• Kontakt
Saturday, October 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Patronazhimi i administratës/ Si qeveria e shfrytëzon për “like” dhe “share”

14:27 : 20/01/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Aplikacioni “Akt1visti” risjell shqetësimin e shfrytëzimit dhe kontrollit të administratës nga mazhoranca, në prag të zgjedhjeve lokale 2023.

Aplikacioni u lajmërua nga Rama në fund të vitit të kaluar. Në një video të postuar në rrjetin social “Instagram”, Rama shprehej: “Patronazhisti, patronazhit, është ç‘është, por aktivisti… Nuk keni parë gjë akoma”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Qëllimi i postimit në dukje misterioz asokohe u zbulua për publikun e gjerë javën e kaluar. Ishte i pari eksperti i IT, Gent Progni e më tej raportimet në media dhe denoncimet e opozitës që treguan se ky aplikacion ishte një formë kontrolli ndaj administratës dhe shfrytëzimi të saj për të rritur aktivitetin e kryeministrit dhe anëtarëve të qeverisë në rrjetet sociale.

Lexo edhe:

Hetimet për Portin e Limionit/ Qori: SPAK të marrë në pyetje Ramën, çdo vendim mban firmën e tij

Mazhoranca miraton në Kuvend ligjin e ri për mbetjet pa sqaruar kostot financiare

Talant Balla, nga kampi i mazhorancës, mbrojti aplikacionin, duke u shprehur se “gjithçka është e bazuar në parimet e respektimit të mbrojtjes të të dhënave personale dhe në respekt të ligjit zgjedhor”.

Por, a është e vërtetë kjo? A po respektohen të dhënat personale me përdorimin e këtij aplikacioni.

Eksperti i IT, Gent Progni shpjegon se përmes “app-it”, përdoruesve mund tu kontrollohen aktivitetet në rrjetet sociale, që nga “pëlqimet” e deri te mesazhet.

“Drejtorët e administratës detyrojmë punonjësit të instalojnë aplikacionin dhe ti bëjnë ‘authenticate-r’. Dhe kur e bën këtë aplikacioni ka të drejtë të shohë gjithëçka që ti bën në rrjetet e tua sociale, që nga leximi i mesazheve e deri te share-t e like-t, etj”, shpjegon Progni në një prononcim për Boldnews.al.

Çfarë ndodh më pas?

Progni shpjegon se bëhen raporte për sektorë të ndryshëm të administratës të cilat dorëzohen në zyrat e ministrive të linjës e më tej edhe te kryeministri. Pas kësaj, kryhet një analizë dhe krijohet një sistem pikëzimi për përdoruesit – punonjëset e administratës, të cilët në bazë të të performancës shpërblehen apo penalizohen. Analizat, sipas ekspertit, janë periodike – 1 ose 2 javore dhe në bazë të tyre punohet me fushata manipuluese në rrjetet sociale.

Këtë të Premte, në një postim në faqen e tij në FB, Progni zbuloi të dhënat e raportit të javës së kaluar.

“S’kemi probleme të tjera ne shqiptaret, sa qeveria ka kohe të merret me statistikat e Facebook, vendosen fondet dhe aft site apo mos aftesite e ministrave, drejtoreve dhe administratës”, kritikon Progni mekanizmin që po përdoret nga mazhoranca.

 

Meraku i kryeministrit Edi Rama për rrjetet sociale është i njohur prej vitesh tashmë. Në 2018-ën, ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka do të shprehej se diskutimi për performancën në rrjetet sociale, zë një hapësirë të konsiderueshme kohore në mbledhjet e Ramës me ministrat.

Mbledhjen e tij të parë do ta përshkruante me këto fjalë:

“Në mbledhjen e parë të qeverisë Shqiptare ku mora pjesë (7 Nëntor), fliste vetëm një individ, Kryeministri (KM) i vendit ndërsa të tjerët mbanin shënime. Pjesa e parë ishte formale, KM i vendit lexonte vendimet dhe vetë pohonte ‘Miratohet’. Pas kësaj pjese formale, u lumturova sepse kishte një minutazh të caktuar për diskutim, dhe tema ishte: Performanca e Ministrive. Ku ka temë më të bukur dhe më të rëndësishme se kjo. Mendova vlerësues i përformancës do ishin objektivat, zbatimi i reformës, por JO. Në ekran projektohet një tabelë ku në krah të majtë ishin renditur Ministritë, dhe përkrah çdo ministrie ishte numri i ‘Pëlqimeve’ (Likes), Shpërndarjeve (Shares) në Facebook, ‘Retweet’ në Twitter, dhe ‘Pëlqimet’ në Instagram. O Zot mendova, ku jam?! Ndërkohë që vendi im ka shumë probleme ekonomike dhe sociale, qeveria shqiptare harxhon kohë të vlefshme dhe diskuton ‘Pëlqimet’ dhe ‘Shpërndarjet’ në rrjetet sociale…”

Sipas tij, kryeministri mbajti 20-30 minuta diskutim për performancën e dobët që ministritë kishin bërë në rrjetet sociale, dhe e cilësoi skandaloze që kishte dhe zv.ministra që merrnin 2 “pëlqime”.

“Qeveria shqiptare lufton për formën (fasadën) dhe jo përmbajtjen (zbatimi i reformës, treguesit ekonomik, cilësia në arsim etj)”, do të argumentonte Muka.

Që prej atëherë, duket se qasja e qeverisë mbetet e njëjtë.

Etiketa: Akt1vistiaplikacionEdi RamaGent Progni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hetimet për Portin e Limionit/ Qori: SPAK të marrë në pyetje Ramën, çdo vendim mban firmën e tij

21:58 : 17/10/2025
AKTUALITET

Mazhoranca miraton në Kuvend ligjin e ri për mbetjet pa sqaruar kostot financiare

18:21 : 17/10/2025
AKTUALITET

‘Asgjë s’e ngop më Ramën’/ Bardhi: Kërkon t’i marrë opozitës edhe Këshillin Kombëtar të Integrimit!

16:52 : 17/10/2025
AKTUALITET

Projekti “Sfera” do zëvendësojë “Asllan Rusin”, fitues doli miku i Ramës, Ilir Trebicka

09:09 : 17/10/2025
AKTUALITET

“Gjykata Speciale, një turp, e politizuar”/ Bushati: Rama ka qenë ndër lobuesit që të miratohej!

23:05 : 16/10/2025
AKTUALITET

BIRN: Protesta e veteranëve të UÇK-së nxit tensione të reja midis Kosovës dhe Shqipërisë

18:23 : 16/10/2025
Para

Dëme të mëdha nga përmbytjet në Kosovë

TË GJITHA

Kosova pranohet në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian

15:59 : 18/10/2025

Tre shqiptarë rrahin brutalisht një italian për t’i grabitur orën Rolex

15:49 : 18/10/2025

Aksident i rëndë në Ferizaj, lëndohen 5 anëtarë të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve

15:38 : 18/10/2025

Bujqësia kërkon subvencione/ Skandali me fondet IPARD pakësoi financimet, ekspertët: Të paguhet nga buxheti

15:29 : 18/10/2025

U konfliktua me disa persona dhe i kërcënoi me armën e shërbimit, nis hetimi ndaj policit të Kamzës

15:19 : 18/10/2025

Ish-diplomati rus i përfshirë në skandalin “McGonigal” dënohet me dy muaj burgim

15:08 : 18/10/2025

“Po na cenoni aktivitetin politik”/ Tom Doshi ankohet te Celibashi, kërkon zyra nga shteti në gjithë vendin

14:55 : 18/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com