• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tenderi 1 miliard lekë i Veliajt për kontenierët teknologjik përfundon “në plehra”

15:16 : 22/01/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Në qershor të vitit 2022, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përuroi atë që e konsideroi si linjë që do të revolucionarizonte pastrimin e kryeqytetit.

Bëhej fjalë për teknologjinë e depozitimit të mbetjeve në kontenierë nëntokësorë, të ndarë sipas llojeve të plehrave, që do të lehtësojnë procesin e riciklimit.

Si çdo teknologji e re, edhe këta “kontenierë inteligjentë” kanë koston e tyre. Bashkia e Tiranës, nëpërmjet kompanisë me shumicën e kapitalit publik, “Eco Tirana”, ka shpenzuar 900 mijë euro për kontenierët dhe makineritë e posaçme që do të tërheqin mbeturinat brenda tyre.

Lexo edhe:

Nën kurthin e monopolit të mbetjeve

VIDEO/ Ina Zhupa në Ksamil: “Maldivet e Europës” u kthyen në një kosh plehrash

Pra, çdo gjë duket e mirë. Por, në thuajse çdo shpenzim të bashkisë së Veliajt, gjendet gjithnjë një “bisht nga prapa”.

Pyetja thelbësore është: A ndahen realisht mbetjet? Dhe, nëse po, a trajtohen të ndarë sipas llojit të tyre në landfillin privat të Sharrës?

Përgjigjen e qartë e dha një investigim i publikuar së fundmi nga deputetja e Partisë së Lirisë, Monina Kryemadhi.

Në vend-depozitimin e mbetjeve të menaxhuar nga kompania koncesionare “Integrated Energy BV” nuk bëhet ndarje e plehrave sipas llojit të tyre.

Në foto: Pamje e marrë nga video e Kryemadhit, ku tregohet se mbeturinat në landfillin e Sharrës mblidhen në një vend, pa u diferencuar

Deri këtu duket se përgjegjësia nuk është e Bashkisë së Tiranës, pasi në pamje të parë krijohet përshtypja se përpunimi i ndarë i mbeturinave është detyrim i kompanisë koncesionare.

Por, një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi zbatimin e kontratës ndërmjet qeverisë shqiptare dhe shoqërisë “Integrated Energy BV”, tregoi se përgjegjësia për monitorimin e veprimtarisë së koncesionarit është e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Bashkisë së Tiranës.

Pra, Veliaj, para se të shpenzonte 900 mijë euro për “teknologjinë revolucionare” të kontenierëve nëntokësorë, në radhë të parë duhet të ishte në dijeni nëse plehrat do të përpunoheshin të ndara.

Tenderat 900 mijë euro

Në Nëntor të vitit 2021, kompania “Eco Tirana”, ku Bashkia e kryeqytetit zotëron 51 përqind të aksioneve, shpalli tenderi me vlerë 754 mijë euro për blerje sistemi të ri për mbledhjen e mbeturinave, të përbërë nga kontenierë mbitokë e nëntokë.

Në foto: Tenderi 750 mijë euro i “Eco Tirana” për kontenierët teknologjikë

Sipas dokumentave të tenderit, të konsultuar nga “Boldnews.al”, rezulton se “Eco Tirana” ishte e interesuar për blerjen e 12 kontenierëve parafabrikat me vëllim 5 metra kub, për grumbullimin e veçuar të ambalazheve (plastikë, kanoçe, qelq, letër, karton).

Rreth 4 muaj më pas, u shpall fituesi i tenderit. Kompania fituese ishte italiania “Nord Engineering” srl, e cila paraqiti ofertën 750 mijë euro ose vetëm 4 mijë euro më pak se sa fondi limit.

Në foto: Specifikimet teknike për kontenierët e diferencimit të mbetjeve

Pas lidhjes së kontratës, kryebashkiaku Veliaj u shfaq në media për të prezantuar këtë risi, duke lëshuar edhe një batutë tërësisht pa kripë.

“Është e vështirë të bindësh shqiptarët që të ndajnë mbeturinat në burim. Por, Bashkia do të angazhojë vullnetarë për të ndërgjegjësuar shqiptarët”, deklaroi Erion Veliaj, në një dalje në krah të ambasadorit italian në Tiranë, Fabrizio Bucci.

Në foto: Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci

Në vijim të kontratës fillestare, “Eco Tirana” mbyll një tjetër tender pa garë në nëntor të vitit 2022, me fond 154 mijë euro, për blerjen e automjetit për zbrazjen e kontenierëve të teknologjisë së re.

Ky tender u fitua nga shoqëria italiane “Nord Rent” srl, e cila ishte e vetme në garë dhe paraqiti ofertën 150 mijë euro, ose vetëm 4 mijë euro më pak se fondi limit.

Dy kompanitë fituese të këtyre tenderave kanë emra të ngjashëm (Nord Engieenering/Nord Rent), si edhe kanë të njëjtën adresë, në Cuneo të Italisë.

Në foto: Tenderi 170 mijë euro i “Eco Tirana” për automjet për kontenierët teknologjikë

Por, ndërkohë që “Eco Tirana” kreu këto shpenzime dhe Veliaj mori përsipër të “mësonte shqiptarët” si të ndajnë plehrat në burim, cili është rezultati?

Plehrat nuk trajtohen veçmas

Në mes të javës së kaluar, deputetja Monika Kryemadhi publikoi pamje me dron, të cilat kishin filmuar mënyrën se si trajtohen mbeturinat në landfillin privat të Tiranës.

