• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Seanca në KPK, Suela Beluli kundërshton dyshimet për kontakt të papërshtatshëm

18:15 : 30/01/2023
në AKTUALITET, VETTING

Prokurorja Suela Beluli e Prokurorisë së Fierit u përball të hënën më 30 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime më së shumti për barrën e provës në kriterin e pastërtisë së figurës lidhur me dyshimet e ngritura për kontakte të papërshtatshme me një person të dënuar për krim të organizuar, si dhe për burimet për blerjen e një njësie dhe destinacionin e një kredie, vite përpara se të fillonte detyrën. Beluli mori vlerësim pozitiv për aspektin profesional.

Procesi i vetingut për prokuroren Beluli po kryhet nga trupa e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Genta Tafa Bungo.

Suela Beluli e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si oficere e Policisë Gjyqësore. Ajo u emërua prokurore në vitin 2015 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.

Konstatimet për pasurinë

Prokurorja Beluli ka blerë një njësi me sipërfaqe 36.7 m2 në Elbasan në vitin 2007 kundrejt vlerës 1.9 milionë lekë. Si burime krijimi të kësaj pasuri ajo ka deklaruar një kredi në shumën 1 milion e 560 mijë lekë të marrë në vitin 2005 dhe pjesën tjetër nga burime nga pagat e saj e të bashkëshortit.

Lexo edhe:

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Hysni Mulaj

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Mustafa Turku

Relatorja Zhegu sqaroi se banka ku është marrë kredia ka raportuar se dokumentacioni i kredisë është asgjësuar, pasi ka kaluar afati maksimal 12 vjeçar i ruajtjes së këtij dokumentacioni. Komisioni nuk e ka konsideruar kredinë në analizën financiare pasi është marrë dy vite para blerjes së njësisë prej nga ka rezultuar pamundësi financiare.

Sipas Zhegut, subjekti ka shpjeguar se shlyerja e çmimit të njësisë është kryer me disa këste, sipas një kontrate porosie të vitit 2005.

Prokurorja Beluli deklaroi në seancë se për njësinë ishte lidhur kontratë porosie që në vitin 2005, kur dhe ishin përcaktuar ndër të tjera pagesat që do të kryheshin. Ajo pohoi se në vitin 2005 ishte paguar kësti i parë në shumën 600 mijë lekë, në 2006-ën 1.2 milionë lekë dhe 100 mijë lekë në vitin 2007. Beluli këmbënguli se për pagesën e këtyre kësteve kishin shërbyer kredia dhe të ardhurat nga pagat e saj e të bashkëshortit.

“Të njëjtin burim kam deklaruar në çdo deklaratë, si në ato vjetore dhe në atë ‘veting’, si dhe kur më është kërkuar informacion”, deklaroi prokurorja Beluli dhe theksoi se veprimet dhe pagesat për këtë pasuri janë kryer shumë vite përpara se ajo të fillonte detyrën. Ajo kërkoi që kredia të përfshihet në analizën financiare.

Beluli ka deklaruar përdorimin e një kati të shtëpisë së vjehrrit pa kundërshpërblim. Ajo ka shpjeguar për Komisionin se shtëpia ka qenë e vjehrrit dhe ai ka kryer investime në këtë objekt në vitet 1999-2000. Zhegu vërejti se Beluli e ka deklaruar këtë shtëpi si adresë banimi që në vitin 2003, kur ka kryer deklarimin fillestar si oficere e policisë gjyqësore.

Nga hetimi i KPK-së ka rezultuar se të gjitha investimet janë kryer nga babai i bashkëshortit të subjektit në vitet 199-2000. Zhegu pohoi se nuk rezulton se prokurorja Beluli të ketë pasur kontribut në ndërtimin dhe rikonstruksionin e banesës.

Prej verifikimit të detyrimeve financiare, ka rezultuar se subjekti ka marrë një kredi në shumën 25 mijë euro në vitin 2008. Megjithëse kredia është marrë për blerjen e një apartamenti, kontrata e porosisë është revokuar po në atë vit, pas marrjes së kredisë.

Sipas Zhegut, subjekti ka sqaruar se në vijim kredia ka shërbyer për përmirësimin dhe mobilimin e ambjenteve të apartamentit. Beluli ka pretenduar para Komisionit se nuk ka kryer asnjë pagesë, pavarësisht shënimit të kryer në kontratën e porosisë për shlyerjen e një kësti 20 mijë euro.

Subjekti ka sqaruar se prindërit e bashkëshortit janë ndjerë keq kur kanë mësuar se ishin duke u larguar dhe për këtë arsye kanë hequr dorë nga kontrata e porosisë, duke u vendosur përfundimisht në katin e dytë të banesës në pronësi të vjehrrit dhe vjehrrës, në Elbasan.

