• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Karma, Edi, Roberta dhe standarti

08:37 : 26/01/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Genc Pollo, ish-ministër dhe deputet

Karma është një nocion në hinduizëm sipas të cilit fjalët e veprat e njeriut, të mira ose të këqija, sjellin pasoja në jetën e tij. Të njëjtin besim e gjen në dokrinën e krishterë përmes metaforës “cfarë do të mbjellë njeriu, atë dhe do të korrë” siç i mësonte Shën Pavli në letrën e tij drejtuar Galatasve (6:7).

Edhe shprehja e popullarizuar në anglisht “karma is a bitch” që mund të përkthehet “karma është një bushtër” (por jo “karma është një kurvë” siç e vulgarizuan gabimisht disa media së fundmi) pakashumë ka kuptimin se si të bësh ashtu do të t’a bëjnë.

Këtë shprehje përdori para një jave edhe KM Edi Rama, teksa në Forumin e Davosit (Zvicër) ju drejtua Presidentes së Parlamentit Europian znj. Roberta Metsola lidhur me ryshfetimin e disa eurodeputetëve socialistë nga dy shtete arabe. Mediat europiane të pranishme e interpretuan këtë fjalë si një kunjë ndaj Parlamentit Europian me kritikat e tij të përsëritura ndaj korrupsionit në qeverinë Rama.

Lexo edhe:

Rama si Çaushesku në kulmin e krizës, boton letra ku ‘populli i lutet që të mos largohet kurrë’

Ali Ahmeti qesharak, i shërben Ramës dhe sulmon protestën e qytetarëve në Tiranë

Dy fjalë për korrupsionin në Europë me fokus në parlamentet: padyshim që ka e do të ketë. Si kudo. Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës para 10 vjetësh u zbulua një përpjekje sistematike dhe e sukseshsme e Azerbaixhanit për të ndikuar disa deputetë (më së shumti nga Europa perëndimore) përmes peshqesheve e ryshfeteve. Skandali i pagëzuar “Caviar connection” çoi menjëhere në përjashtimin e këtyre deputetëve nga Asambleja; disa syresh u përballën me drejtësinë në vendet e tyre, ku edhe u dënuan penalisht.

Në Gjermani deputeti i CDU Markus Hauptmann u detyrua të jepte dorëheqjen nga grupi parlamentar dhe nga Bundestagu, mbasi u zbulua se kishte tentuar të përfitonte nga tenderat e Covidit. Shtypi gjerman solli edhe prova e ngriti dyshime se Hauptman ishte vënë në shërbim të qeverive të Azerbaixhanit e Shqipërisë kundrejt përfitimeve personale.

Ende nuk ka të dhëna nga ndonjë hetim penal, por Hauptmann u shfaq në Tiranë në vizita private, i shoqëruar nga deputetë problematikë të PS duke lavdëruar para mediave sukseset e qeverisë Rama. Krejt në kundërshtim me pozicionin e grupit parlamentar të tij (ju kujtohen 9 kushtet e Bundestagut në v. 2019). Më tej Hauptmann u shfaq në hotele të shtrenjta në Dhërmi në shoqërië e një “këshilltari informal” të Ramës (siç rezulton nga akt-akuza amerikane e publikuar këto ditë, një muaj mbas relaksit në Dhërmi, ky “këshilltar”nis punën si pagator e menaxher i agjentit Charles McGonigal në FBI).

Dy shembujt parlamentarë të mësipërm dëftojnë se korrupsioni është i pranishëm edhe në demokracitë e pjekura me shtet ligjor të konsoliduar. Por çka i dallon këto të fundit nga demokracitë e reja me shtet ligjor ende të pakonsoliduar janë dy gjera: e para shkalla e perhapjes së korrupsionit sidomos në vertikalen e pushtetit; e dyta dhe më e rëndësishmja është reagimi ndaj korrupsionit. Është reagimi politik e institucional ndaj skandaleve të korrupsionit e të shpërdorimit të ofiqit publik.

Këtu Edi Rama e Roberta Metsola ilustrojnë kontrastin e mësipërm :

Në dhjetorin e shkuar Presidentja e PE mori avionin për në Maltë, vendlindjen e saj, për të filluar me familjen pushimet e Krishtlindjes. Me të arritur në aeroport e telefonuan nga Brukseli për t’a njoftuar se prokurori do të bastiste banesën e eurodeputetit Marc Tarabella sepse sipas ligjit belg aty duhet të ishte i pranishëm presidenti i legjslaturës përkatëse. Metsola nuk hezitoi dhe mori të njëjtin avion që pas një ore kthehej në Bruksel e më tej udhëtoi tok me policinë e prokurorin për në banesën në fjalë. Të nesërmen ajo deklaroi se kërkesat për heqje imuniteti do të trajtoheshin me urgjencë dhe vërtet ajo mblodhi menjëherë byronë e plenaren ku këto kërkesa u miratuan me votë gati unanime; në vijim policia arrestoi eurodeputetët e dyshuar.

