• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Asfalti elektoral/ Veliaj hap thesin, 16 milion euro për disa rrugica

19:33 : 29/01/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Disa javë më parë, Belind Këlliçi, kandidati i opozitës së bashkuar për Tiranën në zgjedhjet lokale të 14 majit, publikoi disa dokumente që faktonin se Bashkia e Tiranës kishte shtruar një rrugë para se të bënte letrat e tenderit.

Një denoncim i fortë, i cili duhet të ishte indicie e fortë për çdo organ ligjzbatues për të vënë para përgjegjësisë cilindo që abuzon me detyrën. Por, në vendin tonë, skandali më i rëndë nuk po zgjat më 3 ditë, por vetëm 3 orë. SPAK apo Prokuroria e Tiranës nuk kanë lajmëruar për ndonjë hetim të mundshëm. Kjo ka sjellë që Veliaj të marrë “zemër”, teksa ka përshpejtuar një super tender elektoral.

Me një vlerë tepër të madhe, kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ligje të veçanta që ndalojnë paratë publike të përdoren në zgjedhje.

Megjithatë, cilido institucion bën përjashtime për Veliajn, i cili duket se ka një suport tepër të madh nga institucionet e tjera, media apo edhe eksponentë të opozitës.

Lexo edhe:

Dokumenti/ Nënkryetari i Bashkisë Blendi Sulaj shkeli lejen e viles me pishinë, por ASHK e çertifikoi

Rama vazhdon talljen me Veliajn: Do e shkarkoja prap…

Shpallja e tenderit 1.6 miliardë lekë të rinj për asfalt elektoral

 

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, Bashkia e Tiranës ka gati procedurën tenderuese për asfaltin para zgjedhjeve të 14 majit. Veliaj po shpenzon një “mal me para’” për këtë tender, duke dashur që t’u hedhë hi syve banorëve të Tiranës.

Mësohet se objekti i procedurës së prokurimit është “rehabilitimi i infrastrukturës rrugore”. “Autoriteti kontraktues është Bashkia e Tiranës, ndërkohë që fondi limit për këtë tender është 1.666.666.666 lekë” thuhet në dokumente, ose me TVSH rreth 16 milionë euro.

Ky tender vjen disa javë pasi Veliaj u denoncua nga Këlliçi për asfaltin 400 milionë lekësh. Gjithçka lidhet me fasadën që Veliaj tentoi t’u shiste banorëve të Tiranës mbrëmjen e 6 janarit, teksa kasetat e shpërndara nga zyra e shtypit në bashki e shfaqnin atë në rrugën “Xhon Belushi” të njësisë 4, ku do të niste asfaltimi.

Kronika e gatshme ishte aq e pastër dhe e nxirrte Veliajn si punëtorin që s’fle natë e ditë për të “bërë xixë” rrugët e Tiranës, por më shumë sesa për punë, kryebashkiaku kishte shkuar në këtë rrugicë midis zonës së Freskut dhe Kinostudios për të orkestruar vjedhjen e radhës.

Dhe këtë fakt e zbuloi rivali i tij, Belind Këlliçi, i cili të premten nxori në një emision televiziv disa dokumente që tregojnë se për rrugën “Xhon Belushi”, nga bashkia Tiranë është hapur një tender në 19 dhjetor 2022 dhe dorëzimi i dokumenteve supozohej që ligjërisht të përfundonte më 9 janar 2023. Ashtu sikurse shihet në dokument, fondi limit për asfaltimin e kësaj rruge ishte 41 milionë lekë të reja.

Fakti që ngriti dyshimet për abuzimin e radhës të Veliajt me paratë e taksapaguesve ishte se punimet nga makineritë në zonë nisën ende pa u shpallur fituesi i tenderit (shpallej më 22 janar) dhe se në krye të detyrës ishin punonjësit e bashkisë Tiranë me makineritë shtetërore dhe jo një firmë private.

Etiketa: 16 mln euroabuzimasfalti elektoralBashkia e TiranesdenoncimErion Veliajtender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dokumenti/ Nënkryetari i Bashkisë Blendi Sulaj shkeli lejen e viles me pishinë, por ASHK e çertifikoi

21:54 : 13/11/2025
AKTUALITET

Rama vazhdon talljen me Veliajn: Do e shkarkoja prap…

21:50 : 13/11/2025
AKTUALITET

Shiste kremra për kancerin e lëkurës, arrestohet mjekja mashtruese në Berat

21:06 : 12/11/2025
AKTUALITET

Rama pranon se do të jetë “de facto” kryebashkiak i Tiranës

17:22 : 12/11/2025
AKTUALITET

Kalaja/ Jam duke pritur të vijë Erion Veliaj

14:03 : 12/11/2025
AKTUALITET

Tenderi i Lindës së AKSHI-t/ Garë sa “për sy e faqe”, “Infosoft” merr “dhuratë” 800 mijë euro nga rivalët

13:04 : 12/11/2025
Para

Aludoi mbi arsimimin e tij/ Këlliçi i përgjigjet dhe fton Veliajn në një sfidë

TË GJITHA

Alarm mjedisor në Maminas, tymi i dendur nga fabrika e tullave rrezikon shëndetin e banorëve (Video)

08:48 : 14/11/2025

Shpërthejnë tubacionet e ujit të pijshëm në Elbasan, përmbyten rrugët e lagjes

08:46 : 14/11/2025

Gjykata e Lartë rrëzon ankimimin e Arbër Veliajt për kontrollet e SPAK

08:31 : 14/11/2025

Shqipëria në Play-off-in e Botërorit/ Ja kur do të hidhet shorti dhe si do të funksionojë

08:29 : 14/11/2025

Tragjedi në New York, vritet shqiptari teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje

08:21 : 14/11/2025

Këmbimi valutor 14 nëntor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:19 : 14/11/2025

Rusia godet Kievin gjatë natës, një viktimë dhe dhjetëra të pl*gosur

08:16 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com