• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rektori i “Mjekësisë”: Drejt Gjermanisë kanë ikur mbi 1 mijë mjekë

21:55 : 06/01/2023
në AKTUALITET, SOCIALE

Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata, thotë se Universiteti i Mjekësisë vijon të jetë më i kërkuari në Shqipëri dhe se vetëm këtë vit ka pasur 29 mijë aplikime.

Gjata zbulon gjatë një intervistë për MCN Tv se po përgatitet një testim vetëm për degën e Mjekësisë i cili do të vlejë sa 30% e pikëve për t’u pranuar.

Gjithashtu, kërkesat në Universitetin e Mjekësisë janë edhe nga shqiptarët e trevave, ku janë lënë në dispozicion 30 kuota, 15 prej tyre për Bujanovcin, Medvegjën dhe Preshevën, si dhe nga 5 kuota për Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Kosovën.

“Në Universitetin e Mjekësisë nuk ka qenë problem plotësimi i kuotave, aktualisht jemi më i kërkuari në Shqipëri vetëm këtë vit kemi pasur 29 mijë aplikime për vendet në Universitet, për të gjithë programet e studimit, nga Mjekësia e deri tek teknik laboratori. Por nuk i pranojmë në çdo notë, pasi për degët e Stomatologjisë, Mjekësisë dhe Farmacisë, nuk pranojmë me mesatare nën 8.5. Ndërsa për infermierinë duhet ta kenë mesatare mbi 7 se kemi shumë kërkesa. Gjatë këtij viti kemi rënë dakord që të përgatitet një test pranimi në Universitetin e Mjekësisë, për degën e Mjekësisë, një fond pyetesh po përgatitet nga Qendra e Shërbimeve Akademike me mësues gjimnazi. Do të jetë një test i madh pyetjesh në fund të dhjetorit ato pyetje do jenë publike, në mënyrë që në hapjen e konkursit të pranimit deri në gusht, të kenë mundësi të orientohen dhe të trajnohen në lidhje me pyetjet. Testimi do vlejë sa 30% e pikëve në universitet. Janë pyetje kuic, do klikohet aty ku është përgjigja e saktë dhe del përgjigja. 70% e pikëve do i lihen formulës që kemi, në mënyrë që ata studentë që kanë derdhur më shumë djersë të vlerësohen.  Mjekësia është dega më e kërkuar, gati 60% e maturantëve që kanë mbaruar sivjet me medalje të artë janë studentë të Mjekësisë”, tha ai.

Ndërkohë largimi i mjekëve dhe vakancat në shëndetësi, kanë detyruar Ministrinë e Shëndetësisë për të shtuar për 120 kuota, ndërsa objektivi është që në 2024 te kemi 500 studentë të regjistruar në vitin e parë për mjekësi.

Lexo edhe:

Gjermani/ Kryetarja e sapozgjedhur e bashkisë qëllohet 13 herë me thikë, në gjendje të rëndë shëndetësore

“Mijëra studentë më pak”, Gjekmarkaj: Emigrimi i trurit ka pasoja të rënda për ekonominë dhe zhvillimin e vendit

“Pretendojmë që brenda vitit 2024 mjekësia të ketë të paktën 500 studentë në vit të parë, në mënyrë që të kontribuojmë në plotësimin e boshllëqeve që mund të krijohen nga largimi i mjekëve. Në Gjermani janë mbi 1 mijë mjek që janë larguar të paktën që nga 2015, ndërsa infermierë janë rreth 3500 infermierë në vendet e Bashkimit Europian. Ikin një pjesë e më të mirëve se një pjesë e tyre vazhdojnë të jenë në Shqipëri. Kemi propozuar dhe shumë shpejt është aprovuar në parim që Mjekësia të futet në programet prioritare. Është një nga mundësitë që mjekët të mbahen më gjatë në Shqipëri. Domethënë që do përjashtohesh nga tarifat e studimit. Thirrja është për studentët e ekselencës dhe në këtë rast përfiton rreth 40 mijë lekë të reja që kur je student, si pagë minimale. Nëse ti e pranon këtë bursë, ti nënshkruan një kontratë që detyrohesh të punosh 3 vjet në Shqipëri, njësoj siç është sot me programet e specializimit, diku ku ka nevojë Ministria e Shëndetësisë, në spitalet rajonale dhe bashkiake. Se duke qenë pjesë e sistemit mund ta kesh më thjesht të rrish në Shqipëri”, u shpreh Gjata.

Etiketa: Arben GjataemigrimGjermanimjeke

Lajme të lidhura

BOTA

Gjermani/ Kryetarja e sapozgjedhur e bashkisë qëllohet 13 herë me thikë, në gjendje të rëndë shëndetësore

15:11 : 07/10/2025
AKTUALITET

“Mijëra studentë më pak”, Gjekmarkaj: Emigrimi i trurit ka pasoja të rënda për ekonominë dhe zhvillimin e vendit

09:10 : 06/10/2025
AKTUALITET

Emigrimi i ‘trurit’ të Shqipërisë! Auditorët boshatisen, këtë vit 15% më pak regjistrime në arsimin e lartë

08:12 : 06/10/2025
AKTUALITET

Flet shqiptarja e vetme në flotiljen drejt Gazës: Jemi 100 mjekë dhe gazetarë

22:37 : 05/10/2025
AKTUALITET

Makina e vjedhur në Gjermani zbulohet në Korçë, nën procedim një 26-vjeçar

11:18 : 05/10/2025
AKTUALITET

Jo vetëm me azil, shqiptarët po braktisin atdheun me leje pune! Në 3 vjet ikën 13% e të punësuarve

08:24 : 03/10/2025
Para

"Do jem me Benetin", Denoncimi i Dukës: Rama na mori kreun e Partisë Agrare në Shkodër

TË GJITHA

Berisha: Ky është Pelesh-parlamenti! Seanca u mbyll sapo denoncova Arubën

12:23 : 09/10/2025

Përfundon seanca plenare, Kuvendi kalon në votim pa debat rendin e ditës, raportet që u miratuan

12:18 : 09/10/2025

Gjyqtarët mblidhen pas vrasjes së Kalasë, propozohet grup pune për sigurinë në gjykata

12:11 : 09/10/2025

Deklarata “bombë” e Nokës: Policia e Shtetit shoqëroi me makina Suel Çelën te dentisti në Tiranë

12:02 : 09/10/2025

Këlliçi akuza Koçiut: Shkarkoi zv.ministrin pse piu duhan, por refuzon përgjegjësinë për gjyqtarin e vrarë

11:56 : 09/10/2025

Debat i ashpër mes Koçiut dhe Nokës në Parlament: Mos m’u drejto me gisht, turp të kesh!

11:47 : 09/10/2025

36-vjeçarja në Maliq tenton të vrasë veten në banesën e saj

11:39 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com