Një 22-vjeçar shqiptar ka rënë të enjten në prangat e policisë italiane.
CasertaNews shkruan se i riu u ndalua për një kontroll në makinën e tij tip ‘Nissan Micra XG’, në të cilët efektivët zbuluan sasi kokaine të ndarë në 15 doza.
I riu shqiptar akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike në zonën e Casertas ndërsa ndaj tij është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpiak”.
Shqiptari, ende i paidentifikuar rezulton me letra të rregullta në Itali.