• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Burri denoncon gruan: Ndihem i kërcënuar, më rreh dhe më kafshon

21:49 : 07/01/2023
në AKTUALITET

Një 25-vjeçar i cili jeton në kryeqytet kërkoi ndihmë në policinë e Tiranës që ta mbronte nga gruaja që është aq xheloze sa nuk përmbahet dhe ka shpërthyer në dhunë kundër tij. Ajo e rrahu partnerin mbasi i kërkoi llogari për adresën se ku kishte qenë orët e fundit, teksa i riu nuk kursehet të tregojë në polici se realisht nuk e kishte njohur kaq ekstreme vajzën me të cilën mbas dy viteve bashkëjetesë, vuri kurorë.

Dosja iu vendos në dispozicion Gazetasi.al nga burime policore që thanë se si shtetasi M.P ia doli mbanë të marrë urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje nga gruaja e tij që e përshkruan si tepër nevrike dhe tepër xheloze.

“Më dukej normale xhelozia, kontrolli dhe dominimi në marrëdhënie gjatë fillimeve. Por vitin e fundit kur u martuam nuk shtyhej fare. U njoha me V. si çdo i ri që bie në dashuri dhe që do të krijojë familje. Kur mërzitej dhe shpërthente, habitesha në fillim, por kur pyeta vjehrrën më tregoi se vajza e saj ishte nevrike dhe e stresuar si tip. Kur nevrikosej më qëllonte me shpulla dhe grushta por s’ia vija re, derisa u binda se nga dhuna ajo humbiste kontrollin”,-rrëfehet i riu për bashkëmoshataren, dashuria e të cilëve nuk triumfoi. Në një nga rastet e dhunës, i riu u dhunua prej saj duke u qëlluar me sende të forta në kokë dhe në këto kushte, mbasi u konsultua me prindërit ai vendosi se duhej të divorcohej.

“Kisha shenja në qafë, në kokë dhe në bark dhe pasi u mendova gjatë sepse më kërkonte llogari për femra që nuk ekzistonin, vendosa të mos kthehesha më dhe të dorëzoja kërkesën për divorc. Ia kisha bërë të ditur se në rast se nuk ndryshonte, fundi ishte afër. Kur e njoftova për divorcin u përgjigj duke thënë: divorcin nuk ta jap!”,- shprehet 25-vjeçari i cili pavarësisht këtij paralajmërimi, vendosi që derisa gjykata të jepte vendim, të zhvendosej tek prindërit.

“Ndihem tepër i frikësuar prej saj, jam i kërcënuar fizikisht dhe psikologjikisht. Megjithëse po ndodhnin këto gjëra, sërish e dua dhe kur më telefonoi duke më urdhëruar “hajde më merr”, mora makinën dhe e mora. Qëndruam në hotel për tre ditë dhe ishte e qetë. Më pas më kërkoi që ta çoj tek prindërit e saj në Korçë. Rrugës u bë agresive dhe më kafshoi në kokë duke më shkaktuar një plagë të rrezikshme. E qetësova dhe më pas e çova tek terminali, e hipa në furgon dhe u largova tek prindërit e mi”, shprehet i riu në polici.

Lexo edhe:

“Më ra te veshi”, policia e Librazhdit stis provat për dhunë në familje! Çifti nuk di shkrim e lexim

Rrëfehen dy gratë e shantazhuara për të bërë se*s në grup: Dridhesha nga ankthi sa herë i binte telefonit

Policia tregon për Gazetasi.al se episodi i dhunës nuk ka marrë fund këtu. Në mbrëmje bashkëshorti është telefonuar nga gruaja e tij dhe është kërcënuar.

“Do vij të të vras mu në shtëpi, do të tërheq zvarrë”, i ka shkruar e shoqja në telefon. Kjo ka qenë fraza që e ka bindur 25-vjeçarin të paraqitet në komisariatin e policisë në Tiranë e të kërkojë zgjidhje ligjore.

“Nuk di më si të veproj, nuk di më si të sillem”, ankohet në polici i riu që pyetet nga agjentët nëse përdorte apo jo drogë partnerja.

