• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Baçi: Ndërkombëtarët, përgjegjësit kryesorë për ozurpimin e pushteteve nga Rama

21:58 : 26/12/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Lexo edhe:

Ekspozita e padeklaruar në Kinë, Këlliçi: SPAK mbyll sytë ndaj pasurisë së Ramës

“McGonigal”, Çollaku: Emri i Ramës del kudo, SPAK duhet të thërrasë kryeministrin

“Ndërkombëtarët kanë rritur një përbindësh dhe tani u ka dalë jashtë kontrollit”. Kështu deklaroi deputeti Luan Baçi në një intervistë për “Rtv Ora”, duke i bërë përgjegjës për kapjen e të gjithë pushteteve nga Edi Rama. Si provë të kësaj ai solli atë që e konsideroi përplasje të turpshme të Ramës dhe ambasadores Kim për zgjedhjen e kreut të SPAK.

“Kjo përplasje e hapur mes kryeministrit dhe ambasadores së SHBA ishte për të ardhur keq, do ta quaja të turpshme.Tani u kujtuan që kanë rritur një përbindësh dhe ndërkombëtarët janë përgjegjësit kryesor për ozurpimin që u ka bërë Rama të gjitha pushteteve. I kanë dhënë kaq fuqi dhe kaq pushtet Edi Ramës sa tani ai ka dalë nga kontrolli i tyre dhe nuk i pyet më”, tha Baçi.

Baçi komentoi edhe seancën e fundit të Kuvendit, ku gjyqtari Ardian Dvorani, i shpallur nga SHBA si kampioni i Antikorrupsionit, nuk e kaloi dot pragun për tu bërë anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Baçi: Unë do ta quaja kampion të korrupsionit. Tashmë janë bërë të ditura të gjithë lëvizjet e Dvoranit, qëndrimet e tij në Gjykatën e Lartë, me KED, qëndrime në kundërshtim të hapur me ligjet dhe Kushtetutën. Edi Rama mbase siç është i gatuar donte ti kthente një resto ambasadores së SHBA duke mos e pranuar Dvoranin aty dhe duke bërë atë lojë që bëri duke mos i dhënë votat dhe duke i dhënë të drejtën zonjës që vinte e para. Lojën gjithmonë e bën me Enkelejd Alibeaj. Atë ditë ka qenë dhe zgjedhja e Avokatit të Popullit. Historikisht pushteti ja ka lënë opozitës. Një institucion që nuk ka asnjë rëndësi, nuk bën asnjë punë.

Ai që zgjidhet ka ca benefite dhe një administratë të veten. Problemi është se i ishte premtuar Alibeaj për një individ që ta propozonte, ai nuk mundi dhe ata pak deputetë që e rrethonin të binte në dakordësi që të zgjidhnin një kandidat, ata donin një kandidat tjetër. Kjo solli atë përplasje që nuk u votua Avokati i Popullit, u shty. Për rrjedhojë nuk kishte dhe votat për Dvoranin, i duheshin 84 vota dhe patjetër duhet ti marrë disa vota nga kjo opozitë që vetëquhet opozitë dhe Rama kërkon ta ketë opozitë. Pavarësisht se jeni palaço, ju jeni opozita, u thotë, se ata të tjerët nuk janë fare, nuk i njoh, kanë vdekur.

Deputeti demokrat u ndal edhe te zhvillimet brenda PD dhe zgjedhjet vendore.

Baçi: Sot PD ka 61 kandidatë zyrtarë. Ka qenë e hapur PD dhe për këta individë, dhe për zotin Alibeaj për të propozuar apo për të garuar me ata që ai mendon se mundet që PD të kishte përfaqësim dinjitoz por nuk e kanë begenisur një gjë të tillë. Vazhdojnë të bëjnë një lojë të tillë duke emëruar kandidatë, derisa kërkojnë ndihmën e disa deputetëve të PS në bashki të veçanta për t’i ndihmuar për të gjetur ndonjë emër, demokrati natyrisht.

