• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rastësi? Pas çdo fije ruse në naftën shqiptare del emri i Damian Gjiknurit

14:50 : 27/01/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht deputeti Damian Gjiknuri ka detyrën për të sfumuar politikisht skandalin e “agjentit të FBI-së” dhe mikut të Edi Ramës, Charles McGonigal, i arrestuar në SHBA për marrje rryshfeti nga një shqiptar-amerikan, si edhe për krjimin e lehtësirave në favor të një oligarku rus, Oleg Deripaska, i sanksionuar nga Departamenti Amerikan i Thesarit, si i lidhur me Vladimir Putin.

Gjiknuri deklaroi paraditen e kësaj të mërkure pak a shumë se “nuk mban përgjegjësi Edi Rama për veprimet që bëjnë personat e huaj që ai takon”.

Në fakt, siç u provua në dosjen hetimore të autoriteteve amerikane, Edi Rama nuk është personazh periferik në çështjen “McGonigal”.

Lexo edhe:

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

Rinumërimi/ Mandati i Xhaçkës vendoset nga 70 vota diferencë, Dogjani kalon Murrizin tek PD-ja

Ish-agjenti i lartë i kundërspiunazhit në Nju Jork ka zhvilluar të paktën 4 takime me kryeministrin shqiptar, si edhe, siç rezulton nga dosja hetimore, ka angazhuar vartësit e tij për të nisur një hetim ndaj një lobisti që po vepronte në emër të një partie kundërshtare me Ramën.

Po ashtu, dosja hetimore amerikane tregon se ish-agjenti i FBI-së ka marrë shuma të konsiderueshme parash nga shqiptaro-amerikani, i cilësuar si “Personi A”. Pagesat janë kryer pas takimeve me Edi Ramën.

Të dhënat tregojnë qartësisht se kryeministri shqiptar ka një hall të madh me këtë çështje në Amerikë.

Por, Edi Rama, përveç një reagimi pa reagim në rrjetet sociale, ka vendosur që për momentin të mos përballet vetë me publikun për këtë çështje.

Ai ka zgjedhur Damian Gjiknurin, një personazh që nuk duket se është edhe aq larg kësaj historie.

Madje, firma e tij gjendet në dokumentat që favorizojnë bizneset në Shqipëri të këtyre personazheve të përmendur në dosjen amerikane.

Biznesi shqiptar agjentit të FBI

Charles McGonigal rezulton aksioner dhe administrator i një shoqërive biznesi në Shqipëri, të quajtur “Law Office and Investigation”.

Në Prill të vitit 2019, McGonigal dhe një ish-vartës i tij në FBI-në e Nju Jorkut, Mark Thomas Rossini, blejnë një pjesë të aksioneve të kësaj kompanie nga pronari-themelues i saj, avokati Shefqet Dizdari.

Në foto: Ekstrakti i shoqërisë “Law Office & Investigation”, me administrator Charles McGonigal dhe adresë sipas shënimit me ngjyrë blu

Selia e kësaj kompanie, sipas ekstraktit të Qendrës Kombëtare të Biznesit, është “Rruga Ismail Qemali, Pallati “Fratari”, ap. 8/A”.

Saktësisht në këtë adresë është regjistruar edhe selia e “Terraoil Swiss”, filiali shqiptar kompanie me seli në Zvicër, “Terraoil Swisse AG”.

Kjo kompani ka administrator dhe përfaqësues ligjor në Shqipëri avokatin Shefqet Dizdari.

Në vitin 2018, kjo kompani, e cila në atë kohë quhej “Transoil Group”, fitoi koncesionin për tre fusha naftë-mbajtëse në jug të Shqipërisë, Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonicë.

Procedura koncesionare u zhvillua nga kompania shtetërore “Albpetrol”, në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës, që në atë kohë drejtohej nga Damian Gjiknuri.

Një investigim i agjencisë mediatike BIRN zbuloi se pas shoqërisë “Transoil Group” qëndronin interesa të kompanisë shtetërore të naftës në Rusi, “Gazprom”.

Në foto: Ekstrakti i kompanisë “Terraoil Swisse”, e cila ka të njëjtën adresë me shoqërinë “Law Office & Investigatin”, me administrator Charles McGonigal

Ky është rasti i parë kur krijohet një lloj trekëndëshi, gjithësesi jo-barabrinjës, ku përfshihen Gjiknuri, interesa ruse dhe ish-agjenti i FBI-së, McGonigal.

Natyrisht, deri në këtë fazë nuk mund të gjendet një lidhje e drejtëpërdrejtë e McGonigal me kompaninë që ka marrë me koncesion fushat naftëmbajtëse në Jug të Shqipërisë.

Por, një “dritë e kuqe” mund të ngrihet, duke mbajtur në konsideratë faktin se ish-agjenti i FBI-së zgjodhi të bëhej bashkëpronar në Shqipëri me Shefqet Dizdarin, në morinë e mijëra kompanive private që operojnë në vendin tonë.

Megjithatë, në këtë rast është mëse e dukshme se vartësit e Gjiknurit përzgjodhën si koncesionar një kompani zvicerane që mbart pas saj interesa të “Gazpromit” rus, siç raporti BIRN në qershor të vitit 2018.

Koncesioni për Oligarkun e Putinit

Historia e arrestimit të ish-agjentit të kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, nxori në dritë emrin e një oligarku financiar rus, Oleg Vladimirovich Deripaska.

Miliarderi afër Putinit është sanksionuar nga Departamenti Amerikan i Thesarit në vitin 2018, për shkak të qëndrimeve që ka mbajtur lidhur me Ukrainën.

