• Kontakt
Saturday, June 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sëmundshmëria nga produktet me vaj palme, mjekët japin alarmin

23:34 : 18/01/2023
në AKTUALITET

Gjurmueshmëria e produkteve në të cilat abuzohet me vajin e palmës është sfida më e madhe për autoritetet. Kjo pasi edhe në rastet kur produktet mund të shkruajnë se përmbajnë vaj palme ose yndyrë bimore, nuk jepet sasia konkrete nëse është brenda normave. Në këtë mënyrë të gjitha këto produkte kthehen në një minë me sahat për shëndetin e popullatës.

Nëse produkti ka në përbërje vaj palme mbi sasinë e lejuar kjo është një shkelje e rëndë. Akoma më shumë situata komplikohet kur konsumatori nuk informohet fare përmes etiketës së produktit, gjë e cila në tregjet tona është fenomen masiv. Për mashtrimet me ushqimet, në vitin 2019 u amendua Kodi Penal duke kriminalizuar veprat që sjellin pasoja tek shëndeti. Në nenin 288, parashikohet dënim me burg.

Importimi, prodhimi, ruajtja, shitja apo vendosja në qarkullim në ndonjë mënyrë tjetër i ushqimeve ose futja në prodhimin e artikujve ushqimorë e kimikateve, materialeve apo lëndëve shtesë, që rrezikojnë shëndetin ose jetën e njerëzve, në shkelje të kërkesave të legjislacionit të posaçëm, dënohet me burgim deri në tre vjet.

Nëse i referohemi të dhënave zyrtare të Gjykatës së Tiranës, më të madhes në vend, për vitin 2021 kemi vetëm 1 vendim fajësie që lidhet me prodhimin dhe shitjen e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin. Pra, nëse mashtrimi me bulmetin është masiv, gjurmueshmëria është thuajse inekzistente. Akoma më keq, ndëshkueshmëria.

Nëse shohim të dhënat në nivel kombëtar, ndëshkueshmëria për abuzimet me ushqimet është në nivele minimale. Referuar të dhënave zyrtare, për vitin 2021 Prokuroria ka regjistruar gjithsej vetëm 10 procedime penale sipas nenit 288 të Kodit penal që lidhen me importimin, prodhimin dhe shitjen e produkteve të rrezikshme.

Lexo edhe:

Vdekja e Davide Astorit, Gjykata dënon me burg tre mjekë

Shkoi për të rregulluar dhëmbët, ndërhyrja e gabuar që kryen mjekët dhe pasojat në shëndetin e pacientes

Nga këto procedime, vetëm 3 kanë shkuar në gjykatë pasi 7 të tjera janë pushuar. Në fund vetëm dy persona janë dënuar gjatë gjithë vitit për mastrhimet me ushqimet. Pak a shumë e njëjta situatë është edhe për veprën e parashikuar nga neni 288 pika a, për prodhimin e kundraligjshëm të produkteve ushqimore. Nga 7 procedime të nisura nga prokuroria, vetëm 3 kanë përfunduar në Gjykatë me 3 persona të dënuar. Kjo pikë është futur në Kodin penal pasi jo çdo kush mund të hedhë produkte në treg nëse nuk ka certifikimet e duhura.

Dihet se pjesa dërrmuese e produkteve shqiptare me bazë shtazore nuk janë të lejuara të tregtohen në vendet e BE për shkak të mosplotësimit të një sërë kritereve të sigurisë ushqimore.

Djathi nuk bën pjesë tek produktet e ndaluara, por, nivelet e eksportit janë në shifra të papërfillshme. Kompanitë që eksportojnë djathë, janë më pak se gishtat e një dore. Referuar të dhënave të INSTAT qumshti i prodhuar në vend ka ardhur në rënie. Viti 2017 ka patur kulmin e prodhimit të qumështit dhe që nga ajo kohë gjithmonë sasia e prodhuar ka qenë në trajektore rënie. Kjo do të thotë që kemi më pak qumësht e si rezultat kemi më pak nënëprodukte të tij.

Ironikisht, sot, Shqipëria është më keq në eksportin e djathit edhe krahasuar me Shqipërinë e para 100 viteve që ishte në një gjendje thuajse si në mesjetë. Sipas statistikave të vitit 1930, ka pasur eksporte të rëndësishme shqiptare të djathit në SHBA dhe Britani të Madhe./ TCH

Etiketa: alarmmjeketSëmundshmëriavaj palme

Lajme të lidhura

SPORT

Vdekja e Davide Astorit, Gjykata dënon me burg tre mjekë

20:08 : 13/06/2025
AKTUALITET

Shkoi për të rregulluar dhëmbët, ndërhyrja e gabuar që kryen mjekët dhe pasojat në shëndetin e pacientes

22:37 : 30/05/2025
AKTUALITET

PAMJET/ Alarm për bombë te “Plaza”, klientët dalin jashtë të alarmuar (VIDEO)

20:32 : 30/05/2025
AKTUALITET

Shpopullimi/ Shqipëria po zbrazet nga “truri”, mijëra profesionistë largohen drejt Gjermanisë

08:31 : 26/05/2025
AKTUALITET

Foshnja dyditëshe humbi jetën në maternitet, del pas 4 vitesh raporti i Mjekësisë Ligjore

21:41 : 05/05/2025
BOTA

Franca në alarm! Valë sulmesh në burgje, Macron paralajmëron përgjigje të ashpër

22:22 : 16/04/2025
Para

Paralajmërohet përkeqësimi i situatës për shkak të reshjeve

TË GJITHA

“Rruga e re”! Daily Mail: Shqiptarët po vijnë në Angli me jahte luksoze

10:48 : 14/06/2025

Sulmet e Izraelit/ Interi e pret për Botërorin e Klubeve, Taremi bllokohet në Iran

10:48 : 14/06/2025

Napoli nuk ndalet, pranë transferimit të sulmuesit që ngjiti Atalantën në majën e Europës

10:40 : 14/06/2025

Sulmet e Izraelit, vriten dy zv.komandantë në shtabin e përgjithshëm të forcave iraniane

10:29 : 14/06/2025

Qarkullonte me pistoletë, kokainë dhe ekstazi në automjet, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

10:29 : 14/06/2025

Zyrtare/ Zgjat vetëm 1 vit aventura në Vlorë, mbrojtësi njofton largimin nga Flamurtari

10:21 : 14/06/2025

Irani sulmoi Izraelin/ MEPJ: Ja sa shqiptarë ndodhen në Tel Aviv

10:10 : 14/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com