Ndonjë demokrati të ndershëm, të zhgënjyer, të mërzitur, të joshur për ta vënë përballë kandidatit  të PD dhe për ti garantuar fitore Edi Ramës. E gjithë loja e tyre është e ndërgjegjshme tashmë, sepse e panë me 6 mars rezultatin. Kjo këmbëngulje e tyre nuk do të jetë e suksesshme.

Seanca e ardhshme e gjyqit për vulën e Partisë Demokratike është caktuar në datën 17 janar 2023. Baçi thotë se kjo situatë është një tragjikomedi që po luhet në kurriz të demokratëve dhe opozitës.

Baçi: Një ankimim i paligjshëm në gjykatë. I pranuar nga gjykata me ndërhyrjen e Ramës. Duke mos dhënë vendim, por duke e shtyrë herë pas here me arsye nga më të ndryshmet, deri aty sa shkon vetë avokati i Alibeajt dhe kërkon shtyrjen e gjyqit, dorëheqjen e gjyqtares apo nuk paraqitet për arsye shëndetësore sepse e di se ai vendim gjykate nuk ka si të jepet për atë kërkesë ilegjitime që kanë bërë. Janë artifica ligjore për të shtyrë vendimin e gjykatës për atë dokumetacion që paraqiti PD për Kuvendin e 11 dhjetorit që u legalizua dhe riafirmua në gjykatën e shkallës së parë.

U ankimua në mënyrë të pakuptimtë ditën që do zbardhej vendimi dhe vazhdojnë të mbajnë peng PD. Është një lojë e Ramës, i cili e di që është minorancë. De facto Rama është i rënë, qeveria e tij qëndron në këmbë vetëm se opozitës nuk i lejohet fushë e lirë veprimi me anë të disa artificave në gjykatë. I mbajnë peng emrin, vulën dhe siglën. Kush ja mban?

Një deputet, Enkelejd Alibeaj dhe një Lulzim Bashë që vazhdojnë të ngulin këmbë duke i bërë shkresa herë pas here Kuvendit. Si shkresa e fundit që ne e bëmë publike, pas një viti bëjnë publike shkresën që Enkelejd Alibeaj firmos dhe i thotë Lindita Nikollës që këta 4-5 deputetë nuk janë pjesë e PD, ku ishte dhe emri im.

Etiketa: Edi Ramaluan baci

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ekspozita e padeklaruar në Kinë, Këlliçi: SPAK mbyll sytë ndaj pasurisë së Ramës

17:32 : 05/09/2025
AKTUALITET

“McGonigal”, Çollaku: Emri i Ramës del kudo, SPAK duhet të thërrasë kryeministrin

16:01 : 05/09/2025
AKTUALITET

Kodi i Ri Penal – Ndryshimet që janë thjesht një mjet kontrolli i Ramës

14:33 : 05/09/2025
AKTUALITET

“Reforma” e tretë e ujit brenda 10 vitesh/ Financat kanë ecur keq, Qeveria me koncepte të paqarta

14:16 : 05/09/2025
AKTUALITET

Dosja “McGonigal”/ Berisha: Hetimi për Ramën në SHBA vazhdon, Altin Troplini nuk e shpëton dot

14:06 : 05/09/2025
AKTUALITET

“Ç’më duhet mua se sulmohet nga Trump”/ Rama konfirmon darkën me Soros në Dhërmi: Është miku im!

08:54 : 05/09/2025
Para

Ronaldo merr dhuratën luksoze nga partnerja, sa kushton makina e re e futbollistit

TË GJITHA

ATM-të në zonat turistike, pse komisionet për tërheqje janë më të larta?

08:40 : 06/09/2025

Këmbimi valutor 6 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:22 : 06/09/2025

Temperatura deri në 35 gradë, parashikimi i motit për sot

08:15 : 06/09/2025

Aksident i rëndë në Dukat Fushë, 4 të plagosur, 2 në gjendje kritike

08:08 : 06/09/2025

Horoskopi, e shtunë, 6 shtator 2025/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

23:20 : 05/09/2025
Në foto: Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli

Dhunimi i gazetares në zyrat e Kadastrës, Berisha: Agresori ishte bandit i Lorenës

23:09 : 05/09/2025

Fëmijët dolën vetëm në mes të rrugës, arrestohet babai shqiptar në Greqi

22:48 : 05/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com