• Kontakt
Wednesday, March 29, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Si mund të ngadalësohet inflacioni? Ekonomistët i kanë disa ide, Qeveria hesht

17:21 : 22/01/2023
në AKTUALITET, EKONOMI
Si mund të ngadalësohet inflacioni? Ekonomistët i kanë disa ide, Qeveria hesht

Inflacioni do të jetë një nga problematikat kryesore me të cilat Kosova do të vazhdojë të përballet edhe në vitin 2023, thonë njohës të çështjeve ekonomike. Megjithatë, ata presin që trendi i rritjes të jetë më i ngadalshëm se në vitin 2022, ndërsa në gjysmën e dytë të vitit të shënojë rënie. Një arsye për këtë optimizëm është stabilizimi i zinxhirit të furnizimeve.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, norma mesatare vjetore e inflacionit në vend, për vitin 2022, ka qenë 11.6 për qind.

Në muajin dhjetor, ajo ka arritur në 12.1 për qind.

Këto shifra janë të larta, thotë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna. Por, sipas tij, këtë inflacion nuk e kanë krijuar bizneset në Kosovë – ato e kanë importuar atë pasi kanë blerë me çmime më të larta, qoftë lëndë të parë, gjysmë-produkte apo produkte finale.

“Ky inflacion në Kosovë është dyshifror dhe është shumë i lartë. Në qoftë se hyjmë në strukturën e inflacionit, ne shohim se produktet ushqimore kanë dominuar dhe kanë shkuar me ngritje të çmimeve deri në 40 për qind ose ka raste edhe deri në 50 për qind. Kjo ka qenë shumë shqetësuese për këtë vit [2022]”.

Lexo edhe:

Shefi i Bankës Qendrore Evropiane pret “rënie të shpejtë” të inflacionit

Shefi i Bankës Qendrore Evropiane: Pritet rënie e shpejtë e inflacionit

“Për sa i përket vitit 2023, unë jam më optimist – sidomos në gjysmën e dytë të vitit, e mbase edhe nga muaji prill ose maj të nisë të bjerë inflacioni, e po ashtu edhe çmimet”, thotë Rafuna për Radion Evropa e Lirë.

Rritja e çmimeve në Kosovë, por edhe gjetiu në botë ka nisur nga fundi i vitit 2021, për shkak të çrregullimeve në tregje që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit. Rritja ka vazhduar me ritëm më të shpejtë nga shkurti i vitit të kaluar, kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës.

Rritje kanë pësuar pothuajse të gjitha produktet e shërbimet në Kosovë – nga buka e mielli deri te rryma e patundshmëritë. Paga mesatare në vend është rreth 480 euro, ndërsa ajo minimale sillet nga 130 në 170 euro.

Në disa anketa që ka realizuar REL me qytetarë në Prishtinë, shumë kanë thënë se e kanë më të vështirë të sigurojnë produktet e nevojshme.

Berim Ramosaj, profesor i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se edhe gjatë vitit 2023, Kosova do të përballet me inflacion, por trendi i rritjes do të jetë më i ngadalshëm.

Ai vlerëson se inflacioni do të mund të futet në korniza të kontrollueshme vetëm pas një ose dy vjetësh.

Por, për të pasur një pasqyrë reale lidhur me inflacionin në Kosovë, nuk duhet bazuar vetëm në çmimet e ngritura të produkteve bazike për qytetarët, por edhe te sasia e parave në qarkullim, thotë Ramosaj.

Ai thekson se Banka Qendrore e Kosovës nuk e ka të drejtën e kontrollimit të sasisë së parave që janë në qarkullim, sepse, pavarësisht se në Kosovë monedhë zyrtare është euroja, vendi nuk është pjesë e Eurozonës dhe, rrjedhimisht, nuk e gëzon të drejtën e vendimmarrjes për sasinë e parave në qarkullim.

