• Kontakt
Monday, May 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dvorani “ndez” Kuvendin/ Alibeaj-Bardhi përplasen me Ramën: Po merr peng Kushtetuesen!

17:04 : 22/12/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Propozimi i grupit parlamentar të PS për të realizuar një votim të fshehtë për tre kandidaturat e dërguara nga Komisioni i Ligjeve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese dhe gara për Avokatin e Popullit kanë përplasur ashpër kryeministrin Edi Rama me deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi në Kuvend.

Ishte Bardhi që fillimisht akuzoi mazhorancën se po tenton të marrë peng drejtësinë duke bërë çmos që të zgjidhet i preferuari i tyre Ardian Dvorani në vendin e mbetur bosh.

Sipas Bardhit, propozimi për votim të fshehtë vjen pasi Rama ka vlerë vota nga PD, pasi mazhoranca nuk i ka 84 votat që duhen për shumicën e cilësuar siç e parashikon rregullorja.

“Po propozoni një proces kaotik për zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe anëtari të GJK. Shndërrimi i procesit të përzgjedhjes së anëtarit të GJK në një proces mafioz e korruptiv”, tha Bardhi.

Por me fjalë të ashpra ju kundërpërgjigj Rama, i cili tha se nëse do të kishte vendosur se donte Dvoranin në Kushtetuese nuk do të kishte turp t’ua thoshtë në Kuvend rivalëve të tij politikë.

Lexo edhe:

Kushner, Rama, Vuçiç trekëndësh interesash në kurriz të publikes

Kllounada 5 mln euro e Ramës, fatura marramendëse për Samitin Europian

“Është për të ardhur keq që kjo gjuha ekstreme me mafie, indtimidime, me kriminela, është bërë buka e përditshme e çdo fjalimi dhe ndërhyrje për procedurë e të gjithëve bashkë, por edhe njëherë tjetër, e vërteta është tjetër. Grupi i PS nuk funksionon në mënyrë klandestine, kur ka votime politike dhe kur ka vendimmarrje të unifikuar politikisht marrim vendime, keni dëgjuar ju që kemi marrë vendim për të mbështetur politikisht ndonjë figurë që vjen nga drejtësia, kur e keni dëgjuar, kjo është fantazi. Kjo është një fantazi”, iu përgjigj Rama Bardhit.

Në debat u përfshi edhe Enkelejd Alibeaj, i cili nënvizoi se qëllimi i vetëm i mazhorancës është të emërojë Dvoranin në Kushtetuese si njeriun e vetë politik.

“Ju vazhdoni edhe në komision, sepse doni të çoni njeriun tuaj, Ardian Dvorani. Po vazhdoni në seancë për të krijuar një katrahurë, për të çuar njeriun tuaj politik”, tha Alibeaj.

Por Rama iu kthye dhe atij, madje duke bërë me dije se Partia Socialiste nuk do të votojë kandidaturat e Partisë Demokratike për Avokat të Popullit.

“Sa i përket avokatit të PD mbajeni se do ju duhet se keni problem vulash, por nuk mund ta bini këtu ta votojë Partia Socialiste si Avokat të Popullit”, u shpreh Rama.

DEBATI NË KUVEND:

Bardhi: Sapo jemi njoftuar mbi procesin e votimit për 4 pika në rendin e ditës. Grupi juaj parlamentar ka propozuar të bëhet një votim i fshehtë ku 4 fletë do ndahen në mënyrë të ç’regullt në sallë. Arsyeja që po propozoni një proces të tillë kaotik për zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe anëtari të GJK. Kërkoj që të na informoni nëse ky informacion i pa bërë i ditur që na është dhënë nga administrata është i vërtetë. Shndërrimi i procesit të përzgjedhjes së anëtarit të GJK në një proces mafioz e korruptiv, akti më i rëndë që i bëhet demokracisë. Çdo tentativë për të imponuar në forma që keni lënë gjurmë se ç’jeni duke bërë, të jeni të sigurt që do dështojë. Tërhiquni sa nuk është vonë dhe na sqaroni.

