• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga skandali me “Fondin” te arrestimi pas “videos së bananes”/ Kush është farmacisti Hysni Roçi

11:45 : 19/01/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Hysni Roçi, farmacisti i arrestuar në Tiranë për kontrabandë barnash, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë.

Disa vite më parë, farmacisti Hysni Roçi u arrestua dhe gjykua si një ndër personat e përfshirë në skemën e mashtrimit të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Skemë, që sipas hetimeve të prokurorisë, çoi në përvetësimin e 56 milionë lekëve të reja nga protagonistët.

Arrestimi

Policia konfirmoi këtë të Enjte se vuri në pranga 53-vjeçarin Roçi për veprat penale: “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Arrestimi erdhi një ditë pas transmetimit të një videoje të emisionit “Stop”, ku Hysni Roçi i premton një zonjë për ti siguruar në mënyrë ilegale një medikament për abort.

Lexo edhe:

Onkologjiku/ Ky është Florian Marku, pronar i “Flori Farma” u arrestua 3 vite më parë

Goditet kontrabanda e ilaçeve në 89 vende të botës, mes tyre edhe Shqipëria

Në emision, shfaqen po ashtu momente kur farmacisti e ngacmon seksualisht klienten.

Skenat u filmuan në farmacinë e Roçit, që sipas të dhënave në Qendrën e Regjistrimit të Biznesit, ndodhet në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në kryeqytet.

Mashtrimi me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

Çështja bëri bujë në vitin 2015, kur një raport i Njësisë së Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorrupsionit në Kryeministri, pas një letre me dërgues një pensionist, zbuloi skemën e mashtrimit – Disa farmaci lëshonin faturave të falsifikuara për rimbursim ilaçesh, duke shkaktuar dëm qindra miliona lekë për buxhetin e shtetit.

Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet për çështjen në Dhjetor 2015, duke çuar në gjykatë nëntë të akuzuar për përvetësimin e 56 milionë lekëve të rinj, ndërsa paratë nuk u gjetën. Dyshimet ishin se vlera e përfituar nga shkelësit e ligjit ishte disa herë më e madhe se sa shifra e konkluduar nga akuza.

Hysni Rroçi u akuzua për mashtrim.

Sipas njoftimit të prokurorisë në atë kohë, biznesmeni Hysni Rroçi, pronar i disa farmacive në Tiranë, mes gjashtë muajve, nga shtatori 2014 deri në mars 2015, arriti të marrë nga Fondi rimbursime me vlerë 56 milionë lekë (rreth 400 mijë euro), duke bashkëpunuar me katër zyrtarë të degës së Fondit për Tiranën.

Për katër zyrtarë të Fondit, përfshirë ish-drejtorin e Fondit për rajonin e Tiranës Pjerin Xhuvani (i vrarë në Elbasan para zgjedhjeve lokale të vitit 2021) u ngrit akuza për shpërdorim detyre. Ndërsa katër farmacistë u akuzuan për veprën penale të mashtrimit.

Sipas prokurorisë, biznesmeni Hysni Rroçi mori me lejen e farmacistëve të drejtën për përdorimin e licencave të tyre për të krijuar katër farmaci me emrat “Lundër”, “Bërzhitë”, “Adelina” dhe “Nutrimed”. Më pas, ai deklaroi xhiro të stërmadhe të kryer nga këto farmaci, duke kërkuar rimbursime nga Fondi për ilaçet e shitura.

Zyrtarët e Fondit kanë kryer miratimin e rimbursimeve si dhe kanë hartuar kontrolle false duke mundësuar vijimin e mashtrimit.

“Shtetasi Pjerin Xhuvani, në cilësinë e drejtorit rajonal të Fondit të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, ka urdhëruar zyrtarë të tij për të formuluar akte fiktive kontrolli mbi farmacitë e sipërcituara dhe, në përfundim, i ka nënshkruar aktet e kontrollit, duke i hapur rrugë në këtë mënyrë rimbursimit të padrejtë këtyre subjekteve private,” thuhet në njoftimin e prokurorisë të asokohe.

“Po ashtu, edhe zyrtarët e Fondit, të marrë të pandehur në këtë procedim, pavarësisht se ishin në dijeni të plotë të veprimeve të kundërligjshme, kanë nënshkruar akte kontrolle fiktive (të pakryera) për farmacitë, duke lejuar në këtë mënyrë përfitimin e padrejtë të rimbursimit monetar për subjektet private”, vijonte më tej deklarata.

Më 7 Korrik 2016, Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për çështjen.

Hysni Roçi u dënua me katër vite burg.

Etiketa: barna kontrabandefarmacistiHysni Roçi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Onkologjiku/ Ky është Florian Marku, pronar i “Flori Farma” u arrestua 3 vite më parë

14:33 : 29/06/2024
AKTUALITET

Goditet kontrabanda e ilaçeve në 89 vende të botës, mes tyre edhe Shqipëria

17:02 : 31/10/2023
AKTUALITET

Arrestohet farmacisti i “bananes” në Tiranë (Akuzat)

10:41 : 19/01/2023
AKTUALITET

Gruaja kërkon pilula për abort, farmacisti e kap me zor për të bërë seks: Do banane?

21:24 : 18/01/2023
Para
Elvis Roshi

Ish kryebashkiaku Roshi del nga SPAK, ia ‘mbath’ me vrap nga gazetarët (VIDEO)

TË GJITHA

Horoskopi, 29 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/06/2025

Korriku pritet të jetë muaji më i nxehtë i dekadës së fundit

22:48 : 28/06/2025

47 vatra zjarri ditën e sotme në Shqipëri, 2 prej tyre vijojnë aktive

22:37 : 28/06/2025

Aksion në Tiranë! Makina merr përpara barrierat ndarëse dhe pemën, arratiset por i bie targa

22:22 : 28/06/2025

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

22:01 : 28/06/2025

A do ketë një shkrirje mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

21:50 : 28/06/2025

Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën në Ukrainë

21:34 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com