• Kontakt
Tuesday, August 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Molla e sherrit” një vajzë, policët rrihen njëri me tjetrin, Rrumbullaku i pezullon

10:51 : 28/12/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, VIDEO

Policia duhet të jetë shembull në sjellje dhe respektim të ligjit por në Shqipëri ndodh e kundërta.

Ditët e fundit janë shtuar rastet kur policët dhunojnë njëri-tjetrin duke sjellë një shembull aspak dinjitoz që ul besimin e qytetarëve ndaj uniformat blu.

Pak ditë më parë në Elbasan dy efektivë janë konfliktuar për motive të dobëta, ndërsa pas sherrit njëri prej tyre ka përfunduar në spital për shkak të plagëve të marra si pasojë e dhunës të ushtruar nga kolegu i tij.

Burimet e mediave bëjnë me dije se arsyeja e konfliktit mes dy efektivëve të Rrugores, Ervis Hasa dhe Redi Mato ka qenë një vajzë.

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetimin disiplinor ndaj tyre, për shkelje të rëndë disiplinore. Procedimi disiplinor ka nisur krahas procedimit penal të nisur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Lexo edhe:

Rrjetet sociale kthehen në objekt shantazhi dhe përndjekje, disa të proceduar

Sherr mes fqinjëve në Tiranë, 46-vjeçari plagos me thikë të riun

Ervis Hasa është konfliktuar më herët me Redi Maton. Sakaq, më 22 dhjetor ky i fundit në bashkëpunim me dy persona të tjerë (ende të paidentifikuar) kanë goditur me sende të forta Hasën.

Ai u mjekua në spitalin e Elbasanit dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pak kohë pas ngjarjes në një prononcim për MCN tha se debati me kolegun ishte qartësuar ditë më parë dhe nuk priste një sulm pas krahëve nga ana e 23-vjeçarit.

“Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas drekës së punë që kishim me koleget në një lokal në Elbasan, dhe teksa një pjesë qëndroi për kafe, nga lokali unë dola i fundit, Duke shkuar drejt makinës time, aty me vijnë disa djem me kapuç e maska. Mund të kenë qenë 3-4 veta, dhe gjatë përleshjes kuptova që ishte Redi Mato, kolegu, punonjës policie në Komisariatin e Elbasanit, ata kishin shkopinj. Vetëm natën e mbrëmshme kur ndodhi ngjarja kishim përleshje, se atë ditë në polici kemi pasur një debat të vogël, por që u sqarua mes nesh, dhe nuk kisha asnjë personale. Mbrëmë kur ndodhi sulmi, isha i shoqëruar edhe nga një shok i imi, i cili po ashtu u godit. Sot dua që drejtësia të vendoset në vend dhe personi në fjalë të dalë para organeve ligjzbatuese. Policia atë ditë e dinte, dhe nuk u mor asnjë masë ndaj tij”, thotë Hasa në dëshminë e tij.

Pas ngjarjes së shëmtuar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka reaguar duke pezulluar nga detyra dy efektivët e policisë dhe ka nisur hetimin disiplinor ndaj tyre, për shkelje të rëndë disiplinore.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka miratuar menjëherë pezullimin nga detyra, të 2 punonjësve të Policisë, shtetasve E. H. dhe R. M., punonjës policie të Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Elbasanit dhe në zbatim të rregullores së Policisë së Shtetit, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetimin disiplinor ndaj tyre, për shkelje të rëndë disiplinore. Procedimi disiplinor ka nisur krahas procedimit penal të nisur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E. H. është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin R. M., 23 vjeç (punonjës policie, në Komisariatin e Elbasanit), gjatë kohës që të dy kanë qenë jashtë orarit të shërbimit.

Gjatë konfliktit, shtetasi R. M., në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, ka goditur me send të fortë, shtetasin E. H., i cili ka marrë mjekim në spitalin e Elbasanit dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po kryen hetimet e mëtejshme për këtë rast, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Etiketa: efektiveelbasanmuhamet rrumbullakupezullimpoliciasherr

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rrjetet sociale kthehen në objekt shantazhi dhe përndjekje, disa të proceduar

15:17 : 12/08/2025
AKTUALITET

Sherr mes fqinjëve në Tiranë, 46-vjeçari plagos me thikë të riun

12:20 : 12/08/2025
AKTUALITET

Ndezi zjarrin që shkrumboi stane dhe pyje, arrestohet 40-vjeçari në Tepelenë

10:46 : 12/08/2025
RAJONI

Policia e Kosovës sekuestron drogë në vlerë prej 300 mijë eurosh

09:28 : 12/08/2025
RAJONI

Kosovë/ Pezullohen katër policë lidhur me vrasjen e trefishtë në Gjilan

22:36 : 11/08/2025
AKTUALITET

Situata e zjarreve në vend: 30 vatra aktive në 24 orët e fundit

20:21 : 11/08/2025
Para

Vdesin në mënyrë misterioze disa anëtarë të partisë së Putinit

TË GJITHA

Gjykata rrëzon Qeverinë: Gazetarët e Panoramës të rikthehen në redaksi, të kthehen dhe sendet personale

16:21 : 12/08/2025

Zjarri në Gramsh/ Nis transportimi me helikopter i të lënduarve drejt Spitalit të Djegieve në Tiranë

16:16 : 12/08/2025

Egnatia pret në shtëpi Olimpija Ljubljanën, kompanitë e basteve “eliminojnë” rrogozhinasit

16:11 : 12/08/2025

Përkeqësohet situata e zjarrit edhe në Tiranë, evakuohen banorët e dy fshatrave

16:07 : 12/08/2025

Vapa ekstreme, paralajmërojnë mjekët: Rrahjet e zemrës dyfishohen, pini sa më shumë ujë

16:04 : 12/08/2025

The Capture of Justice/ Why the High Prosecutorial Council and SPAK Are the Key Nodes for Restoring the Rule of Law

15:52 : 12/08/2025

Milani bën lëvizjen e radhës në merkato, mbrojtësi belg firmos për pesë sezone

15:51 : 12/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com