Monika Kryemadhi ka sjellë këtë herë me pamje dhe video skemën e mashtrimit në inceneratorin e Tiranës. Në studion e “Opinion” teksa ajo shpjegonte me detaje se çfarë ndodh në Landfilldin e Tiranës, një dron fllmonte në kohë reale aktivitetin e koompoanisë.
Nëpërmjet një video deputetja e Partisë së Lirisë ka treguar se plehrat nuk kalojnë nga asnjë lloj procesi për tu vlerësuar nëse janë për ricklim, djegie, apo kapsulim.
Video tregon qartë se inceneratori i Tiranës është në fakt një landfill që nuk kryen asnjë proces përveçse groposjes së mbetjeve.
Monika Kryemadhi ka rikthyer edh enjëherë në vëmendje atë se çfarë ka ndodhur me plehrat e Tiranës, dhe mashtrimin e Erion Veliajt. Sipas saj në Landfilldin e Tiranës nuk bëhet asnjë ndarje dhe se e gjith aajo që ndodh është një krim dhe mashtrim me qytetarët.
Ajo madje i bëri thirrje SPAK që mund të vijë direkt në Televizion dhe të marrë si provë planet e saj. Investigimi ka nisur që në verë dhe sipas Kryemadhit është bërë nga një grup të rinjsh.
Në videon që u shfaq edhe një herë në Opinion ajo hedh në koshin e mbeturinave një qese fosforoshente me mbeturina të riciklushme për të gjurmuar procesin të trajtimit te mbetjeve.
Ne pamjet e publikuara nga Kryemadhi shihej se kamioni që merr mbetjet në kryeqytet, edhe pse qytetarët sipas saj i seleksionojnë mbetjet, i depozitonte në të njëjtin vend me mbetjet e tjera.
Pra gjurmimi i qeses fosforoshente me dron le te kuptohet qartë se në inceneratorin e Tiranës nuk kryhet asnjë poces, me mbeturinat qw thjesht hidhen dhe groposen. Kjo shpjegon se në landfill nuk kryhet asnjë proces tjetër per të cilin kompania paguhet 29 euro për ton.
DISKUTIMI:
Monika Kryemadhi: Vajtëm në Sharrë, kam vajtur si çdo njeri tjetër, i kam vajtur vërdallë, që kur kemi bërë denoncimin e serës së famshme. Jo gazetarët nuk kanë vajtur, ata kanë shkuar vetëm kur i ftuar kryetari i Bashkisë. Ajo çfarë bëmë ne padinë juridine, më pas edhe me evazionin fiskal, erdhën në momentin që menjëherë pas kësaj ishte rasti i Korrikut që ka qenë indicia e parë. Mund të nxirrni videon që thotë është Korriku… Video me thesin e verdhë vjen si moment pas 3, 4 muajsh që ne kemi ndjekur gjithë procesin.
Blendi Fevziu: Ku e hodhe qesen, në çfarë zone të Tiranës?
Monika Kryemadhi: E kam hedhur diku në Laprakë, kjo makinë u ndodh në të gjitha pikat e grumbullimit, hyn në Incenerator, peshohet dhe më pas bëhet diferenccimi i mbetjeve. Ja momenti kur vijnë të gjitha makinat, pasi procesi i grumbullimit të mbetjeve bëhet nga 3 kompani. Kjo është qesja fosforeshente
Blendi Fevziu: E kapët me dron pamjen?
Monika Kryemadhi: Po patjetër, është sfungjer me material të riciklueshme, që në moemntin që futet në makinë shtypet dhe më pas rikthehet në formën e hapur. Makina e ka derdhdur në vend depozitimin e vjetër të Sharrës. Nuk e ka derdhur në landfill.
Blendi Fevziu: Po landfill shërben ai…
Monika Kryemadhi: Jo zoti Fevziu, këtu është problemi i lojërave. Ja, 50 metra katrorë ka mbjellë me lule e pemë. Patjetër që ka bërë landfill të ri.
Monika Kryemadhi: Peshohet, normalisht duhet të hyjë në kapanon.
Blendi Fevziu: As ky nuk hyri në kapanon?!
Monika Kryemadhi: Po sigurisht që as ky. Edhe pse njerëzit i kanë diferencuar mbetjet.
Blendi Fevziu: Po por përderisa i kanë diferencuar njerëzit, ku shkojnë?
Monika Kryemadhi: Kot i diferencojnë njerëzit. Te gropa e vjetër, venddepozitimi i vjetër i Sharrës.
Blendi Fevziu: Pra pavarësisht se njerëzit i kanë ndarë letrat më vete, mbetjet më vete, ai i bashkon të gjitha bashkë.
Monika Kryemadhi: I bashkon përsëri.
Blendi Fevziu: Po mbase i ndan mbrapa. I ndan atje te gropa.
Monika Kryemadhi: I ndan me dhe sipër?! Nuk ndahen Fevzi. Mbasi varroset diçka nuk mund ta zhvarrosësh, këtë mund ta zhvarrosë vetëm Prokuroria.
Monika Kryemadhi: Kontrata, bashkia Tiranë e ka 29 euro që në 2017-ën. Deri tani ke paguar 24 milionë euro zoti Fevzi.
Blendi Fevziu: Jo jo 29 euro për ton…Dhe ata kanë thënë që do i nxjerrin, t’i incenerojnë mbrapa.
Monika Kryemadhi: Po t’i nxjerrin, t’i shohim. Nxirret dot këtu me dhe?! Shihe si është dheu zoti Fevziu.
Blendi Fevziu: Mbase e incenerojnë me dheun ata.
Monika Kryemadhi: Karrige, shkurre, goma makine, ça nuk ka!
Blendi Fevziu: Vitin e parë thoshte se do paguani 29 euro sepse landifilli ka nevojë të sistemohet. Edhe shteti nuk ka plotësuar disa nga dokumentet që i duhen kompanisë për të nisur incenerimin. Pra, është e vërtetë, nuk po incenerohet! Por ata thonë do i nxjerrim nga gropa dhe do i djegim më mbrapa.
Monika Kryemadhi: Të paktën për aq kohë sa e kam ndjekur është i njëjti process. Landfilli bën filtrimin e ujërave, ndërsa në venddepozitimin e vjetër nuk ka, shkon e gjitha në ujëra nëntokësorë. Për 8 muaj këtu është mbushur me plehra. Sa plastikë ka këtu, metal, qelq, karton ka shumë gjëra.
Blendi Fevziu: Zonja Kryemadhi ne nuk e zgjidhim dot, pse nuk bëni një padi ju, është shumë e thjeshtë. Për zbatimin e kontratës…
Monika Kryemadhi: E kam bërë mor zotëri. E mbani mend se si erdhi policia e ua mori Tan Hoxhën këtu live?
Blendi Fevziu: Ua çova vetë!
Monika Kryemadhi: Të vijë të më marri dhe mua live me këto. Siç më morën për Inceneratorin e Elbasanit dhe e ndanë çështjen pastaj.
Eugen Beci: Duhet të të marrë SPAKU por mos janë të zënë sot me operacionin e Fushë-Krujës.