“Ne do të jemi në trend të rritjes ose të rritjes më të ngadalshme të inflacionit, ngjashëm sikurse vendet e tjera në rajon. Por, te ne reflekton më shumë. Ka vende ku inflacioni e stimulon zhvillimin, ngase është një lloj përshpejtuesi në kuptimin e rritjes së sasisë së parave, rritjes së kërkesës, rritjes ekonomike… Te ne, refleksionet nuk janë aq pozitive, duke marrë parasysh se bilanci tregtar i Kosovës është mjaft i papërshtatshëm, në kuptimin e raportit eksport-import”, thotë Ramosaj për Radion Evropa e Lirë.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, nga janari deri në nëntor të vitit 2022, Kosova ka eksportuar produkte në vlerë prej rreth 850 milionë eurosh, ndërsa ka importuar produkte në vlerë mbi pesë miliardë euro. Rrjedhimisht, deficiti tregtar i Kosovës për muajt janar-nëntor 2022 ka arritur në 4.2 miliardë euro.

“Të ulen tatimet”

Kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, thotë se në shumë vende të botës, qeveritë kanë ndërmarrë masa për zbutjen e efekteve të inflacionit, duke i ndihmuar qytetarët e tyre madje edhe me subvencione.

Subvencionimin e grupeve të caktuara shoqërore e ka bërë edhe Qeveria e Kosovës përmes pakove të ndryshme financiare. Në një periudhë, ajo po ashtu ka vendosur çmime tavan – apo maksimale – për derivatet e naftës.

Rafuna thotë se Qeveria mund të marrë edhe masa të tjera që mund të ndikojnë në zbutjen e inflacionit.

“Për shembull, ulja e tatimeve. Në këtë kohë, të ulet për shembull tatimi i akcizës ose të hiqet fare për disa produkte – në qoftë se kjo ndikon në uljen e çmimeve. Pastaj, mundësia për t’i subvencionuar kompanitë, të cilat subvencione më pas mund t’ua bartin punëtorëve të tyre. Ka shumë masa, por është vetëm çështje e analizave. Gjithmonë, thirrja jonë, si OEK, ka qenë që të ulemi bashkë me ministritë përkatëse dhe ta përgatisim një pako për bizneset. Duke i ndihmuar bizneset, i ndihmon edhe qytetarët”, thotë Rafuna.

REL kontaktoi Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Financave për t’i pyetur se si planifikojnë ta luftojnë ose menaxhojnë rritjen e inflacionit në vitin 2023, por nuk mori përgjigje prej tyre.

“Të rriten formaliteti dhe kursimet bankare”

Profesori Ramosaj thotë se ekzistojnë një mori masash që mund të ndikojnë në zbutjen e inflacionit, por, sipas tij, Kosova duhet t’iu qaset atyre që mund të jenë të zbatueshme për të.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës, mes tjerash, duhet t’iu qaset politikave të taksave dhe politikave të rritjes ekonomike, duke u bazuar në stimulimin e sektorëve të caktuar, që kanë efekt të drejtpërdrejtë në rritje ekonomike.

Hyrja e parave përmes kanaleve joformale në Kosovë, thotë Ramosaj, e pengon zbutjen e inflacionit.

“Zvogëlimi i këtyre sektorëve joformalë, respektivisht rritja e formalitetit në përgjithësi në biznes, është faktor që mund të japë rezultate. Së dyti, nëse ka aq aftësi [Qeveria e Kosovës] që t’i rrisë normat e interesit për kredi dhe, në njëfarë mënyre, ta bëjë atraktiv konceptin e kursimeve… Ka mundësi që një pjesë e madhe e mjeteve të lira të qytetarëve të shkojnë nëpër banka, të kursehen dhe ato nuk krijojnë kërkesë të re në treg. Kjo ka efekt kundër inflacionit, menjëherë”, thotë Ramosaj.

Ai shton se këto janë masa kozmetike, por që mund të ndikojnë në zbutjen e inflacionit.

Sipas një dokumenti të publikuar në tetor të vitit 2022 nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, shkalla e inflacionit për çmimet mesatare për konsumatorë në Kosovë ka qenë 12 për qind, në Maqedoninë e Veriut ka qenë 10.6 për qind, në Shqipëri 6.2 për qind, në Mal të Zi 12.8 për qind, në Serbi 11.5 për qind, në Bosnje e Hercegovinë 10.5 për qind dhe në Kroaci 9.8 për qind.

