• Kontakt
Saturday, January 28, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Prokurorja Irma Balli rikthehet në sistemin e drejtësisë

18:50 : 23/01/2023
në AKTUALITET, VETTING
Prokurorja Irma Balli rikthehet në sistemin e drejtësisë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën më 23 janar 2023, vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores së Apelit të Korçës, Irma Balli, duke rrëzuar vendimarrjen e katër viteve më parë për shkarkimin nga detyra të këtij subjekti rivlerësimi.

Irma Balli u shkarkua fillimisht nga KPK më 19 shkurt 2019, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe se kishte mungesë të burimeve të ligjshme duke rezultuar me balancë negative në pesë vite. Rivlerësimi i saj në KPK përfundoi vetëm për kriterin e pasurisë.

Vendimarrja e Komisionit u ankimua nga Balli, e cila arriti të bindë Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA se kishte pasur burime financiare të ligjshme për krijimin e pasurive. Kolegji vendosi më 15 qershor 2021 të kthente në Komision rivlerësimin e Ballit për kriterin e pastërtisë së figurës dhe profesionalizmin.

Gjatë seancës dëgjimore të premten në KPK, nuk u evidentuan probleme për figurën, por u konstatua se Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar nuk kishte pranuar të deklasifikonte raportin për Ballin, me argumentin se ishte klasifikuar si “sekret”.

Balli dha shpjegime lidhur me qëndrimet e saj si drejtuese e Prokurorisë së Apelit Korçë. Ajo kundërshtoi konstatimin se dukej se në një rast i pandehuri ishte favorizuar prej prokurores së çështjes që e kishte përfaqësuar në Gjykatën e Apelit. Ajo theksoi se kolegia kishte kërkuar fajësi dhe se nuk arrinte të kuptonte se si mund të ishte favorizuar nga prokurorja një person i shpallur i pafajshëm nga gjykata. Lidhur me mosinformimin e Drejtorisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjitshme për ecurinë e disa çështjeve, Balli shpjegoi se kishin pasur komunikim të drejtëpërdrejtë.

Lexo edhe:

KPK konfirmon në detyrë Antonela Prendin, gjyqtarja del nga salla e buzëqeshur

Seanca në KPK/ Irma Balli jep shpjegime për figurën dhe profesionalizmin në KPK

Procesi i vetingut për prokuroren Balli u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Suela Zhegun.

Irma Balli e ka nisur karrierën si prokurore në shkurt të vitit 1999. Ajo ka punuar si prokurore e Apelit të Korçës për gati 20 vjet dhe prej vitit 2016 ushtron funksionin e drejtueses së kësaj prokurorie. Balli ka qenë gjithashtu anëtare e Këshillit të Prokurorisë.

/Reporter.al/

Etiketa: Irma Ballikpkveting

Lajme të lidhura

KPK konfirmon në detyrë Antonela Prendin, gjyqtarja del nga salla e buzëqeshur
AKTUALITET

KPK konfirmon në detyrë Antonela Prendin, gjyqtarja del nga salla e buzëqeshur

20:36 : 27/01/2023
Seanca në KPK/ Irma Balli jep shpjegime për figurën dhe profesionalizmin në KPK
AKTUALITET

Seanca në KPK/ Irma Balli jep shpjegime për figurën dhe profesionalizmin në KPK

22:44 : 21/01/2023
KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit nga detyra për Andi Civicin
AKTUALITET

KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit nga detyra për Andi Civicin

18:04 : 17/01/2023
KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e Durrësit
AKTUALITET

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e Durrësit

15:16 : 16/01/2023
Seanca në KPK/ Gjyqtari Çera jep shpjegime për përdorimin e një apartamenti pa qira
AKTUALITET

Seanca në KPK/ Gjyqtari Çera jep shpjegime për përdorimin e një apartamenti pa qira

17:11 : 13/01/2023
KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Saimir Bahiti
AKTUALITET

KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Saimir Bahiti

12:58 : 13/01/2023
Para
BIRN: Koncesioni mbi 400 mln € drejt përfundimit, Berisha kërkon rinovimin

BIRN: Koncesioni mbi 400 mln € drejt përfundimit, Berisha kërkon rinovimin



TË GJITHA

Burri vret tre fëmijët e tij, më pas var veten

Burri vret tre fëmijët e tij, më pas var veten

23:22 : 27/01/2023
FSHF shpall më të mirët e vitit 2022 në fushën e blertë

FSHF shpall më të mirët e vitit 2022 në fushën e blertë

23:14 : 27/01/2023
FMN për Kosovën: Të luftohet korrupsioni, inflacioni në vitin 2022 ishte mbi 11%

FMN për Kosovën: Të luftohet korrupsioni, inflacioni në vitin 2022 ishte mbi 11%

23:10 : 27/01/2023
Qeveria gjermane prezanton biletën mujore të transportit publik prej 49 euro

Qeveria gjermane prezanton biletën mujore të transportit publik prej 49 euro

23:08 : 27/01/2023
Ish-deputeti i PS: McGonigal ia ka futur Ramës, ndodh sepse ai nuk është Zeusi

Ish-deputeti i PS: McGonigal ia ka futur Ramës, ndodh sepse ai nuk është Zeusi

23:07 : 27/01/2023
Dosja “McGonigal”, reagon për herë të parë drejtori i FBI-së

Dosja “McGonigal”, reagon për herë të parë drejtori i FBI-së

23:00 : 27/01/2023
SHBA shkatërron rrjetin e hakerave që grabiti më shumë se 100 milionë dollarë

SHBA shkatërron rrjetin e hakerave që grabiti më shumë se 100 milionë dollarë

22:31 : 27/01/2023





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com