Në video tregohet se koncesionari, jo vetëm që nuk inceneron mbetjet urbane, për të cilat paguhet 29 euro për ton plehrash të depozituara, por as nuk bën përpjekjen më të vogël për diferencimin e tyre sipas llojit.

Qeveria Shqiptare, nëpërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe kompania off-shore “Integrated Energy BV” nënshkruan në shtator të vitit 2017 një kontratë për ndërtimin dhe operimin e landfillit dhe inceneratorit të Sharrës në Tiranë.

Kosto koncesionare llogaritej në vlerën 128 milionë euro. Kompania private mori përsipër që të ndërtonte me të ardhurat e saj landfillin dhe impiantin e djegies së mbeturinave. Në këmbim do të paguhej nga qeveria shqiptare, nëpërmjet Bashkisë së Tiranës, 29 euro për ton mbeturina.

Në këtë çmim përfshihej depozitimi i mbetjeve, diferencimi i tyre, kapsulimi dhe më tej incenerimi.

Pamjet e publikuara nga Kryemadhi dëshmuan se nuk ka as diferencim të mbetjeve dhe as incenerim të tyre.

Përgjegjësia e Bashkisë dhe Qeverisë

Pamjet filmike krijojnë dyshime të forta se kompania koncesionare nuk u përmbahet kushteve të kontratës, duke ngarkuar kosto për qeverinë e Bashkinë e Tiranë, pa ofruar shërbimin për të cilin paguhet.

Dhe, siç konstaton Kontrolli i Lartë i Shtetit, asnjë prej institucioneve shtetërore nuk monitoron si duhet veprimtarinë e koncesionarit, megjithëse e kanë përgjegjësi ligjore dhe kontraktore.

Ndërtimi dhe operimi i landfillit privat të Sharrës monitorohet nga një Njësi e Zbatimit të Projekti (NJPZ), në përbërje të të cilit janë dy përfaqësues nga Ministria e Mjedisit, një nga Ministria e Infrastrukturës dhe dy nga Bashkia e Tiranës.

Kjo njësi është përgjegjëse për raportimin e ecurisë së punimeve, por edhe problematikat e hasura.

Bashkia e Tiranës ka dy përfaqësues të saj në këtë strukturë monitoruese, persona të cilët janë “sytë dhe veshët” e kryebashkiakut Veliaj.

Njësia e Zbatimit të Projektit duhet të jetë në dijeni se kompania koncesionare nuk kryen diferencim të mbetjeve, siç u tregua në pamjet e Kryemadhit.

Në foto: KLSH i rikujton Bashkisë së Tiranës përgjegjësitë për monitorimin e aktivitetit të kompanisë koncesionare

Për më tepër, siç rikujton Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin mbi Auditimin e Performancës në Inceneratorin e Tiranës, të publikuar në janar 2022, Bashkia e Tiranës “nuk çlirohet nga përgjegjësia për operacionet e rikuperimit ose të asgjësimit të tyre. Pra pavarësisht se BT grumbullon dhe dorëzon te koncensionari mbetjet e gjeneruara, ajo mbetet përgjegjëse dhe zotëruesi i tyre deri në finalizimin edhe të operacioneve të rikuperimit ose asgjësimit të tyre”.

Më thjeshtë-Bashkia e Tiranës duhet të jetë në dijeni që koncesionari nuk kryen diferencimin e mbetjeve.

Atëherë, përse Veliaj vendosi të shpenzojë 900 mijë euro për kontenierë “inteligjentë” që shërbejnë për ndarjen e mbetjeve, kur ato, gjithësesi, do të përfundojnë të përziera me gjithëfarëlloj plehrash në landfill?

Etiketa: ambasadori italian në Tiranëbashkia tiraneeco tiranaFabrizio Bucciklshkontenierë inteligjentëmbetjeplehratender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nën kurthin e monopolit të mbetjeve

09:17 : 08/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Ina Zhupa në Ksamil: “Maldivet e Europës” u kthyen në një kosh plehrash

11:05 : 06/05/2025
AKTUALITET

Emiriana Sako ekspozohet haptazi për “Rajli Ndërtim”, refuzon vendimin e KPP për tenderin 1.7 mln €

09:30 : 06/05/2025
AKTUALITET

Skandali/ “Cirk” elektoral me makina, Bashkia e Tiranës financon fushatën e Blendi Gonxhes

11:45 : 05/05/2025
AKTUALITET

Nga AKSHI tek Eko Parku dhe Tuneli i Llogarasë, aferat qindra mln euro me firmë të Edi Ramës

08:50 : 04/05/2025
AKTUALITET

Tenderi 5.2 mln € në QSUT/ Myzyri i KPP “i dha” fitoren Alko Impex të Arbër Abazit

20:43 : 01/05/2025
Para

Detajet/ Polici i burgut të Drenovës e kishte fshehur drogën në të mbathura

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

EMRAT/ Kush janë 6 kandidatët e vetëm nga listat e hapura të PD që do të futen në Kuvend

09:41 : 15/05/2025

Tiranë/ Goditi me send të fortë një 59-vjeçar, shpallet në kërkim i riu

09:20 : 15/05/2025

Kush janë kandidatët që kanë marrë votat për të qenë deputet, por digjen nga kuotat gjinore

09:16 : 15/05/2025

Aksident tragjik në Kavajë/ Makina përplas për vdekje një grua në autostradë

08:58 : 15/05/2025

Kandidate e Suel Çelës? Sara Mila, “fenomeni i çuditshëm” i zgjedhjeve të Elbasanit

08:46 : 15/05/2025

Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?

08:34 : 15/05/2025

Tirana sot dhe nesër në “paralizë”/ Ja rrugët që bllokohen për shkak të samitit të BE

08:22 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com