Sipas Bankës Botërore, në vitin 2021, Kosova shënoi rritje ekonomike prej 10.5 për qind, ndërsa në vitin 2022, rritja ekonomike nuk ishte më shumë se 3.1 për qind. Për vitin 2023, Banka Botërore parasheh që rritja ekonomike në Kosovë të jetë ndërmjet 3 dhe 4 për qind.

Banka Qendrore e Kosovës ka paraparë që inflacioni në vitin 2023 të jetë rreth 6.2 për qind.

Në Eurozonë, ndërkaq, inflacioni ka prekur rekord në tetor, duke arritur në 10.7 për qind. /REL

Etiketa: ekonomiinflacionikrizë

Lajme të lidhura

Shefi i Bankës Qendrore Evropiane pret “rënie të shpejtë” të inflacionit
AKTUALITET

Shefi i Bankës Qendrore Evropiane pret “rënie të shpejtë” të inflacionit

19:05 : 29/03/2023
Shefi i Bankës Qendrore Evropiane: Pritet rënie e shpejtë e inflacionit
BOTA

Shefi i Bankës Qendrore Evropiane: Pritet rënie e shpejtë e inflacionit

14:12 : 29/03/2023
Banka Botërore paralajmëron për ‘një dekadë të humbur’ në rritjen e ekonomisë botërore
AKTUALITET

Banka Botërore paralajmëron për ‘një dekadë të humbur’ në rritjen e ekonomisë botërore

15:39 : 28/03/2023
DW: Austria interes gjeopolitik dhe ekonomik në Shqipëri
AKTUALITET

DW: Austria interes gjeopolitik dhe ekonomik në Shqipëri

13:42 : 28/03/2023
Turizmi solli një rekord prej 1 mld € të ardhurash në 2022, nuk kursehen as shqiptarët jashtë
AKTUALITET

Turizmi solli një rekord prej 1 mld € të ardhurash në 2022, nuk kursehen as shqiptarët jashtë

13:56 : 27/03/2023
BSH rrit në 2.25% normën e interesit, inflacioni më i lartë sesa pritej
AKTUALITET

Inflacion më i lartë nga ç’pritej, BSH i rikthehet shtrëngimit të politikës monetare

20:41 : 23/03/2023
Para
Zemra e Saimir Sulës për trafik organesh? E motra akuza të forta Ramës dhe Manjës

Zemra e Saimir Sulës për trafik organesh? E motra akuza të forta Ramës dhe Manjës



TË GJITHA

Gjermania prezanton projekligjin për emigracionin, fokus punëtorët nga Ballkani

Gjermania prezanton projekligjin për emigracionin, fokus punëtorët nga Ballkani

21:37 : 29/03/2023
Manchester United në sulm për Harry Kane, ofron 80 milionë paund

Manchester United në sulm për Harry Kane, ofron 80 milionë paund

21:33 : 29/03/2023
Këlliçi sqaron deklaratën e bujshme: E vërteta e biletës së urbanit që do heq

Këlliçi sqaron deklaratën e bujshme: E vërteta e biletës së urbanit që do heq

21:30 : 29/03/2023
Hajde 5 mijë lekë vota…!

Hajde 5 mijë lekë vota…!

21:24 : 29/03/2023
Lëvizja e Bayern Munchen për të larguar Nagelsmann, Kroos: Jam i habitur

Lëvizja e Bayern Munchen për të larguar Nagelsmann, Kroos: Jam i habitur

21:00 : 29/03/2023
Sherri që tronditi Kavajën, Rexha u vra në sy të gruas dhe fëmijës së mitur

Sherri që tronditi Kavajën, Rexha u vra në sy të gruas dhe fëmijës së mitur

20:44 : 29/03/2023
DETAJE nga vrasja e dyfishtë në Kavajë/ “Mirë që s’na kapi plumbi”, flasin dëshmitarët

DETAJE nga vrasja e dyfishtë në Kavajë/ “Mirë që s’na kapi plumbi”, flasin dëshmitarët

20:44 : 29/03/2023




RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com