• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e Armend Xhikës në Britani, u përplasën 2 grupe shqiptarësh (Detajet)

18:58 : 18/01/2023
në AKTUALITET, KRONIKE
Armend Xhika

Armend Xhika

Gjykata e Kurorës në Sheffield të Britanisë së Madhe ka nisur gjyqin për vrasjen e shqiptarit Armend Xhika, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Të martën (17 Janar) para gjykatës dolën Mentor Selmani, 28 vjeç; Marsid Senia, 25 vjeç dhe Mardov Dushku. Të tre ata janë arrestuar në lidhje me këtë ngjarje, por deklaruan se janë të pafajshëm.

Prokurori Samuel Green gjatë seancës ka bërë publike detaje shumë të rënda që tregojnë se kjo ngjarje mund të ishte kthyer në një tragjedi me pasoja shumë më të rënda. Kjo pasi 3 personat më sipër, së bashku me 2 të tjerë, të cilët kanë bërë roje pranë vendit të ngjarjes, kanë qenë duke shkaktuar edhe vdekjen e disa shqiptarëve të tjerë. Gjithçka duket se ka nisur pas një aksidenti rrugor ku janë përplasur dy makina. Në këtë ngjarje janë përfshirë dy grupe shqiptarësh.

Prokurori Green pretendon se 22-vjeçari Xhika vdiq pasi u plagos me thikë në ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e 13 Majit 2021. Një prej shokëve që e shoqëronin 22-vjeçarin është përpjekur që ta shpëtojë të riun dhe e ka dërguar në spital, por fatkeqësisht Xhika nuk ia doli dot. “Pasi Armend Xhika u ngrit në këmbë u ndihmua nga shoku i tij, Altin Kalemi dhe u dërgua fillimisht në shtëpi ndërsa më pas në një spital në Sheffield, ku u shpall i vdekur në orën 20:37”, u shpreh ai.

Më tej, prokurori shtoi se Armend Xhika u dërgua në spital ekzaktësisht në orën 20:12.

Lexo edhe:

Angli/ 28-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në rrugë, dy persona nën hetim për vrasje (Emri)

Nënshkruhet traktati Britani-BE për Gjiblatarin/ Çfarë do të ndryshojë në kalimet kufitare?

“Në kontaktin e parë me stafin ai kishte pësuar arrest kardiak. Ata ushtruan mbi të resusitacion kardiopulmonar ose CPR dhe u dërgua në departamentin e emergjencës. Për rreth 10-15 minuta reanimimi u ndërpre dhe Xhika u deklarua i vdekur në orën 20:37 të asaj mbrëmje”, tha Green.

Sipas ekzaminimeve rezulton se Xhika ka pësuar një plagë nga thika në krahun e majtë të kraharorit me një thellësi prej 10 centimetrash. Sipas prokurorit vdekja e të riut është shkaktuar nga një kombinim i hemorragjisë së rëndë, me shumë mundësi si pasojë e një dëmtimi të zemrës dhe mushkërisë jashtë funksionit.

Duke iu referuar ngjarjes, Green tha se mbrëmjen fatkeqe dy grupe shqiptarësh kishin planifikuar të takoheshin. Në njërin grup ishin të akuzuarit, tre prej të cilëve dyshohet se kanë qenë të pajisur me thika dhe tek grupi tjetër ishte viktima dhe shokët e tij.

Green pretendoi se disa nga grupi i të pandehurve mbanin thika dhe armë dhe dërguan dy anëtarë të tjerë për të bërë roje. Ai shtoi se takimi ishte vendosur pasi Xhika duke drejtuar makinën e tij tip ‘Vauxhall Insignia’ kishte përplasur në rrugë një makinë tip ‘Audi’ brenda së cilës ndodheshin dy shqiptarë. Gjatë takimit, një anëtar i grupit të të pandehurve goditi Armend Xhikën dhe pas kësaj nisi dhuna. Sipas prokurorit pjesa më e madhe e sherrit është filmuar në kamerat e sigurisë.

