• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Premtimet për stadiume, ish-futbollisti: Rama i shpalli armiq qytetarët e Kavajës

10:44 : 07/01/2023
në AKTUALITET, SPORT

Ka sjellë një irritim të madh në ambientin futbolldashës të Kavajës, vendimi i kryeministrit Edi Rama për ndërtimin e 4 impianteve në vend. Do të përfitojnë qytete si Korça, Durrësi, Vlora dhe Tirana, por jashtë është lënë stadiumi “Besa”.

Edhe pse është klasifikuar si i dëmtuar nga tërmeti dhe në të duhet ndërhyrë me urgjencë, nuk është përfshirë në këtë listë. Qeveria e ka parë të udhës që të investojë në stadiumet “Skënderbeu”, “Niko Dovana”, “Flamurtari” dhe “Selman Stërmasi”, të cilat aktualisht i plotësojnë kushtet për aktivitetet futbollistike. Historitë e verdhezinjve i di i madh dhe i vogël tashmë: prej vitesh luajnë ku të mundin. Këtë edicion po shfrytëzojnë stadiumin e Peqinit, ndërsa më herët ka shfrytëzuar fushën e Luzit, por edhe Pezës.

Imazhet e para që të vijnë në mendje sa përmendet ai impiant, që në fakt vetëm i tillë nuk quhet, janë ato të deleve, dhive e lopëve që shfrytëzojnë barërat e këqija… Që nga viti 1975 ku stadiumi nuk ka njohur më asnjë investim, qoftë edhe ndonjë rikonstruksion të thjeshtë. Edhe pse kemi hyrë në vitin e 48-të të inaugurimit të tij, sërish anashkalohet dhe duket se kjo është ajo që ka sjellë indinjatë te kavajasit.

AKUZAT – Më të prekur janë ata që kanë luajtur për Besën dhe i tillë është rasti i Agron Karriqit, familja e të cilit ka kontribuuar me breza për verdhezinjtë (duke nisur nga Demiri e kaluar te Muharremi). Gjatë një deklarate të dhënë enkas për “Panorama Sport” ai flet ashpër për vendimin e fundit. Ai madje mendon se kryeministri e ka futur Kavajën në listën e “armiqve” të pushtetit.

“Mua nuk më çudit fakti që Edi Rama nuk e llogarit fare Kavajën si qytet, ndonëse ka detyrimin për të investuar, pasi edhe ne kavajasit paguajmë taksa si të gjithë. Janë një sërë hapash që e dëshmojnë këtë, por po flasim vetëm për futbollin, atë me të cilin Kavaja njihet si një ndër ekipet që themeloi futbollin në Shqipëri. Është ‘Thembra e Akilit’ e këtij qyteti dhe zemra e tyre. Në atë stadium, qindra kavajas lanë rininë e tyre, përjetuan lot gëzimi e hidhërimi, ishte ‘shtëpia’ jonë e dytë.

Lexo edhe:

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

Të ndërtosh stadiume në Korçë, Vlorë e Durrës dhe të lësh Kavajën që ka një stadium ku kullosin dele e lopë, është jo vetëm fyerje për qytetarët e Kavajës, por edhe një tregues se Rama e urren Kavajën. Ishin ngjarjet në stadiumin ‘Besa’ ato që i prinë demokracisë në Shqipëri, dhe të gjithë prisnim që të kthehej në një stadium modern e simbol lirie, për vetë rolin që pati. Po me sa duket, kjo ka qenë arsyeja themelore përse Rama nuk e futi në listën e stadiumeve që do të ndërtohen. Me këtë ndëshkim, ai thjesht vijoi atë linjë urrejtjeje që diktatura kishte për Kavajën, duke e ‘vrarë’ në simbolin e tyre shekullor”, tha fillimisht ai.

BASHKIA – Ai thekson se faj në këtë mesele kanë edhe vetë bashkia, por edhe qytetarët. “Pavarësisht të gjithave, futbolli në Kavajë do të mbijetojë, pasi atë e ka në gjak çdo familje. Lotët e Muharrem Karriqit të ardhur nga Italia ku jeton, teksa vizitoi atë stadium gërmadhë, janë akuza më e rëndë jo vetëm për Ramën, por për të gjithë, edhe ne qytetarët që heshtim kur na preket simboli. Vështirë të gjesh një familje në Kavajë që nuk ka pasur një baba, xhaxha, djalë apo nip kontribuues te Besa. Më vjen keq edhe për bashkinë, e cila është votuar nga kavajasit për të mbrojtur interesat e qytetarëve të Kavajës dhe jo si aneks shtesë i qeverisë.

Duhet të ishin ata të parët që të reagonin kundër këtij diskriminimi e fyerje ndaj qytetarëve të tyre, por me sa duket nuk ndihen më si përfaqësues të qytetarëve të Kavajës. Fyerja thellohet po të kemi parasysh se na u servir edhe një projekt, madje vetëm për të marrë vota, duke ditur ndjeshmërinë e madhe që kavajasit kanë për futbollin. Nuk e di me çfarë fytyre e morali do të guxojnë përfaqësuesit e Ramës pas kësaj, të kërkojnë përsëri votën e kavajasve më 14 maj”, përfundon Agron Karriqi prononcimin e tij.

/Panorama Sport/

Etiketa: Agron KarriqiEdi Ramakavaja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025
AKTUALITET

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

18:18 : 08/10/2025
AKTUALITET

Zhupa: Mazhoranca rrëzon çdo mocion opozitar, Kuvendi funksionon si noter i qeverisë

17:12 : 08/10/2025
AKTUALITET

Udhëtimi i Adams trajtohet si vizitë private nga qeveria shqiptare

17:01 : 08/10/2025
AKTUALITET

Rama paguan vizitën e Adams/ Revoltë në Nju Jork: Asnjë kryebashkiak nuk duhet të pranojë dhuratë nga qeveritë e huaja

12:28 : 08/10/2025
Para

Arrestohet pastruesja dhe i biri, vodhën 120 mijë euro në një banesë në Tiranë

TË GJITHA

Qëlloi për vdekje të riun nga Kukësi në lokalin e tij, “Kobra” dënohet me 24 vite burg

14:01 : 09/10/2025

Aksident në Durrës, dy të moshuar përfundojnë në spital

13:51 : 09/10/2025

Von der Leyen i mbijeton votëbesimit në Parlamentin Evropian

13:38 : 09/10/2025

Ballist Morina apel lojtarëve të Kombëtares para sfidës me Serbinë: Mos u bëni pjesë e maskaradës….

13:34 : 09/10/2025

‘Shqipëria Bëhet’ bashkohet protestës së banorëve të Kurdarisë përpara Parlamentit

13:21 : 09/10/2025

Marrëveshja për paqen në Gaza, Kallas: Një shans i vërtetë për t’i dhënë fund luftës

13:20 : 09/10/2025

Nobeli për Letërsinë i shkon autorit hungarez, László Krasznahorkai

13:09 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com