• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbyllja e 56 shkollave/ PD: 8 mln €‎ për mësim online, pse nuk funksionon platforma?

15:14 : 21/01/2023
në AKTUALITET, POLITIKE
Lili Sula

Lili Sula

Lexo edhe:

Emri/ PD përzgjedh kandidatin për kryebashkiak në Mat

PD nis procedurat për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj: Ka shkelur Kushtetutën

Partia Demokratike, ka reaguar pas njoftimit të Ministres së Arsimit, Evis Kushi, për mbylljen e 56 shkollave pa afat, për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Në një deklaratë drejtuesja e departamentit të arsimit në PD, Lili Sula shprehet se mbyllja e shkollave, tregon dështimin e qeverisjes dhe arsimit në vend.

Sula kujton dy platformat e mëdha online, të cilat u krijuan për zhvillimin e procesit mësimor gjatë pandemisë, teksa ngre pyetjen përse këto platforma nuk vendosen në shërbim.

“Ministrja Evis Kushi “duhet të sqarojë ku janë platformat digjitale “E – learning System”dhe “Sokrates” me vlerë miliona euro, si dhe t’u thotë nxënësve, mësuesve e prindërve pse nuk po funksionon platforma SMIT me vlerë 8 milionë euro për mësim online””, u shpreh ndër të tjera Sula.

Ajo shtoi se Kushi duhet të japë shifra të sakta e të mbajë përgjegjësi për braktisjen e arsimit prej të rinjve e largimin e tyre nga vendi, për shkollat e bashkuara e klasat kolektive të nxënësve dhe rritjen e analfabetizmit funksional.

Reagimi i PD

Ministrja e arsimit, Evis Kushi, ka mbyllur 56 shkolla të arsimit parauniversitar për shkak të reshjeve të shiut.

Ndërsa fliste për struktura të ministrisë së arsimit në terren, sikur të jenë stafe të ndihmës së shpejtë ose të infrastrukturës urbane, Kushi bashkë me stafin e saj duhej të angazhoheshin menjëherë që mësimi për fëmijët, gjatë këtyre ditëve që nuk do të shkojnë në shkollë, të zhvillohet online. Ministrja ka pasur njoftim ditë më parë nga ministri i mbrojtjes  Niko Peleshi dhe nuk mori asnjë masë, ndërkohë që vetë është në botën e çudirave të krijuar nga vetë ajo.

Mbyllja e shkollave nga reshjet e shiut këto ditë e nga bora, që pritet të bjerë, nuk do të thotē pezullim e ndalim të procesit mësimor, por alternim të tij, duke e zhvilluar mësimin tërësisht online përmes platformës “E – learning system”, të cilën në 9 vitet e qeverisjes Rama dhe në analizën e vitit 2022, ministrja e cilësoi si një arritje të madhe dhe të suksesshme.

Zonja Kushi duhet të sqarojë ku janë platformat digjitale “E – learning System”dhe “Sokrates” me vlerë miliona euro, si dhe t’u thotë nxënësve, mësuesve e prindërve pse nuk po funksionon platforma SMIT me vlerë 8 milionë euro për mësim online.

Prej vitesh, arsimi ynë parauniversitar është në krizë të thellë dhe kinse reformat e ndërmarra kanë dështuar.

Znj. Kushi duhet të japë shifra të sakta e të mbajë përgjegjësi për braktisjen e arsimit prej të rinjve e largimin e tyre nga vendi, për shkollat e bashkuara e klasat kolektive të nxënësve dhe rritjen e analfabetizmit funksional.

Znj Kushi duhet të thotë të vërtetën sa dhe pse ka rënë numri i nxënësve në arsimin 9 – vjeçar dhe të mesëm. Për vitin shkollor 2022-2023, numri i nxënësve që u regjistruan në klasën e parë, është mbi  5% më pak se viti 2021 2022.