Emri i miliarderit të Putinit gjendet edhe në regjistrat e biznesit shqiptar. As më pak e as më shumë, por si “investitor strategjik” për ngritjen e një plantacioni frutash ekzotike, me vlerë investimi 6.6 milionë euro. Por edhe si përfitues i një koncesioni për ndërtimin dhe operimin e hidrocentralit mbi lumin Shushicë.

Në të dy rastet, krahas përfituesit Oleg Deripaska, gjendet emri i Damian Gjiknurit.

Në vitin 2017, një konsorcium i përbërë nga disa kompani, fitoi kontratën koncesionari për ndërtimin e hidrocentralit mbi lumin Shushicë, në zonën e Elbasanit.

Procedura e koncesionit u drejtua nga Ministria e Infrastrukturës, nën drejtimin e Damian Gjiknurit.

Kompania fituese, “Shushica Hydropower” ka aksioner, ndër të tjerë, shoqërinë “Strabag AG” dhe “Trema Engineering 2”.

Në foto: Ekstrakti i shoqërisë koncesionare “Shushica Hydropower”, në të cilën “Trema Engineering 2” zotëron 33 përqind të aksioneve

Në Regjistrin e Pronarëve Përfitues rezulton se përfitues fundor nga këto dy kompanitë është Oleg Deripaska.

Miliarderi rus ka kontrolluar prej disa vitesh kompaninë e regjistruar në Shqipëri, “Trema Engineering”, nëpërmjet shoqërisë me seli në Austri, “Strabag AG”.

Në foto: Në Regjistrin e Pronarëve Përfitues të kompanisë koncesionare “Shushica Hydropower” gjendet emri i Oleg Deripaska

Koncesioni ka afat 35-vjeçar dhe vlera e investimit është rreth 20 milionë euro.

Kontrata koncesionare është nënshkruar për llogari të Damian Gjiknurit nga ish-drejtoresha e Koncesioneve, Etleva Kondi, e cila tashmë është e arrestuar për llogari të hetimeve për “aferën e inceneratorëve”.

Pra, oligarku rus, Oleg Deripaska, i dalë në hetimet për agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, shfaqet në koncesionin e miratuar nga Ministria e Infrastrukturës, nën drejtimin e Damian Gjiknurit.

Kjo situatë përbën rastësinë e dytë, ku emri i Gjiknurit shfaqet në çështje që përfshijnë interesa që lidhen me miliarderë pranë Putinit.

Olegu, investitor strategjik

Nuk përfundojnë këtu “rastësitë” e Gjiknurit me financime ruse. Sërish në skenë është oligarku Oleg Deripaska.

Në Prill të vitit 2018, Komiteti i Investimeve Strategjike, nën drejtimin e Edi Ramës, shpall investitor strategjik shoqërinë ‘Agro Iliria Group” për projektin “Ngritja e plantacionit me shegë, goji berry, avokado dhe finger lime në zonën e Karavastasë, Bashkia Divjakë”, me vlerë investimi 6.6 milionë euro.

Në foto: Vendimi i Komitetit të Investimeve Strategjike për plantacionin në Karavasta

Në vendimin e Komitetit, emri i Damian Gjiknurit si ministër i Infrastrukturës, gjendet i dyti në radhë, pas atij të shefit të tij politik, Edi Rama.

Kompania përfituese e investitorit strategjik është “Agro Iliria Group”, në pronësi të biznesmenit shqiptar, Ilir Trebicka.

Por, vendimi i Komitetit të Investimeve Strategjike ka një pikë tejet intersante; kompania propozuese e projektit detyrohet që të nënshkruajë kontratë me shoqërinë “Trema Engineering 2”, ku të përcaktohet se kjo e fundit do të jetë investuese.

Shoqëria “Trema Engineering” është në pronësi të “Strabag AG”, në të cilën, deri në korrik 2022 rezultonte pronar përfitues miliarderi rus, Oleg Deripaska.

Në foto: Damian Gjiknuri ka nënshkruar për investimit strategjik në Karavasta

Ja ku u bënë tre “rastësi”, ku emri i Damian Gjiknurit, por jo vetëm, shfaqet aty ku ka financime të lidhura me oligarkët e Putinit.

Ndoshta janë të gjitha “rastësi” dhe ndaj Gjiknuri u shfaq këtë të mëkurë më i zellshmi për të mbrojtur shefin e tij politik nga “kazanët mediatikë” të gjithë botës, që e atashojnë Edi Ramën me aferën korruptive të ish-agjentit të kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal.

Etiketa: agjenti i FBIbiznes ne ShqiperiCharles McGonigalDamian GjiknuriDepartamenti Amerikan i ThesaritdeputetEdi RamaIsh-agjenti i lartë i kundërspiunazhit në Nju JorkOleg Deripaskaoligarku ruspsvladimir Putin“Law Office and Investigation”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025
AKTUALITET

Rinumërimi/ Mandati i Xhaçkës vendoset nga 70 vota diferencë, Dogjani kalon Murrizin tek PD-ja

14:52 : 27/06/2025
AKTUALITET

36 mijë euro fluturimi/ Berisha: Do kërkojmë prap Komision Hetimor për udhëtimet me çarter të Ramës

13:55 : 27/06/2025
AKTUALITET

Përfundon rinumërimi për Tiranën/ Braho: S’ka më akuza për trafikim votash

12:47 : 27/06/2025
AKTUALITET

“Po të them në sy, nëse ke lidhje me atentatin tim, s’ta fal”/ Ndoja përplaset me Dervishajn, përmendet Rama

12:01 : 27/06/2025
AKTUALITET

Rama krijon kompani për të hyrë aksioner tek resorti i Kushner në Sazan

11:18 : 27/06/2025
Para

Del video e masakrës në Ambasadën e Azerbajxhanit, lidhja me gruan e agresorit

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com