“Nuk e kam parë asnjëherë diçka të tillë, di të them që ka shpërthime të çuditshme, xhelozi të sëmurë. E kam takuar herët e fundit që të sqarohesha mbasi të dy e duam njëri tjetrin, por kur mendoj sjelljen e saj, trembem dhe nuk dua të vazhdoj më. Nuk jam paraqitur më parë në polici pasi ishte diçka mes nesh ku nuk duhet të hynte shteti, por ndarja nuk u bë normale dhe as bashkëjetesa”, sqaron denoncuesi.

Policia tha për Gazetasi.al se ka marrë në pyetje shtetasen V.P. që pranon se mbas ndarjes i dhanë një mundësi martesës duke u mbyllur për tre ditë së bashku në një hotel dhe se sipas saj, i shoqi ishte i ndikuar nga prindërit.

“Kur dolëm nga hoteli shkuam në qendër tregtare, pastaj hëngrëm drekë dhe më pas luajtëm me makinë në qendër të Tiranës. Në një moment burri më akuzoi se kisha qenë e përdalë kur isha beqare dhe se kisha shkuar me burra të martuar për para dhe se pëlqeja lekun. U ngrita dhe e qëllova me shpullë në faqe, pastaj është e vërtetë që e kam kafshuar mbi kapuç në kokë. Aty duhet të kem humbur ndjenjat. Më pas shkuam në një hotel pranë freskut ku qëndruam gjashtë orë. Dolëm dhe shkuam në bllok ku pimë kafe dhe pastaj burri më hipi në makinën e tij dhe shkuam tek terminali sepse doja të ikja tek prindërit në Korçë. Gjatë rrugës pashë që ai mbante të fshehur telefonin dhe e pyeta pse po sillej kështu por mu përgjigj duke më thënë “mos më kërko llogari se e di vetë se çfarë bëj”.

Kur u ndamë riprodhova këtë bisedë dhe i shkrova “do të vras” për shkak të xhelozisë sepse po mendoja që bisedonte me dikë në Whatsapp”, deklaron 25-vjeçarja. Policia thotë se disponon prova të plota për të ngritur akuzë ndaj të resë e cila për shkaqe familjare pasi ka dy prindërit e sëmurë, nuk u arrestua, por sidoqoftë do të përballet me drejtësinë për akuzën e dhunës në familje./GazetaSi

Etiketa: dhunegruatradhetixhelozi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Më ra te veshi”, policia e Librazhdit stis provat për dhunë në familje! Çifti nuk di shkrim e lexim

21:44 : 21/10/2025
AKTUALITET

Rrëfehen dy gratë e shantazhuara për të bërë se*s në grup: Dridhesha nga ankthi sa herë i binte telefonit

20:58 : 16/10/2025
AKTUALITET

Mori me forcë në makinë ish-partneren dhe e dhunoi, arrestohet 58-vjeçari në Korçë

11:32 : 15/10/2025
AKTUALITET

Minatorët e Spaçit akuzojnë policinë për dhunë: Na trajtuan si kriminelë, vetëm pse kërkuam të drejtat tona

12:44 : 14/10/2025
AKTUALITET

Goditi me grusht rojën e sigurisë, arrestohet avokati i Monika Kryemadhit

16:11 : 10/10/2025
AKTUALITET

Pas sherrit të avokatit të Kryemadhit, plas grushti në Gjykatën e Vlorës, arrestohet një person/ Detaje

14:27 : 10/10/2025
Para

VIDEO/Kuzhina nxit debat në Big Brother Vip, Tea : U bëra gati të haja në tualet

TË GJITHA

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj paraqitet në SPAK

21:42 : 26/10/2025

Heshtja pas armëve, fëmijët e Gazës që luftojnë për jetën në spitalet e rrënuara

21:30 : 26/10/2025

Bardhi: Balluku ka sajuar një vizitë në Bullgari për mos shkuar të hënën në SPAK!

21:12 : 26/10/2025

‘Lubia e papërmbajtur!’/ Berisha ndan videon e Ahmetajt: Balluku, plaçkitësja më e madhe e buxhetit të shtetit

21:00 : 26/10/2025

KAS rrëzon kërkesën e Gjergj Nikës për t’u regjistruar si kandidat i pavarur në Bashkinë e Vlorës

20:49 : 26/10/2025

Si ndikon ndryshimi i orës në shëndetin e njeriut, gjashtë efektet negative

20:42 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com