• Kontakt
Sunday, October 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi LAJMI I FUNDIT

Bisedimet për anëtarësimin në NATO/ Ankaraja anulon vizitën e ministrit suedez

17:32 : 21/01/2023
në LAJMI I FUNDIT, RAJONI

Turqia të shtunën anuloi vizitën e ministrit të Mbrojtjes të Suedisë për shkak të një proteste të planifikuar nga ekstremistët e krahut të djathtë në Stokholm, duke nxitur krizë të re lidhur me bisedimet dypalëshe për anëtarësim në NATO.

Turqia është zemëruar nga leja që ka marrë Rasmus Paludan – një politikan suedezo-danez, veprimet anti-islamike të të cilit vitin e kaluar nxitën trazira në Suedi – për të organizuar një protestë para Ambasadës turke në Stokholm.

Një ditë pasi thirri në bisedë ambasadorin suedez për të diskutuar për këtë çështje, Ankaraja njoftoi për anulimin e vizitës së ministrit të Mbrojtjes së Suedisë.

Kjo vizitë synonte tejkalimin e kundërshtimeve të Turqisë që Suedia të anëtarësohet në NATO.

“Në këtë pikë, vizita e ministrit të Mbrojtjes së Suedisë, Pal Jonson, në Turqi më 27 janar ka humbur rëndësinë dhe kuptimin, prandaj ne anuluam vizitën”, tha ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar.

Lexo edhe:

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

Analiza: Dronët për Kosovën hijezojnë “epokën e artë” mes Serbisë dhe Turqisë

Jonson po ashtu konfirmoi vendimin për shtyrjen e vizitës, vendim që sipas tij u mor në bashkëpunim me Akar në bazën ajrore amerikane në Ramshtajn të Gjermanisë të premten

“Raportet tona me Turqinë janë shumë të rëndësishme dhe me presim të vazhdojmë dialogun për çështje të përbashkëta të sigurisë dhe për çështje të mbrojtjes në një takim të ri”, tha ai.

Paludan kishte shprehur qëllimin e tij që të “digjte Kuranin”, librin e shenjtë të islamit, gjatë protestës të së shtunës.

Në prill të vitit të kaluar, Paludan kishte njoftuar një “turne” për djegien e Kuranit gjatë muajit të shenjtë islam të Ramazanit, gjë që nxiti trazira në Suedia.

Protesta u mbajt të shtunën në masa të rrepta sigurie. Rreth 100 persona – përfshirë një numër i madh gazetarësh  u mblodhën para Ambasadës turke në Stokholm.

Paludan dogji librin e shenjtë të myslimanëve, teksa sulmoi islamin dhe migrimin në Suedi.

“Nëse mendoni se nuk duhet të ketë liri të shprehjes, jeto diku tjetër”, tha ai.

Një numër i vogël i protestuesve pro-Turqisë protestuan në anën tjetër të rrugës, ku gjendet Ambasada turke.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, kritikoi autoritetet suedeze për dështimin që të ndalonin protestën.

“Është veprim racist, nuk ka të bëjë me lirinë e shprehjes”, tha ai.

Zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin, tha se protesta inkurajoi “gjuhë të urrejtjes dhe islamofobinë”.

Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar, Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO. Por, atyre u duhet miratimi në Parlamentin turk që t’i bashkohen aleancës perëndimore ushtarake.

Por, Ankaraja ka paraqitur disa kërkesa për Suedinë, siç është ekstradimi i personave që ajo i akuzon për terrorizëm apo që kanë qenë pjesë e grusht-shtetit të dështuar ushtarak të vitit 2016.

Turqia argumenton se Suedia nuk ka bërë mjaftueshëm sa i përket shtypjes së grupeve kurde, që Ankaraja i sheh si “terroristë”./REL

Etiketa: natoprotestesueditakimTurqi

Lajme të lidhura

BOTA

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025
BOTA

Analiza: Dronët për Kosovën hijezojnë “epokën e artë” mes Serbisë dhe Turqisë

16:51 : 10/10/2025
AKTUALITET

Paga dhe siguri, minatorët e Spaçit paralajmërojnë grevë urie nëse kushtet nuk përmbushen

16:26 : 10/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

20:55 : 09/10/2025
AKTUALITET

Minatorët në protestë përpara Parlamentit: Ne vritemi për bukë, deputetët marrin 4 000 €

11:05 : 09/10/2025
BOTA

Carney takon Trumpin në kërkim të ‘marrëveshjes më të mirë për Kanadanë’

12:52 : 07/10/2025
Para

Berisha nga Laçi: Me PD lindi pluralizmi, 32 vite më parë kishim aspirata e ideale

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Dielë 12 tetor 2025

22:58 : 11/10/2025

Rey Manaj ndez zemrat kuqezi! Shqipëria mposht Serbinë dhe prek ëndrrën e Botërorit

22:47 : 11/10/2025

Vrasja e pronarit grek dhe shqiptarit, zbardhen detaje nga hetimet: Ja itinerari që ndoqi autori

22:33 : 11/10/2025

EMRI/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë pa leje, kush është polici i arrestuar në Fushë-Krujë

22:21 : 11/10/2025

Kushner dhe Ivanka Trump, thirrje për paqe në Gaza

22:07 : 11/10/2025

Ndërron jetë aktorja Diane Keaton, fituese e çmimit Oscar

22:02 : 11/10/2025

Ish-kreu i SHISH: Shqipëria ishte në shënjestër të një sulmi terrorist, mora sinjal nga një shërbim partner

21:48 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com