Green u shpreh se grupi i të pandehurve e ndoqi grupin e Xhikës dhe i sulmuan të gjithë ata. Siç thotë prokurori në pamjet e kamerave të sigurisë shfaqet Xhika i cili është goditur disa herë me thikë. Megjithatë ai nuk mund të përcaktojë dot se cili ka dhënë goditjen fatale ndaj shqiptarit. Por prokurori thotë se ata janë përgjegjës për vrasjen.

Përveç Xhikës gjatë sulmit janë sulmuar dhe plagosur edhe 3 shokët e viktimës, Durim Dervishanji, Mikael Kanachi dhe Fatson Dushku. Dervishanji është paraqitur në spital me disa të çara në krahë dhe kokë. Kanachi u paraqit në spital me gjak në kraharor, çarje në mushkëri, një brinjë të thyer dhe dy çarje në pjesën e pasme të gjoksit të tij në përputhje me goditjen me thikë. Ndërsa Fatson Dushku kishte plagë të ndryshme me thikë dukshëm në pjesën e pasme të tij.

Pas arrestimit, Mentor Selmani dhe Marsid Senia nuk kanë dhënë komente. Megjithatë Senia më herët ka bërë një telefonatë në shërbimet e emergjencës ku tregoi se gjithçka kishte ndodhur pas një aksidenti dhe anëtarët e grupit tjetër kishin shkuar atje me thika.

Mardov Dushku i tha policisë se kishte shkuar në një takim për të folur për një aksident me makinë, por nuk e di si shpërtheu sherri. Ai ka vënë në dukje se një person ka bërë një lëvizje drejt tij kështu që e ka goditur, por më pas është arratisur dhe ka mohuar se ka pasur thikë. Por prokurori u shpreh se qëllimi i këtyre personave ka qenë dëmtimi serioz i anëtarëve të grupit të Armend Xhikës. Mediat shkruajnë se gjyqi vijon ende.

Etiketa: Armend XhikaBritani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Angli/ 28-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në rrugë, dy persona nën hetim për vrasje (Emri)

14:45 : 15/07/2026
BOTA

Nënshkruhet traktati Britani-BE për Gjiblatarin/ Çfarë do të ndryshojë në kalimet kufitare?

16:22 : 14/07/2026
AKTUALITET

“1 mijë për ty”/ SKEMA e re e kontrabandës drejt Britanisë, dalin SMS-të e trafikantëve shqiptarë

09:01 : 07/07/2026
AKTUALITET

Mbylli në shtëpi fëmijët e tij për të takuar një 14-vjeçare, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Britani

08:56 : 30/06/2026
AKTUALITET

51 mijë paund cash dhe kanabis, dënohet çifti shqiptar në Britani /EMRAT

13:48 : 26/06/2026
BOTA

Kush është Andy Burnham, kandidati që pritet të pasojë Starmer në krye te Britanisë

13:07 : 22/06/2026
Para

Superkupa e Italisë në lojë, publikohen formacionet zyrtare të finales Milan-Inter

TË GJITHA

Protestuesi thirrje SPAK: Nëse kryeministri ka shkelur ligjin, arrestojeni në zyrë

20:33 : 15/07/2026

Reforma Territoriale 2.0, katër skenarët e propozuar nga PS

20:24 : 15/07/2026

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

20:17 : 15/07/2026

Aksident në Vlorë, makina e Policisë përplas 13-vjeçarin

20:06 : 15/07/2026

Kenin e priti Edi tek parku Edenit, të dy 8 milionë euro

20:03 : 15/07/2026

Mbi 2 mijë raste dhe 754 viktima nga ebola në Kongo, OBSH: Epidemia po përhapet me ritëm alarmues

20:03 : 15/07/2026

Debate në Këshillin Kombëtar të PD-së, Kuçana përplaset me Berishën për Flamur Nokën

19:41 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş