• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

FMN sinjalizon përmirësimin e parashikimeve ekonomike, shtohet optimizmi në Davos

13:18 : 18/01/2023
në AKTUALITET, BOTA, EKONOMI

Drejtuesit e bizneseve dhe zyrtarët e lartë të qeverive janë shprehur optimistë për ekonominë globale, në rrethanat kur Kina po heq kontrollet e Covid, SHBA-ja do të fillojë një bum investimesh të gjelbra dhe Europa Perëndimore po përshtatet me ndikimin e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Gita Gopinath, zëvendësdrejtuesja e FMN-së, sinjalizoi se fondi do të përmirësonte parashikimet e tij ekonomike. Në vend që të parashikonte një vit “më të vështirë” përgjatë 2023, ajo tani priste një “përmirësim” në gjysmën e dytë të vitit dhe në vitin 2024.

Të dhënat pozitive nga Europa dhe SHBA-ja gjatë javëve të fundit kanë rritur shpresat se ekonomia botërore do të shmangë një recesion këtë vit.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha për Bloomberg se ekonomia më e madhe e eurozonës do të shmangë një recesion, ndërsa instituti ZEW me qendër në Mannheim tha se indikatori i tij mujor për matjen e sentimentit të investitorëve ishte rikthyer në shifra pozitive për herë të parë që nga pushtimi rus i Ukrainës.

Lexo edhe:

Si po shthuret tregu i sigurimeve, dëmet pezull tejkalojnë vitin e tërmetit dhe pandemisë

Leksione Nobeli për Shqipërinë

Daniel Pinto, kreu i bankës së investimeve të JPMorgan, e vuri theksin te qëndrueshmëria e ekonomisë globale. “Kemi kaluar një periudhë me luftë, me pandemi, si dhe normalizimin më të madh të politikës monetare në histori”, tha ai. “Duke marrë parasysh të gjitha gjërat që kanë ndodhur, bota është shumë më e mirë nga sa do të duhet të kishim pritur.”

Megjithëse rënia ekonomike në ekonomitë e përparuara nuk duket më aq e keqe sa mendohej, rritja ekonomike e Kinës është ngadalësuar, pasi Pekini shënoi një normë zhgënjyese prej 3 për qind për vitin 2022.

Gopinath paralajmëroi se viti 2023 do të ishte gjithsesi një “vit i vështirë”. Me inflacionin që është ende në shifra shumë të larta, bankat qendrore duhet të vazhdojnë të rrisin normat e interesit derisa inflacioni të bjerë në mënyrë të qëndrueshme, tha ajo.

Megjithatë, tregjet financiare janë përmirësuar për shkak të çmimeve më të ulëta të energjisë, reduktimit të vështirësive në zinxhirët e furnizimeve dhe përfundimit të politikës zero-Covid të Kinës.

Liu He, zyrtari më i lartë ekonomik i Pekinit, tha për forumin se ekonomia e Kinës do të rimëkëmbej. “Nëse punojmë mjaftueshëm, kemi besim se rritja ka shumë të ngjarë të rikthehet në trendin e saj normal,” tha ai. “Ekonomia kineze do të ketë një përmirësim të ndjeshëm në vitin 2023.”/ FT Monitor

Etiketa: ekonomiFMNForumi Ekonomik Botëror në Davosinflacionvarferi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si po shthuret tregu i sigurimeve, dëmet pezull tejkalojnë vitin e tërmetit dhe pandemisë

19:05 : 02/11/2025
AKTUALITET

Leksione Nobeli për Shqipërinë

09:09 : 01/11/2025
AKTUALITET

Kosto të larta jetese në Shqipëri! Familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve

08:22 : 29/10/2025
AKTUALITET

Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë

08:16 : 28/10/2025
AKTUALITET

INSTAT korrigjon shifrat, eksportet nuk janë rritur asnjëherë këtë vit, rënie 7.9%

13:17 : 27/10/2025
AKTUALITET

“Oligarkët mbi qytetarët”, Tabaku: 55% e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin

11:27 : 25/10/2025
Para

Naftë kontrabandë me "Q7", arrestohet 34-vjeçari në pikën kufitare të Bllatës

TË GJITHA

Loja e Ramës me Kushtetuesen, a po përgatit lirimin e Veliajt?

12:22 : 04/11/2025

“Plumbi i Artë”/ Dëshmon në GJKKO motra e Elvis Dedës: Lajmin për vrasjen e pashë në lajme…

12:19 : 04/11/2025

Meta i drejtohet sërish Gjykatës së Lartë për lirimin nga burgu

12:15 : 04/11/2025

Mashtrimi me ilaçet/ Nadir Çausholli fiton milionat, Prokuroria e Tiranës arreston vartësit

12:10 : 04/11/2025

Shpërthimi me tritol te ‘Autosalon Skënderi’ në Kuçovë, pronari: Nuk kam konflikte

11:57 : 04/11/2025

Zgjedhjet e pjesshme, Tepelena e shpopulluar hyn sërish në garë për kryebashkiakun e ri

11:55 : 04/11/2025

Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg, Bllako: Kërkoj të shpallem i pafajshëm, s’kam qënë në detyrë…

11:43 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com