• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Njolloset gara për Kushtetuese/ Faktet si KED favorizoi kandidaten Holta Zaçaj

22:46 : 16/01/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, VETTING, VIDEO

Nga Boldnews.al

Gjykata e Lartë plotësoi këtë të Hënë vakancën e fundit në Gjykatën Kushtetuese, në vijim të një procesi të zhvilluar në mënyrë tejet të dyshimtë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED).

Holta Zaçaj është anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese. Ajo do të zëvendësojë gjyqtaren Vitore Tusha, e cila qëndroi në detyrë edhe 5 vjet përtej mandatit 9-vjeçar.

Juristja Zaçaj ishte në garë me kandidaten tjetër, Elsa Miha, prokurore në Tiranë.

Në fund të Dhjetorit 2022, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i dërgoi Gjykatës së Lartë listën me dy kandidatet e kualifikuara, duke pikëzuar të parën zonjën Zaçaj dhe të dytën zonjën Miha.

Lexo edhe:

Gjykata Kushtetuese në Bosnje anulon ligjet “ruse” në Republikën Srpska

Gjykata e Lartë kërkon rihapjen e konkursit për anëtarin vakant të Kushtetueses

Në mungesë të një votimi me shumicë, Gjykata e Lartë vendosi të emërojë si anëtaren e re të Gjykatës Kushtetuese kandidaten Holta Zaçaj, e renditur e para në listën e KED-së.

Por, pikërisht procesi i pikëzimit është zhvilluar në një klimë që krijon dyshime të forta për favorizim të kandidates fituese së kësaj gare.

Dyshimi për favorizim ngrihet në të paktën dy piketa kryesore-1. Rritje pikësh për kandidaten Holta Zaçaj dhe 2. Mos-pranim dokumentash për kandidaten Elsa Miha, të cilat mund të përmbysnin renditjen finale të kandidatëve.

Rritje pikësh për kandidaten Zaçaj

Juristja Holta Zaçaj kishte aplikuar për dy vakanca në Gjykatën Kushtetuese. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në një procedurë të mbyllur në gusht të vitit 2022, e vlerësoi kandidaten me 82.2 pikë. Në atë procedurë, kandidatja Zaçaj nuk arriti të zgjidhej në postin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese.

Ajo kishte aplikuar edhe për vakancën e gjyqtares Vitore Tusha. KED vendosi që të mos kryernte rivlerësim për kandidaten Zaçaj, duke qenë se nuk kishte kaluar shumë kohë nga pikëzimi i mëparshëm i saj (në gusht 2022).

Në 5 Dhjetor, KED ka vendosur ta konsiderojë të pikëzuar kandidaten Holta Zaçaj, me pikët që ajo ka marrë në një vakancë tjetër, ku me vendimin nr. 34 datë 11.08.2022 është vlerësuar me 82.2 pikë.

Në foto: Vendimi i KED për rishikimin e pikëzimit për kandidaten Holta Zaçaj

Kandidatja Zaçaj bën një kërkesë për rishikimin e vendimit të Gushtit 2022, duke argumentuar se ka ekuivalentuar diplomën “master” të kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kërkoi që ky fakt të pranohej nga KED, pasi ndikonte në rritjen e pikëve.

KED, në një procedurë të paqartë, vendosi rishikimin e vendimit që kishte marrë në Gusht 2022 dhe, pa kryer një vlerësim të ri, por vetëm duke i konsideruar ekuivalentimin e diplomës master, i shton pikë kandidates, duke e dërguar në nivelin e 84.7 pikëve.

Në foto: Vendimi i rishikuar për pikët e kandidates Holta Zaçaj

Goditja për kandidaten Miha

Paralelisht, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi po kryente procedurat për vlerësimin dhe pikëzimin e kandidates tjetër në garë, Elsa Miha.

Në pasditen e datës 16 Dhjetor, që ishte ditë e premte, kandidatja Miha njoftohet nga KED se në datën 21 do të zhvillohej seanca dëgjimore dhe se ajo, brenda datës 19 dhjetor (ditë e hënë), duhet të dorëzonte disa dokumenta specifikë që do të shërbenin për procesin e vlerësimit profesional.

Pra, KED-i, i cili kishte zhvilluar proces verifikimi gati 1-vjeçar, i caktoi kandidates tre ditë kohë për të mbledhur një duzinë dokumentash, për më tepër që afati 3-ditor përfshinte brenda tij dy ditë pushimi (e shtunë, e dielë).

Gjithësesi, kandidatja Miha arrin të mbledhë dokumentacionin e kërkuar, përfshirë edhe statistika, duke i dorëzuar brenda afati të përcaktuar nga KED.

Në datën 20 dhjetor, pra një ditë para seancës dëgjimore, KED i dërgon kandidates Miha rezultatet paraprake, ku konstatohet se nuk ishin përfshirë një seri dokumentash për kriterin profesional, si certifikata trajnimesh, punime e prezantime, përfshirja si eksperte dhe angazhime të tjera profesionale.

Gjatë seancës dëgjimore, të zhvilluar paraditen e datës 21 dhjetor, kandidatja Elsa Miha pyetet se përse kishte zgjedhur që të mos i dorëzonte punimet profesionale. Prokurorja deklaron se ajo kishte dorëzuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar në vijimësi nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Në seancën e intervistimit, kandidatja Miha ka mësuar gjithashtu se nevojitej dokumentacion provues edhe sa i përket pjesëmarrjes së saj në kauza civile, dokumentacion që nuk i ishte kërkuar asnjeherë më parë, pavarësisht se procesi ka zgjatur për rreth një vit.