Ministrja Kushi duhet të turpërohet dhe të mbajë përgjegjësi, për faktin se në këtë vit shkollor, vetëm në klasën e 10 të arsimit të mesëm, janë regjistruar mbi 9% më pak nxënës se një vit më parë.

Ministrja Kushi duhet të sqarojë qytetarët sa është numri i mësuesve të cilët u gjendën pa punë vetëm për shkak të rënies së numrit të nxënësve.

Ministrja Kushi duhet  t’u thotë të vërtetën qytetarëve për shkollat me dy turne në shumicën e shkollave në Tiranë dhe në disa qytete të mëdha, për klasat me mbi 35 nxënës, për dështimin e orëve 90 min e të detyrave të portofolit, ndaj sot, në vitin e 10 të qeverisjes së Rilindjes, as që mund të flitet për barazi dhe cilësi në arsim.

Për këto arsye Ministrja Kushi nuk lejon të  publikohet Raporti vjetor i Arritjeve të sistemit arsimor parauniversitar, që është detyrim ligjor (neni 25, gërma ë)

Askush nuk mund të gënjejë popullin për shkolla komunitare që lehtësojnë prindërit. Askush nuk mund të gënjejë për laboratorë smart për mësimin e TIK e të lëndëve të tjera, ndërkohë që në këto ditë janari nxënësit nuk kanë asnjë ngrohje në klasë e në disa shkolla të tjera të zonave, që i ka pushtuar uji, tavani po i bie fëmijëve në kokë.

Askush  nuk mund të gënjejë më për kualifikimet  e zhvillimin profesional të mësuesve, të cilat janë kthyer në skema zhvatjeje për mësuesit, as për trajtimin e tyre financiar kur dihet se gjithë ajo punë misionare që kryejnë ata është e keqpaguar.

Askush nuk mund të marrë peng arsimin me aplikacione digjitale për të shantazhuar mësuesit në prag të fushatës.

Arsimi është sistem ekzistencial e themeltar i kombit, ndaj bëjmë të qartë se kushdo që e përdor atë, së shpejti do të përballet me forcën e ligjit.

Etiketa: evis kushiLili Sulambyllja e shkollavePD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Emri/ PD përzgjedh kandidatin për kryebashkiak në Mat

16:54 : 08/10/2025
AKTUALITET

PD nis procedurat për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj: Ka shkelur Kushtetutën

16:35 : 08/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Shqiptarët kanë humbur të drejtën e procesit ligjor, qindra të vrarë për vetëgjyqësi

13:35 : 08/10/2025
AKTUALITET

Konferenca e Kryetarëve/ Ina Zhupa: Kuvendi është kthyer në zgjatim të qeverisë

10:59 : 08/10/2025
AKTUALITET

Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve, PD dhe PS me kërkesa për ngritjen e komisioneve të posaçme

09:06 : 08/10/2025
AKTUALITET

Bardhi: Balluku e vetmja politikane pa shkollë që u bë numri dy i qeverisë

21:16 : 07/10/2025
Para

U kapën duke punuar në “shtëpi bari", burg për 10 shqiptarët në Belgjikë

TË GJITHA

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

18:18 : 08/10/2025

Ekspertët e fluturimeve zbulojnë pse nuk duhet të uleni kurrë në fund të një avioni

18:10 : 08/10/2025

Jul Deda reagon pas kandidaturës së Flor Binajt për Bashkinë e Tiranës: Kur doja të kandidoja, nuk më latë

18:07 : 08/10/2025

Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti i parë miliarder

17:58 : 08/10/2025

Pse CEO i ri i ONE Albania duhet të dalë jashtë hijes së Veliajt

17:46 : 08/10/2025

Dronët kamikazë “Skydagger” arrijnë në Kosovë, Kurti: Ndërtojmë një ushtri me zhvillimet e reja teknologjike

17:37 : 08/10/2025

Me 23 mijë euro cash dhe dokumente false, 6 persona ndalohen në aeroportin e Rinasit

17:31 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com