• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Zoto i pagoi udhëtime Ahmetajt”, PD: SPAK fsheh provat, ruan një nga themeluesit e bandës së djegësve

15:11 : 06/01/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo ka akuzuar prokurorët e SPAK se kanë kryer vepra penale duke fshehur porvat dhe devijuar qëllimisht hetimet për të ruajtur një nga themeluesit e bandës së djegësve.

Në një deklaratë nga selia blu, Garo theksoi se Klodian Zoto pagoi me taksat e shqiptarëve udhëtimet e luksit të zëvendësit të kryeministrit Edi Rama, Arben Ahmetaj.

Garo u shpreh se ‘për një drejtësi të pavarur dhe SPAK të pakapur, do të mjaftonte fakti që, pronari në letër i incenaratorëve, Zoto, i paguan ministrit që jep lejet, Ahmetaj, udhëtimet dhe hotelet në Europë, për të hapur menjëherë çështjen ndaj zyrtarit të lartë’.

Ajo shton se “provat janë aty dhe mosveprimi i tyre është provë se edhe ata janë të përzier në skemë” dhe deklaron më tej se “nuk mund ta besojmë se janë aq të paaftë dhe budallenj”.

Lexo edhe:

Prokuroria mbyll hetimet për inceneratorin e Tiranës, dërgon për gjykim Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe 8 të tjerët

Deputetja e PD-së kritikon Gjykatën Kushtetuese: Nuk funksionon si institucion i pavarur

Në fund, Garo deklaron se “mesazhi i Partisë Demokratike është i palëkundur: nuk ka vrimë që mund t’i zërë minjtë e korrupsionit të qeverisë dhe drejtësisë. Herët a vonë, ata do të përgjigjen një më një për ngritjen e një sistemi që ua merr shqiptarëve dhe ua jep një grushti hajdutësh me çizme. Ato duar që kanë firmosur kontrata vdekjeprurëse për buxhetin e shtetit dhe xhepin e qytetarit, dhe që mbajnë orë të shtrenjta, dalë nga vjedhja e këtyre kontratave, do të provojnë edhe metalin e ftohtë të prangave”.

Deklarata e plotë:

Klodian Zoto i inceneratorëve ka shërbyer si agjensi turistike për ministrin-kanakar të Ramës dhe zëvendësin e tij, Arben Ahmetaj. Dhjetëra mijëra euro janë paguar me kartën e kreditit të Zotos për udhëtimet e luksit në Europë të ish-zv/kryeministrit, ish-gruas dhe një prej partnereve të tij. Provat janë bërë publike nëpërmjet një padie në SPAK, por prokurorët Eneid Nakuçi dhe Klodian Braho i kanë shpërfillur, duke provuar për të disatën herë se drejtësia e re është në xhepin e qeverisë.

Për një drejtësi të pavarur dhe SPAK të pakapur, do të mjaftonte fakti që, pronari në letër i incenaratorëve, Zoto, i paguan ministrit që jep lejet, Ahmetaj, udhëtimet dhe hotelet në Europë, për të hapur menjëherë çështjen ndaj zyrtarit të lartë.

Për prokurorët, sado syleshë të jenë, duhet të mjaftonte fakti se Zoto i djegsave ka djegur para të taksapaguesve shqiptarë, duke paguar udhëtimet, si të ish gruas ashtu edhe të partneres së ministrit Ahmetaj. Pa qenë nevoja të kthehet në polici morali, SPAK duhet të lexonte konfliktin flagrant të interesit të ish-ministrit.

Edhe studenti i ditës së parë të vitit të parë të Juridikut do ta lexonte këtë konflikt interesi, këtë akt korrupsioni, këtë shpërdorim dhe vjedhje të hapur, përveç prokurorëve të SPAK, që me qerren e drejtësisë kapin lepujt, por jo tigrin e korrupsionit të qeverisë.

Prokurorët kanë pasur në dorë si tabulatet telefonike, si emailet e Klodian Zotos për hotelet luksoze në Europë, ashtue dhe hyrje-daljet në sistemin TIMS. Provat janë aty dhe mosveprimi i tyre është provë se edhe ata janë të përzier në skemë. Nuk mund ta besojmë se janë aq të paaftë dhe budallenj!

Dy prokurorët e SPAK kanë kryer vepra penale duke fshehur prova dhe duke devijuar qëllimisht hetimet për të ruajtur zëvendëskryeministrin e Rilindjes dhe një nga etërit themelues të bandës së djegsave. 

Për të kuptuar standardin e dyfishtë të SPAK, i kujtojmë publikut se Etleva Kondi, një drejtoreshë në varësinë e Ahmetajt, zyrtare e nivelit të mesëm, është marrë e pandehur. Ndërkohë ‘tigri me Hermes’, gra dhe hotele, të paguara nga një person prej muajsh në kërkim ndërkombëtar, shijon paratë e shqiptarëve, të dhëna nga Rama për djegësa që nuk ekzistojnë.

Për të kuptuar se prokurorët Nakuci dhe Braho nuk janë raste të shkëputura dhe fatkeqe, por shëmbëlltyrë e asaj se SPAK është kthyer në sistem të mbrojtjes së të keqes dhe minues i interesit të publikut, u kujtojmë se prokurori Alfred Shehu, e ka mbyllur çështjen kundër kolegëve të tij.

Mesazhi është i qartë: ata që mbrojnë të paprekshmit në qeveri, kthehen vetë në të paprekshëm.

Mesazhi i Partisë Demokratike është i palëkundur: nuk ka vrimë që mund t’i zërë minjtë e korrupsionit të qeverisë dhe drejtësisë. Herët a vonë, ata do të përgjigjen një më një për ngritjen e një sistemi që ua merr shqiptarëve dhe ua jep një grushti hajdutësh me çizme. Ato duar që kanë firmosur kontrata vdekjeprurëse për buxhetin e shtetit dhe xhepin e qytetarit, dhe që mbajnë orë të shtrenjta, dalë nga vjedhja e këtyre kontratave, do të provojnë edhe metalin e ftohtë të prangave.

Që kushtojnë pak, por rëndojnë shumë..

Etiketa: arben ahmetajFloriana Garoinceneratoretklodian zotoPartia Demokratiketaksat e shqiptareveudhetike luksi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prokuroria mbyll hetimet për inceneratorin e Tiranës, dërgon për gjykim Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe 8 të tjerët

12:33 : 02/07/2026
AKTUALITET

Deputetja e PD-së kritikon Gjykatën Kushtetuese: Nuk funksionon si institucion i pavarur

17:11 : 20/06/2026
AKTUALITET

Gjykata e Lartë shfuqizon sekuestron e pasurive të Arben Ahmetajt, dosja rikthehet në Apelin e GJKKO

18:29 : 18/06/2026
AKTUALITET

PD-ja ‘i kundërvihet’ Marta Kos: Po i shërben Edi Ramës dhe jo demokracisë

22:02 : 17/06/2026
AKTUALITET

Vokshi në EPP: Shqipërisë i duhet një qeveri kujdestare për të garantuar zgjedhje të lira dhe të barabarta

18:35 : 10/06/2026
AKTUALITET

Dosja “Buka”, GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

10:53 : 09/06/2026
Para

Dhunë në familje dhe kanabis, tre të arrestuar në Durrës

TË GJITHA

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş