• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kalemaj: Rama servil ndaj Micotaqis, i sforcuar arsyetimi për Bendon

17:22 : 24/12/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Politologu Ilir Kalemaj komentoi në edicionin e lajmeve në MCN TV zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK, duke u shprehur se ka pritshmëri të mëdha në publik dhe ai një rol vendimtar në përcaktimin e axhendës së institucionit.

Sa i takon dorëheqjes së Helidon Bendos si drejtues i SHISH, Kalemaj thotë se duket arsyetim i sforcuar fakti që ai do të vazhdojë studime pas moshës 50-vjeçare.

Politologu tha se do të kemi implikime politike nëse SPAK-u ndërmerr veprime mbi inceneratorin e Tiranës para zgjedhjeve.

Ndërkohë Kalemaj e konsideroi si servile sjelljen e qeverisë shqiptare ndaj asaj greke, gjatë vizitës së Micotaqis.

“Natyrisht ardhja e Dumanit në krye të SPAK-ut ishte ngjarje e paralajmëruar për shkak të ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të ambasadës amerikane, por edhe pse kishte qenë nëndrejtor i SPAK, krahu i djathtë i Krajës. Ka një pritshmëri të madhe në publik, dhe prandaj u shoqërua me tension, për shkak të investimit të mazhorancës për kandidatin tjetër që u rendit i dyti. Janë plotësuar 3 vjet nga nisja e këtij institucioni (SPAK-u) dhe janë parë pak rezultate deri më tani dhe pritet që rrjeta të jetë më funksionale për të kapur më shumë peshq, për të bashkëpunuar me BKH-në dhe GJKKO-në. Dumani në fjalën e tij u shpreh se do ndizen motorët dhe do ketë më shumë gatishmëri për të ndjekur çështjet nga prokurorët. Prokurorët janë autonomë, ai s’ka të drejtë të lëvizë prokurorët nga çështje të caktuara, por ne jemi në Shqipëri dhe gjithmonë drejtuesi ka rol vendimtar në përcaktimin e axhendës së institucionit. Nëse Dumani do deklarojë se lufta ndaj korrupsionit do jetë pa kompromis, se duhet t’i vendosim me shpatulla pas murit dhe të adresojmë krimin në nivele të larta shtetërore, kjo është kambanë alarmi për secilin prokuror të SPAK-ut. Mund të fillojnë hetime të caktuara edhe duke marrë indicie nga mediat, nga emisione investigative”.

Lexo edhe:

Rama 4 dhe një histori deja vù

‘Profesorë’ që mbrojnë narko-qeverinë në emër të Shqipërisë!

“Kushdo nëpunës i rëndomtë i administratës të ishte, po të ikte, s’do ikte kështu si iku Bendo. Imagjinoni që kreu i SHISH duhet të jetë në hierarkinë e drejtuesve më të lartë shqiptarë. Mos harrojmë që ish-drejtuesi i SHISH që ishte emërim i Berishës, Visho Ajazi Lika u emërua nga Rama ambasador në NATO. Ndërkohë që z.Bendo iku për studime në moshë 50 e ca vjeç, duket sikur është arsyetim shumë i sforcuar për t’i mbushur mendjen kujtdo, që bëhet fjalë për një institucion kaq i rëndësishëm sa SHISH, ndërkohë që iku me shumë pak bujë dhe pa lënë asnjë lloj gjurme”.

Lidhur me inceneratorin e Tiranë, Kalemaj tha se ka implikime politike nëse do kemi veprime të SPAK-ut para zgjedhjeve të 14 majit.

“Çështja e inceneratorëve vetëm sa ka filluar të gërvishtet, është shumë larg gjetjes së fajtorëve. Është e paprecedentë që dy Klodianët janë në kërkim dhe shteti shqiptar vazhdon t’i paguajë, ashtu edhe bashkëpunëtori italian marka 300 mijë euro në vit! Si ka mundësi që shteti shqiptar vazhdon me korrektësi t’i paguajë çdo muaj, ndërkohë që s’kemi akoma inceneratorë në Tiranë dhe të tjerë që s’janë vënë në punë. Ka shumë të tjerë të implikuar, përfshirë kandidatë në garë, ish-zv.ministra, ish-ministra. Tani që e kemi kthyer Prokurorin e Përgjithshëm në kancelar, prokurorët janë ‘vetë Zot, vet shkop’ për t’u shkuar çështjeve deri në fund. BKH ka investigatorët e vetë, nuk ka nevojë për Policinë e Shtetit. Por në bashkëpunim me Policinë mund të kopsitet një çështje për ta çuar para gjykatës. Sistemi është ngritur në mënyrë të tillë që mjaftojnë pak njerëz vullnetmirë të korrin në pak kohë sukses të merituar. Në Itali janë luftuar mafia 300-400 vjeçare. Çështja e inceneratorit të Tiranës që është ende në hetim, ka të bëjë me abuzimin me buxhetin, ku kryebashkuiaku në detyrë ka përgjegjësi ligjore dhe penale, është në garë për t’u rizgjedhur, janë këto gjëra në mes që kanë edhe implikime politike për atë që do jetë kryebashkiaku i ardhshëm. Ka implikime politike nëse do kemi veprime të SPAK-ut para zgjedhjeve”.

Teksa u ndal te shembja e pallateve të prekura nga tërmeti, politologu vë në dukje se politikat e bashkisë dhe qeverisë që synojnë që në këto zona të ndërtojnë projekte që janë për një shtresë tjetër, ndërkohë që bonusi i qirasë për banorët është i papërfillshëm.

Kalemaj u ndal edhe te incidenti me Presidentin Begaj në Finiq. Sipas politologut kryeministri Rama u soll në mënyrë servile ndaj kreut të qeverisë greke Micotaqis, ndërkohë që i konsideroi absurde deklaratat që flasin për vetëvendosje.

“Ngjarja është shqetësuese. Ne pamë edhe deklaratat e kryeministrit grek, që u shoqëruan me një servilizëm pa lidhje të kryeministrit tonë. Në Derviçan pamë edhe flamuj shqiptarë, në Himarë që është zonë me shumicë shqiptare, pamë vetëm flamuj grekë, që nuk ishte kryeministri dhe Presidenti, dhe deklarata që shkonin për autonomi dhe vetëvendosje që është absurde për një vend sovran si Shqipëria, ndërkohë që çështja çame nuk është ngritur, ndërkohë që është në kuadër të të drejtave të njeriut. Nuk e kuptoj servilizmin pa kushte të qeverisë tonë. Problemi i pronave të banorëve minoritarë nuk ekziston. Po të shkoni me një kamera ata nuk shprehen të diskriminuar nga shteti shqiptar, përkundrazi janë të diskriminuar pozitivisht. Problematika ekziston aty ku nuk ka minoritarë grekë, si Himara, ka greqishtfolës. Vasil Bollano është nga Progonati psh. Aty ka vetëm një përdorim për përfitime financiare. Micotaqis shikon interesat elektorale në Greqi”.  

Etiketa: Edi Ramailir kalemaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama 4 dhe një histori deja vù

11:37 : 09/06/2025
AKTUALITET

‘Profesorë’ që mbrojnë narko-qeverinë në emër të Shqipërisë!

10:36 : 08/06/2025
AKTUALITET

Kulla që mbulon Zotin me beton

09:11 : 08/06/2025
AKTUALITET

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
Para

Bilanci ditor i Covid, 18 raste të reja

TË GJITHA

Berisha denoncon me VIDEO: Patronazhistët blenë vota në Babrru

12:33 : 09/06/2025

Lojëra fati ilegale me makineta dhe celularë, arrestohet administratori i lokalit dhe dy klientët

12:24 : 09/06/2025

Aksident masiv në aksin Elbasan-Librazhd, 6 të plagosur/ Një mjet përfundon në lokal

12:23 : 09/06/2025

VIDEO/ Shkoza dy javë pa ujë, banorët: Ujësjellësi nuk zgjidh problemin, na thonë “lutuni Zotit”

12:07 : 09/06/2025

Manovrat Sadushi-ILDKP/ “Problemet teknike” përdoren për bllokimin e garës për Kushtetuese

11:54 : 09/06/2025

Shfaqet murtaja në Bulqizë, ngordhin mbi 150 bagëti të imta

11:47 : 09/06/2025

Sherr te Urdhri i Psikologut/ Treska refuzon të lirojë zyrën, Laboviti kërkon ndërhyrjen e Policisë

11:44 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com