Në këtë seancë, kandidatja merr përsipër dhe gjen konfirmimin, që të dorëzojë brenda ditës së nesërme, datë 22.12.2022 të gjithë dokumentacionin në fjalë, pra të gjitha punimet e kryera, dokumentacion vërtetues për kauzën civile dhe të verifikonte e të dërgonte dokumentacion vërtetues për trajnimet ku mungonin çertifikatat.

Por, pavarësisht se ishte në dijeni që në datën 22 dhjetor kandidatja do të dorëzonte aktet shtesë të kërkuara, KED-i cakton që në atë ditë do të zhvillohej edhe mbledhja për vlerësimin dhe pikëzimin e kandidateve në garë.

Prokurorja Elsa Miha, e vënë në dijeni për këtë zhvillim, arrin të dërgojë thuajse të gjithë materialet e kërkuara rreth orës 15.30 të datës 22 dhjetor, vetëm pak minuta para se të niste seanca e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në foto: Vendimi i KED për pikëzimin e kandidates Elsa Miha

Më vonë, gjatë të njëjtës ditë, KED merr vendimin për pikëzimin e kandidateve.

Në vendimin e zbardhur të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi konstatohet se në vlerësimin e saj nuk është përfshirë asnjë prej dokumentave të dorëzuar para nisjes së seancës.

Elsa Miha kishte marrë 82.3 pikë, duke u renditur e dyta, pas kandidates tjetër, Holta Zaçaj.

Heshtje nga KED

Pasi u njoh me rezultatet e pikëve, kandidatja Elsa Miha i drejtohet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me kërkesë për rishikimin e vendimit, duke argumentuar se nuk i janë marrë në konsideratë një numër i konsiderueshëm dokumentesh, të dorëzuar brenda afatit.

Nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përballet me heshtje. Nuk merr asnjë përgjigje, asnjë lloj mesazhi.

KED, e cila më herët kishte pranuar kërkesën e kandidates Holta Zaçaj për rishikim vendimi, duke i shtuar pikë pa kryer ri-vlerësim të ri, në rastin e kandidates Elsa Miha zgjodhi të mbaj qëndrim injorues.

Elsa Miha nuk tërhiqet. E vënë në dijeni se mbledhja për emërimin e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese do të zhvillohej në datën 16 janar në Gjykatën e Lartë, i drejtohet kësaj të fundit për të pezulluar procedurën, derisa KED të shprehet për kërkesën e saj për rishikimin e pikëzimit.

Gjykata e Lartë, në mbledhjen e zhvilluar këtë të Hënë, e ka diskutuar këtë qëndrim të kandidates Miha, por ka vendosur të vijojë procedurën, me argumentin se kërkesa për rishimin e vendimit nuk i është drejtuar asaj, por KED-it.

Në përfundim, 15 anëtarët e Gjykatës së Lartë votuan për dy kandidatet. Secila prej tyre mori nga 6 vota, ndërsa tre u shpallën të pavlefshme.

Në njoftimin zyrtar, Gjykata e Lartë deklaroi: Në zbatim të nenit 7/ç, pika 4, të ligjit për Gjykatën Kushtetuese thuhet: “Për çdo vend vakant votohet për secilin nga kandidatët e renditur në tre vendet e para të listës. Kandidati që merr tri të pestat e votave të gjyqtarëve të pranishëm shpallet i zgjedhur. Nëse nuk arrihet shumica e nevojshme, kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi konsiderohet i zgjedhur”, komisioni deklaroi fituese kandidaten Holta Zaçaj.

Në këto kushte, Mbledhja e Posaçme e gjyqtarëve vendosi që znj. Holta Zaçaj zgjidhet anëtare e Gjykatës Kushtetuese”.

Etiketa: Elsa MihaGjykata e larteGjykata KushtetueseHolta ZaçajHolta ZaçkajKED

Lajme të lidhura

RAJONI

Gjykata Kushtetuese në Bosnje anulon ligjet “ruse” në Republikën Srpska

19:17 : 29/05/2025
AKTUALITET

Gjykata e Lartë kërkon rihapjen e konkursit për anëtarin vakant të Kushtetueses

16:06 : 29/05/2025
AKTUALITET

Përplasja për emërimet në Kushtetuese, KED pezullon vakancën për vendin e Elsa Toskës

15:10 : 29/05/2025
AKTUALITET

Padurimi i Sokol Sadushit për të rrëmbyer mandatet në Kushtetuese

12:41 : 29/05/2025
AKTUALITET

Zvarritja e Spiropalit dhe roli i dyshimtë i Gaz Bardhit/ Si shpëtoi mandati i Vullnet Sinajt

11:50 : 28/05/2025
AKTUALITET

Rasti “Qyno” në Kushtetuese/ I “përkëdheluri i ambasadave”, SPAK, cënoi lirinë e medias

11:27 : 26/05/2025
Para

Si variojnë çmimet e banesave në Tiranë, cilat janë zonat më të shtrenjta?

TË GJITHA

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen tre makina, disa të plagosur! Një në gjendje të rëndë

17:47 : 03/06/2025

Pasi e “ndriti” me Arsimin në Shqipëri, ish-ministrja e Ramës kërkon që të drejtojë Prishtinën

17:43 : 03/06/2025

Interi mbetet pa trajner, zbulohen dy emrat favorit për stolin zikaltër

17:28 : 03/06/2025

Pse nuk duhet ta ruajmë vajin e ullirit në raftet nën raftin e kuzhinës?

17:24 : 03/06/2025

Aksidenti me Jet Ski, e mbijetuara tregon detajet: Nuk dinim not, jeleku i shpëtimit s’na mbajti

17:16 : 03/06/2025

Inzaghi merr vendimin, largohet nga Interi dhe firmos me Al Hilal në Arabi

17:10 : 03/06/2025

Lideri i së djathtës ekstreme braktisi koalicionin, dorëhiqet kryeministri holandez

17:08 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com