PAMJET

14:42 : 27/03/2023
Rilindje apo mesjetë? Boçi nxjerr VIDEON: Fëmijët rrezikojnë jetën për të shkuar në shkollë

Rilindje apo mesjetë? Boçi nxjerr VIDEON: Fëmijët rrezikojnë jetën për të shkuar në shkollë

14:38 : 27/03/2023
Basha shfaqet në Këshillin e Europës

Basha: Do të jem aktiv në zgjedhjet e 14 majit

14:37 : 27/03/2023
Debutim ëndrrash me kombëtaren, në Itali dhe Spanjë nis beteja për Retegui-n

Debutim ëndrrash me kombëtaren, në Itali dhe Spanjë nis beteja për Retegui-n

14:29 : 27/03/2023
Si u shmang masakra në TCH? 3 minuta para sulmit u largua furgoni me gazetarë

Si u shmang masakra në TCH? 3 minuta para sulmit u largua furgoni me gazetarë

14:23 : 27/03/2023





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com