• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sot kremtohet Krishtlindja ortodokse

11:05 : 07/01/2023
në AKTUALITET

7 Janari është dita e Krishtlindjes për Kishat katolike lindore dhe Kishat ortodokse, që ndjekin kalendarin julian. Ky ndryshim nisi që kur Kisha ortodokse në Evropën lindore nuk e pranoi reformën e kalendarit gregorian të vitit 1582. Kështu dita tradicionale e 25 dhjetorit u shty dy javë më pas.

Krishtlindja ortodokse festohet në Lindjen e Mesme, por edhe në kishën katolike greko-ukrainase.

E festojnë edhe të krishterët ortodoksë, që jetojnë në Rusi, Bjellorusi, Serbi, Kroaci, Maqedoni e të tjerë. E veçantë situata në Egjipt, ku katolikët e Kairos e të Aleksandrisë, me provincat përkatëse, e kremtojnë lindjen e Krishtit më 25 dhjetor, ndërsa ata që jetojnë në Egjiptin e Epërm, e kremtojnë më 7 janar, njëheresh me ortodoksët.

Pse u zgjodh 7 janari?

Duhet pasur parasysh se në vitin 1582 Papa Gregori XIII vendosi ta modifikonte kalendarin e vjetër, vepër e Jul Çezarit, që u quajt “julian” pikërisht për nder të Perandorit. Në të u shlyen ditët ndërmjet 5 e 14 tetorit 1582 e kështu 25 dhjetori ynë u bë 7 janar. Disa ortodoksë e pranuan ndryshimin; Greqia, për shembull, e kremton Krishtlindjen në të njëtën datë me katoklikët.

Lexo edhe:

No Content Available

Data 7 janar nuk ka të bëjë me “skizmën”, siç besohet akoma nga disa, por thjesht me qellime kalendarike. Shumica e kishave ortodokse në mbarë botën nuk e adoptuan kalendarin gregorian, propozuar nga Papa Gregori në vitin 1582, por vijuan të përdorin Kalendarin Julian, krijuar nën Jul Çezarin. Sipas shpjegimit të Arkimandritit Christopher Calin, dekan i katedrales ortodokse ruse, edhe ortodoksët e kremtojnë Krishtlindjen më 25 dhjetor, por sipas kalendarit që përdorim bie më 7 janarin “tonë” (prandaj edhe Dëftimi i Krishtit për ta është Nata e Krishtlindjes).

Sipas traditës, Krishtlindja ortodokse paraprihet nga një periudhë agjërimi e lutjeje prej 40 ditësh. Nuk është agjërim i plotë: hahet peshk të mërkurën e të premten. Për Krishtlindje ofrohen qirinj e kokrra gruri në bulim. Natën e festës agjërimi është më i rreptë: hahen vetëm kokrra gruri e fruta.

Agjërimi përfundon zakonisht në Kishë, me meshën solemne të mesnatës, Sapo përfundon lutja, besimtarët këndojnë himnin e Krishtlindjes e, në qendër të Kishës, sillet ikona e festës: një qiri i madh, simbol i Kometës. Në këtë çast agjërimi merr fund e besimtarët marrin bukën e bekuar.

Në ndryshim nga Kisha katolike, në viset ortodokse nuk bëhet Shpella e Betlehemit, por vetëm Bredhi i Krishtlindjes. Traditat e tjera ndryshojnë sipas vendeve. Në Greqi fëmijët nuk i marrin dhuratat nga Plaku i Vitit të Ri, por nga Shën Bazili. Në Bullgari, festa kremtohet rreth buzmit, si ndër ne. Shkëndijat simbolizojnë begatinë e vitit të ri. Në përfundim të drekës, çohet sofra e ushqimet e mbetura ruhen për të vdekurit e dashur, duke i çuar, më pas, mbi varret e tyre. Në Rusi, gjatë darkës hahet mjalt e hudhra, simbol i ëmbëlsisë, por edhe i idhtësisë së jetës.

Kalendari gregorian u vendos në Shqipëri në dhjetor te vitit 1912. Kisha ortodokse nuk e përdor Kalendarin gregorian për llogaritjen e Pashkëve, prandaj Pashkët katolike dhe ato ortodokse nuk kremtohen në të njëjtën ditë.

Etiketa: krishtlinda ortodokse

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

E reja në Shkodër hedh foshnjën në lumë: S'kisha lekë ta mbaja

TË GJITHA

Trafiku i Tiranës në kolaps/ Rrugorët merren me monopatinat, nuk preken betonieret (Foto e Video)

16:47 : 13/10/2025

PD depoziton kërkesën për hetim parlamentar mbi çështjen McGonigal

16:39 : 13/10/2025

Durrës/ Tentuan të kalonin 5 persona jashtë vendit duke i fshehur në kamionë, arrestohen dy shoferët

16:27 : 13/10/2025

Zjarr masiv në Peqin, flakët përfshijnë sipërfaqe të madhe me pemë frutore

16:26 : 13/10/2025

Shqiptari i dëbuar rikthehet ilegalisht në Itali, arrestohet nga autoritetet në Asti

16:14 : 13/10/2025

Operacion “blic” në Elbasan, në pranga eksponentë të njohur të botës së krimit

16:11 : 13/10/2025

Lavrov kritikon planin e Trump: Fokus vetëm te Gaza, mungojnë detajet për shtetin palestinez

16:07 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com