• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Amnistia fiskale/ “Daily Mail”: Shqipëria, parajsë e parave të pista

Plani i qeverisë shqiptare për amnistinë fiskale i kundërshtuar fort nga bashkimi europian po kritikohet edhe nga mediat e huaja. Tabloidi britanik “Daily Mail”, shkruan se drafti i shumë debatuar mund ta kthejë Shqipërinë në një lavatriçe të parave të pista. Sipas diskutimeve të deritanishme, amnistia mund të lejojë deklarimin e deri në 2 milionë eurove nga një individ pa kërkuar burimin e tyre.

18:20 : 24/12/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Mediat britanike e komentojnë me shqetësim planin e rikthyer para zgjedhjeve nga qeveria shqiptare për një amnisti fiskale. Sipas tabloidit Daily Mail, Shqipëria mund të bëhet një ‘parajsë e pastrimit të parave’ për bosët e drogës nëse miratohet ligji që u mundëson të fshehin qindra miliona para kriminale.

Qeveria shqiptare shkruan gazeta, po prezanton një ‘amnisti fiskale’, duke lejuar këdo që të deklarojë pasuri deri në dy milionë euro pa pasur nevojë të zbulojë origjinën e parave. Këtë zhvillim, tabloidi britanik e lidh me hetimin se kreu kjo media e cila pretendon se baronët e drogës që operonin në Britani kanë pastruar shuma të mëdha në vila luksoze, banesa, toka bujqësore, palestra, bare dhe madje edhe një pikë karburanti në Shqipëri.

Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani, NCA, një zyrë e ngjashme me FBI-në në SHBA, ka paralajmëruar se sasia e parave kriminale që largohen nga Britania e Madhe është rritur ‘në mënyrë eksponenciale’ gjatë katër ose pesë viteve të fundit, e nxitur nga bandat shqiptare të drogës që dërgojnë para në vendion e tyre.

Daily Mail shkruan se këtë vit më shumë se 13,000 shqiptarë kanë arritur ilegalisht në Britani përmes Kanalit të La Manshit, me varka të vogla. Artikulli evidenton për iustrim rastin e një anëtari shqiptar të një bande kokaine që pastronte 10 milionë paund, të cilit së fundi i është konfiskuar një vilë, tri apartamente, dy garazhe dhe 20 hektarë tokë në Shqipëri.

Sipas medias britanike, paratë e pista besohet se kanë nxitur një bum ndërtimesh në Shqipëri. Vlera e lejeve të ndërtimit Tiranë, sipas vlerësimit të artikullit është rritur nga 112 milionë paund në tremujorin e parë të 2021 në 206 milionë paund në të njëjtën periudhë të këtij viti.

Lexo edhe:

Raporti i AWA: Gjuha e urrejtjes në Shqipëri po rritet ndjeshëm

Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave

Bandat e krimit të organizuar dyshohet se kanë përdorur një sërë metodash për të transportuar paratë kriminale në Shqipëri, duke përfshirë përdorimin e agjencive të udhëtimit, fshehjen e dhjetëra mijëra paundeve në pjesën e pasme të televizorëve ose mbushjen e rrotave të kamionëve me kartmonedha.

Daily Mail tregon në një rast se një çifti shqiptar që po udhëtonte me një foshnje 9 muajshe iu sekuestruan 100 mijë paund në kroskotin e automjetit tip Audi. Drejtuesi i mjetit u dënua me 4 vjet burg.

Një zyrtar shqiptar citohet ti ketë thënë medias britanike se shumë shqiptarë largohen nga vendi pasi nuk kanë asgjë, dhe pasi shkojnë në Angli kthehen pesë vjet më vonë duke ngarë makina luksoze dhe duke blerë vila.

Etiketa: daily mailkonfiskimpara te pistaShqiperitrafik narkotikesh

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Raporti i AWA: Gjuha e urrejtjes në Shqipëri po rritet ndjeshëm

13:41 : 20/10/2025
AKTUALITET

Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave

08:42 : 17/10/2025
AKTUALITET

Zbulohet rrjeti i trafikut të grave, 44 viktima kolumbiane përfunduan në Shqipëri

21:59 : 15/10/2025
AKTUALITET

Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, investigimi: Miliona të shpenzuara por pak rezultate

22:48 : 14/10/2025
SPORT

Shqipëri-Jordani/ Publikohet formacioni zyrtar, Silvinjo bën 7 ndryshime

18:11 : 14/10/2025
AKTUALITET

Rama premton “qiqra në hell”, por 19 mijë shqiptarë me arsim të lartë janë të papunë

08:18 : 14/10/2025
Para

Kardinali Ernest Troshani: Më vunë përgjues që lidhej me zyrën e Enver Hoxhës

TË GJITHA

Horoskopi e martë, 21 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:04 : 20/10/2025

Bloomberg: Plani i paqes në Gaza mund të funksionojë nëse “kopjon” Kosovën

23:03 : 20/10/2025

Fatos Nano në gjendje kritike, mbërrin në Tiranë një ekip mjekësh të huaj

22:57 : 20/10/2025

Përplasjet për aeroportin/ Gazetari: Pacolli mendon se po e godet Balluku dhe se i ka bërë presion

22:52 : 20/10/2025

“Ishte një dështim kolosal!”/ Presidenti i Federatës Serbe flet për herë të parë pas humbjes ndaj Shqipërisë

22:45 : 20/10/2025

Tornado godet Parisin, një i vdekur dhe shumë të plagosur

22:30 : 20/10/2025

Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

22:18 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com