Në tetor 2017 Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkoi Kuvendit të Republikës lejen për të arrestuar deputetin socialist Sajmir Tahiri, ish ministër i Brendshëm 2013-2017. Edhe pse Tahiri e kishte bërë baltë me drogën e të tjera Rama e kishte mbrojtur si “ministrin më të suksesshëm” të qeverisë së tij; vetëm nën presionin e brendshëm e sidomos të jashtëm e detyroi të dorëhiqet por e kandidoi në Tiranë në listën fituese të PS. Por mbas kërkesës së prokurorisë mbrojtja e Tahirit nga Rama personalisht e nga mazhoranca e PS arriti nivele të papara. Prokurorët u thirrën në komisionin e madateve në Kuvend ku shumica socialiste i ktheu nga akuzues në të akuzuar; po kështu edhe kori i propagandës mediatike.

Kërkesa për arrestim u hodh poshtë, kurse ajo për kontroll banese u miratua mbas afro 10 ditësh: kohë e mjaftueshme për të “pastruar” shtëpinë. Veç kësaj Rama u konfliktua edhe me titullarë politikë të Parlamentit Europian të cilët kritikuan qendrimin ndaj Tahirit. Ai u shkroi atyre letra me pretendimin se akuza ishte një gjueti shtrigash. Përgjigja me shkrim ishte: “Heqja e imunitetit të deputetit kurdoherë që ka dyshime serioze nuk do të thotë të fillosh një gjueti shtrigash, por përkundrazi do të thotë të vendosësh gjyqësorin në një pozicion ku mund të bëjë punën e tij në mënyrën e duhur.” dhe “Ne gjithashtu besojmë se krimet e lidhura me drogën janë një problem i madh që mund të pengojë rrugën e vendit drejt BE dhe se përpjekje të mëtejshme duhet të bëhen në këtë luftë”.

Lexuesi mund të krahasojë standartin parlamentar Metsolas më atë Ramës dhe të konkludojë si të dojë. Por që ky i fundit t’i japë mësime morali Presidentes së Parlamentit Europian është një shkallë më e lartë e paturpësisë se çfarë kishim parë deri tashti. Me një të dhjetën e e skandaleve të Ramës, Metsola do të ishte dorëhequr; nëse jo do e kishin shkarkuar.

Etiketa: Edi Ramaeuropegenc pollokarmakorrupsionPresidentja e Parlamentit EuropianRoberta Metsola

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama si Çaushesku në kulmin e krizës, boton letra ku ‘populli i lutet që të mos largohet kurrë’

09:49 : 25/06/2026
AKTUALITET

Ali Ahmeti qesharak, i shërben Ramës dhe sulmon protestën e qytetarëve në Tiranë

09:37 : 25/06/2026
AKTUALITET

Zyrtarët e BE ‘zbarkojnë’ në Tiranë/ Eurodeputetja gjermane në protestën kundër Ramës

09:25 : 25/06/2026
AKTUALITET

Përgjigja e vetme e një protestuesi: “F*ck you back, Rama”!

08:51 : 25/06/2026
AKTUALITET

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

08:07 : 25/06/2026
AKTUALITET

Limaj kundër Ramës e Ballës: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

22:54 : 24/06/2026
Para
Pamje nga Shkodra

Përkeqësohet situata në Shkodër, shkon në 30 numri i banesave të rrethuara nga uji

TË GJITHA

Analiza/ Pse Kancelari Merz ka kaq pak mbështetje?

10:37 : 25/06/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, zbulohet menuja e servirur nga Sori-al

10:26 : 25/06/2026

Media e re ‘Abeg TV’ në hetim nga SPAK, dyshime për financime kriminale dhe roli i Besnik Myftarit

10:11 : 25/06/2026

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit, pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

10:06 : 25/06/2026

FNSH dhe RENEA marrin në ruajtje Ilir Selmanin, njërin nga të dyshuarit për vrasjen e Santiagos

09:56 : 25/06/2026

Maliqi mposht oligarkun Pëllumb Salillari në Gjykatë

09:51 : 25/06/2026

Rama si Çaushesku në kulmin e krizës, boton letra ku ‘populli i lutet që të mos largohet kurrë’

09:49 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetgrandpashabetjojobetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet