• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bilanci i një viti në krizë

19:55 : 26/12/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Tashmë që viti po përmbyllet, vlen të bëhet një bilanc sado modest për çka lamë pas, në Shqipëri dhe në botë. Pasi asnjë vend nuk mund të jetë një ishull siç thoshte poeti i njohur anglez John Donne. Aq më pak në një botë globale, kur efektet lokale ndjehen brenda pak orëve apo ditëve në vend që të presin muaj dhe vite si më parë. Rreth e rrotull botës, ndërsa po dilet me vështirësi nga epoka kovid dhe në disa raste, si Kina duke pasur shifra të frikshme në rritje edhe sot, kriza energjetike dhe frika e një recesioni global është duke kërcënuar gjithnjë e më tepër shtresën e mesme që është dhe fibra sociale që përveçse garanton stabilitetin, është vendimtare dhe për konsolidimin demokratik.

Në SHBA ekonomistët parashikojnë që përgjatë 2023shit të ketë 50 përqind shans për recesion dhe kjo përqindje shkon në 75 përqind nëse marrim dy vitet e ardhshëm. Ndonëse lajmi i mirë është që ky recesion i paralajmëruar qysh për këtë vit, u shty falë konsumit por edhe inflacionit të mbajtur deri diku në kontroll, çka bëri që administrata Biden dhe demokratët të shpërbleheshin dhe elektoralisht në zgjedhjet e mes-mandatit për Kongres si dhe garat e governatorëve.

Në Kinë skandali i Evergrande e cila është kompania e dytë më e madhe imobiliare dhe zhvillimit të pronave ka bërë që të ketë lëkundje të forta ekonomike që kërcënojnë stabilitetin makrofiskal të vendit. Sëbashku me krizën në rritje të sistemit spitalor për shkak të rritjes së shpejtë të të infektuarëve me kovid, menjëherë pas heqjes së disa kufizimeve ekstreme të cilat u përballën me protesta në rritje, rrezikojnë rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit dhe frika në mos për recesion, së paku për stanjacion është e pranishme. Gjë kjo që do ta shtonte hendekun me SHBA e cila sot ka një ekonomi që vlen rreth 10 trilionë dollarë më shumë dhe shpenzime ushtarake që llogariten në rreth 600 miliardë dollarë më shumë se kinezët të cilët jo rrallë herë përshkruhen si konkurrenti kryesor global i SHBA-ve por edhe BE-së.

Bashkimi Evropian pavarësisht dobësimeve strukturore përgjatë dekadës së fundit që shkojnë nga mungesa e një lidershipi të unifikuar te BREXIT, nga ngrirja e procesit të zgjerimit te deficensat e procesit të thellimit, sërish ka rifituar disa pikë në arenën globale edhe falë partneritetit të konsoliduar me SHBA, veçanërisht pas agresionit rus në Ukrainë. Ky i fundit bëri që të forcohej njëherazi edhe NATO e cila gjeti një “raison d’étre” të re për ekzistencën e saj në shekullin e 21-të. Por po aq kërcënuese paraqiten sfidat e reja si sulmet kibernetike, dezinformacioni dhe lajmet e rreme, luftërat hibride dhe rivalitetet e reja gjeopolitike dhe gjeoenergjetike.

Lexo edhe:

Ra ky raport e u pamë!

Greqia “studion” krizën e banesave, Qeveria dy strategjitë për të frenuar mungesën e strehimit

Në Shqipëri, shpeshherë duket se jemi imun nga krizat e importuara se prodhojmë me shumicë krizat tona të brendshme të cilat na kanë futur në një rreth vicioz nga i cili një klasë politike e dështuar nuk po di ose nuk po do të na nxjerrë. Ky ishte viti i vijimit të shpopullimit të vendit me ritme alarmante, e shoqëruar me anti-reklamën në shtypin britanik dhe jo vetëm. Kriza politike sa vjen dhe mahiset dhe përballë një keq-qeverisje kemi dhe një opozitë gjithnjë e më të përçarë. Nëse nuk ka ndryshore në ekuacion deri në zgjedhjet e ardhshme, rezultantja më e prekshme do të jetë një apati dhe braktisje e votimit, çka për fat të keq është në favor të partisë-shtet.

Ndërkohë që Shqipëria po zbrazet, po me ritëm të frikshëm vazhdojnë të lëshon miliona metra të rinj katrorë ndërtime, sidomos në Tiranë. Po të shtojmë këtu dhe variablin e tretë që çmimet e metrit katror janë thuajse dyfishuar dy vitet e fundit, kjo do të çmendte cilido ekonomist të kalibrit botëror. Rezaultantja është e qartë, ose një kolaps të tregut të imobiliareve së shpejti, ose amnistia fiskale bashke me pasaportat e arta do të jenë serumi i përkohshëm. Por që jo vetëm nuk garanton rehabilitim të të sëmurit por përkundrazi kërcënon të hedhë në erë dhe marrëdhënien e brishtë me BE-në, tashmë që jemi në proces negociatash dhe nuk kemi kurrsesi kohë për të humbur.

Etiketa: ilir kalemajkriza

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ra ky raport e u pamë!

20:31 : 24/10/2025
RAJONI

Greqia “studion” krizën e banesave, Qeveria dy strategjitë për të frenuar mungesën e strehimit

19:47 : 23/10/2025
AKTUALITET

Zullumi këputet kur trashet

11:34 : 19/10/2025
BOTA

Probleme me motorët mbajnë 38 avionë në tokë, kriza te “WizzAir” do zgjasë të paktën deri në 2027

19:09 : 10/10/2025
AKTUALITET

Opozita përballë pushtetit

10:10 : 05/10/2025
AKTUALITET

Kalemaj kundër dekretit të Begajt: Një ndërhyrje në kompetencat e Gjykatës Kushtetuese

18:17 : 01/10/2025
Para

Gjenerali rus vdes papritmas në Moskë

TË GJITHA

“Albautor” në shkelje të ligjit, Ministria e Kulturës mbyll sytë! Drejtori Muka kërcënon median

21:01 : 30/10/2025

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025

Polici i dehur shkakton aksident në Tiranë, arrestohet nga AMP

20:11 : 30/10/2025

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

19:32 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com