Zhegu vërejti se nga hetimi duket se kontrata e porosisë për apartamentin është veprim fiktiv, pasi është revokuar pas marrjes së kredisë, destinacioni të cilës është ndryshuar. Po ashtu, në vitin 2008 është konsideruar si shpenzim shuma 20 mijë euro që sipas kontratës së porosisë për apartamentin, është shlyer me nënshkrimin e saj. Për rrjedhojë ka rezultuar balancë negative në 2008-ën.

Prokurorja Beluli deklaroi se fondi i kredisë ishte përcaktuar si shumëqëllimor. Ajo sqaroi se fillimisht ishte marrë për apartamentin pasi nuk e kishin një të tillë dhe apartamenti në shtëpinë e vjehrrit nuk ishte i përshtatshëm.

“Për arsye familjare u tërhoqëm dhe fondin e marrë nga kredia e përdorëm për të krijuar kushte banimi”, pohoi Beluli dhe këmbënguli se pagesa prej 20 mijë euro nuk ishte kryer. “Se, po ta kisha pasur atë shumë, pas revokimit të kontratës së kredisë nuk do vijoja me kredinë, se do kisha përdorur ato për përmirësimin dhe mobilimin e apartamentit”, deklaroi ndër të tjera Beluli dhe shtoi se edhe në këtë rast, kredia për të cilën i është kaluar barrë prove është marrë shumë vite përpara se të fillonte detyrën si prokurore.

Ajo kërkoi që shuma 20 mijë euro që sipas kontratës së porosisë është paguar për këstin e parë të apartamentit, të hiqet nga zëri shpenzimeve në analizën e vitit 2008.

Komisioni nuk ka gjetur probleme për ligjshmërinë e burimit të një huaje në shumën 3000 mijë euro të marrë nga subjekti prej dajës së saj, por nga sistemi TIMS është konstatuar se huadhënësi ka qenë në Greqi ditën e nënshkrimit të kontratës së huasë.

Beluli sqaroi se daja ka shtetësi greke dhe ka qenë në Shqipëri për të marrë disa dokumente nga institucionet shtetërore, që sipas saj vërtetojnë se ai është ndodhur në Shqipëri ditën e nënshkrimit të kontratës së huasë.

Komisioni nuk ka gjetur probleme lidhur me burimin financiar që ka shërbyer për blerjen e një automjeti tip “Volksëagen” në vitin 2015 kundrejt shumës 700 mijë lekë.

Dyshimet për kontakt të papërshtatshëm

Drejtorja e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, nuk ka gjetur indicie që cënojnë figurën e prokurores Beluli. Ndërkohë, Komisioni ka konstatuar se personi që ka kryer shitjen e automjetit të blerë nga subjekti në vitin 2015, ka qenë i dënuar për krim të organizuar në shtetin italian. Relatorja Zhegu sqaroi se pronari i mjetit tip “Volksëagen”, shtetasi A.O., është përfaqësuar në shitjen e kësaj pasurie të luajtshme nga shtetasi E.K., i pajisur me prokurorë.

Po ashtu, ka rezultuar se në vitin 2018, subjekti ka marrë me qera një apartament në Tiranë tek shtetasi T.K., babai i E.K. Sipas Zhegut, E.K. njihet edhe me emrin me iniciale K.K.

Komisioni ka zbuluar se shteasi E.K.(K.K.) është shpallur në kërkim dhe dënuar nga autoritet itaiane për disa vepra penale, konkretisht për pjesëmarrje në organizatë kriminale; trafikim narkotikësh; mashtrim dhe kallëzim i rremë. Megjithëse Gjykata e Elbasanit i ka njohur dënimet e formës së prerë të drejtësisë italiane duke e dënuar shtetasin E.K. me 4 vjet e 8 muaj heqje lirie, e ka shuar këtë dënim me argumentin se vepra penale është parashkruar.

Nga hetimi i KPK-së ka rezultuar se E.K. ka qenë i hetuar disa herë në Shqipëri. Një herë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, kur çështja ndaj tij është pushuar; për pastrim të produkteve të veprës penale për të cilën është dënuar nga Gjykata e Elbasanit, por është shpallur i pafajshëm në vijim nga Apeli; si dhe një herë tjetër në vitin 2019 është hetuar për goditje për shkak të detyrës.

Sipas Zhegut, subjekti ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë lloj dijenie për dënimet dhe procedimet ndaj shtetasit E.K., duke pretenduar se ka mësuar rreth kësaj situate vetëm nga Komisioni.

Zhegu deklaroi se kontaktet duken jo të rastësishme, pasi janë marrëdhënie në vijimësi e për rrjedhojë ngrihen dyshime për kontakte të papërshtatshme, konstatim për të cilin i është kaluar subjektit barrë prove.

Prokurorja Beluli u ndal më gjatë në fjalën e saj në barrën e provës për pastërtinë e figurës, duke e cilësuar konstatimin e Komisionit tronditës për atë dhe për gjithë familjarët. Beluli theksoi se nuk kishte pasur asnjë lloj marrdhënie me shtetasin E.K. Sipas saj, në blerjen e makinës, ai ka qenë përfaqësues i pronarit të mjetit.

“Mjeti është gjetur rastësisht në pikën e shitjeve. Makina është blerë me çmimin e tregut dhe nuk ka asnjë trajtim preferencial”, pohoi Beluli.

Ajo vijoi se në vitin 2018 kishin pasur nevojë për t‘u shpërngulur në Tiranë për shkak gjendjes shëndetësore të vajzës, pas një ndërhyrje kirurgjikale dhe nevojës për të qenë sa më pranë mjekëve specialistë. Beluli shtoi se për të mbërritur në punë nga Elbasani në Fier duhej të udhëtonte e vetme, që sipas saj ishte e lodhshme çdo ditë. Sipas Belulit, nga Tirana udhëtonin drejt Fierit disa kolegë dhe ishte më e thjeshtë, pasi ndahej lodhja dhe shpenzimet.

Prokurorja Beluli deklaroi se apartamentin e marrë me qira e kishin gjetur nëpërmjet një agjencie imobilare dhe se ishin larguar në 2020-ën, kur u ishte kërkuar rritja e çmimit.

“Nuk kemi pasur kontakt dhe as e njihnim pronarin e apartamentit. Komunikimi ka qenë me agjencinë imobilare dhe të dhënat për shtetasi E.K. i kam mësuar vetëm nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit”, pohoi Beluli, e cila shtoi se prej hetimit administrativ rezulton se edhe autoritetet shqiptare ishin njohur në vitin 2018 për dënimin e shtetasit E.K., disa vite pasi ajo kishte blerë mjetin dhe disa muaj pasi ishte marrë me qira apartamenti.

Për të mbrojtur pretendimet e saj, Beluli u shpreh se kishte dorëzuar në Komision si prova gjithë tabulatet telefonike të saj prej nga rezultonte se nuk kishte pasur asnjë lloj komunikimi me shtetasin E.K.

Sipas Belulit, ishte jashtë logjikës që në kushtet kur i nënshtrohej procesit të rivlerësimit, të jetonte në banesën e një personi për të cilin e dinte se ishte i dënuar për krim të organizuar. Ajo e cilësoi kontaktin rastësor dhe pas asnjë përfitim, duke kërkuar që shpjegimet dhe provat e saj të konsiderohen si rrethana lehtësuese.

Në përfundim, prokuroja Suela Beluli u shpreh e bindur se kishte arritur nivel të besueshëm në të tre kriteret dhe kërkoi konfirmimin në detyrë. KPK njoftoi se vendimi do të shpallet më 1 shkurt, në orën 09:45.

/Reporter.al/

Etiketa: kpkSeance degjimoreSuela Beluli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Hysni Mulaj

10:10 : 06/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Mustafa Turku

16:18 : 30/04/2025
AKTUALITET

Dështoi të provonte burimet e një apartamenti, KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Merlika

18:48 : 10/04/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Artan Hajredinaj

21:29 : 07/04/2025
AKTUALITET

SPAK heq dorë nga kërkimi për shkarkimin e prokurorit Hysni Mulaj

18:31 : 07/04/2025
AKTUALITET

Ishte shkarkuar për probleme me pasurinë, KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Ermira Dedja

17:45 : 25/03/2025
Para

Roma krenohet me Kim Kardashian, Lazio tallet me rivalët: Çfarë na kujtove! (Foto)

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

“Sherri” për numërimin e votës së Greqisë, KQZ nesër nis shqyrtimin e ankesës së PS

19:22 : 15/05/2025

Rëndohet bilanci tragjik, shkon në 103 numri i viktimave në Gaza pas sulmeve izraelite

19:14 : 15/05/2025

Zyrtarja e Fed-it: Ekonomia amerikane e fortë, normat e interesit mbeten të pandryshuara

19:14 : 15/05/2025

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Blerta Marku Çibuku

19:06 : 15/05/2025

Zhulali: Rama i gatshëm të pranojë kontingjent krimi, sa kohë liderët e huaj “mbyllin sytë”

19:05 : 15/05/2025

Papa Leone XIV hap Instagram! Për 24 orë, numëron 12 milionë ndjekës

18:52 : 15/05/2025

Koka: Edi Rama po negocion me liderët evropianë që mos të futet në BE

18:50 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com