Edi Rama: S’e kemi kurrë problem të themi se çfarë duam të bëjmë. S’kemi marrë asnjë vendim politik për këtë gjë , Nuk e kuptoj pse duhet t’ju japim juve llogari se kë duam të votojmë, po ju them dhe një tjetër arsye. S’do kishim asnjë problem t;jua thonim, ne do të votojmë këtë. Nuk e kemi marrë, ndaj të gjithë do të votojnë lirisht. Luftën me mafian vazhdoni bëjeni me veten. Këta jeni ju, offshore, por unë nuk ua vërtetoj dot. Jeni të njëjtët. thjesht ndryshojnë fytyrat. Kjo është e vërteta. E keni keqkuptuar ju procesin e avokatit të popullit, nuk funksionon kështu. Ne nuk kemi sjellë këtu që të votohej ndonjë avokat që e kalon jetën duke bërë gjyqe kundër kundërshtarit, kemi gjetur figura që mund të gjejnë, në mos pritjen me krah hapur, pëlqimin me votë. Si do votojmë ne një avokat që ka humbur çdo gjyq me ne, s’ka shans të ndodhë, nuk i votojmë ne ato kandidatura që keni sjellë ju. As njërin që është avokat i partisë tuaj në luftë për vulën, as tjetrin që është kandidat i vulëhumburve. S’ka. Ashtu. Votimi tjetër është votim i lirë i gjithsecilit, kështu që luftën me mafian vazhdojeni në rrugët e fantazive tuaja. Pse bërtet tani, atë dëgjuam a mbarova.

Alibeaj: Po ju kujtoj që pas 3 minutash, në orën 4 është njoftuar sekretariati për procedurat dhe votimet, dhe është thirrur për organizimin e votimit të fshehtë. Nuk mund të thoni tani që do bëhet më vonë. Është bërë kërkesa. Kërkohet të mblidhet tani, pa ardhur koha e votimit. Të mblidhet sekretariati dhe të përgatitet ajo që keni bërë ndërmend. Jua thashë dhe në komisionin e ligjeve, është në shkelje ligjore. Ja kërkova kryetares së komisionit. Ju vazhdoni edhe në komision, sepse doni të çoni njeriun tuaj, Ardian Dvorani. Po vazhdoni në seancë për të krijuar një katrahurë, për të çuar njeriun tuaj politik. Po shkelni këtë proces. Hiqni dorë. Jepni sqarimet siç u kërkua nga Bardhi.

Bushka: Kolegë, i quaj të pavenda diskutimet se nuk po bëjmë asgjë veçse po zbatojmë rregullat e Kuvendit. Në radhë të parë, procedura e votimit të GJK është e parashikuar, ligji thotë se është votim i fshehtë. Një grup deputetës kanë kërkuar që të bëhet votim i fshehtë me kuti. është paraqitur kjo kërkesë, është pjesë e rendit të mbledhjes. Do të merret vendim në bazë të rregullores. Mos e bëni pis procesin se ne zbatojmë ligjin dhe rregulloren. Kandidatët janë të tre dinjitoz. Nxitimi juaj për të bërë të gjithë këto deklarata të pavenda për mua.

Bardhi: Zonja kryetare, ajo që ne kërkuam është konfirmimi i asaj që ne mësuam në rrugë joformale nga administrata e Kuvendit. Na thatë që nuk ka ende një kërkesë të tillë. Pyetja që kishim ne që kryetarja e Komisionit të numërimit nuk na sqaroi është që pse do të duhet që të votohet në mënyrë të njëkohshme është se përse duhet votuar në mënyrë të fshehtë. Kjo sepse në një procec mafioz, eksponetë të grupit parlamentar me në krye zotërinë që sapo erdhi janë përpjekur të intimidojnë deputetë të opozitës parlamentare. Forma sesi këto individë të intimiduar për të votuar Ardian Dvoranit është që fleta e votimit të avokatit të popullit dhe GJK të bashkohen bashkë. Mos e bëj atë shënje Taulant se keni lënë gjurmë. Ngatërrohet fleta e GJK me atë të avokatit të popullit sikur është një hgabim njerëzor që të mos identifikohen ata mes nesh që i janë nënshtruar intimidimit korruptiv të eksponentëve më të lartë të PS. Ajo që po iu kërkoj është që pse nuk e ndani këtë procedurë. Pse e votuat Avokatin e Popullit 3 muaj. Ju kishit deklaruar se do votonit kandidatin e PD. Pse i bashkuat? Sepse keni këtë projekt mafioz. Kjo është e rëndë dhe prandaj e përsëris. Mund të mbështesni kë të doni. Nuk marrim pjesë dhe ligji e ka rregulluar, nëse nuk arrihen 84 vota, më i miri shkon në GJK. Ne nuk kemi asnjë shqetësim për këtë gjë. Por intimidimi juaj është akt i papranueshëm.

Felaj: Nuk ka kërkesë, por nga diskutimet e kolegëve kuptova se do të paraqitet një kërkesë. Vendimin nuk e merr drejtuesi i seancës, por Kuvendi. Ndaj iu ftova që në krye të herës që këtë pikë ta ballafaqojnë kur të jetë rendi.

Balla: Meqë nga procedura u kalua në thelb të disa çështjeve, unë do ta komunikoja kur të ishte çështje e rendit të ditës, është përgjegjësia juaj që e sollët Kuvendin me 11 kandidatura nga 28 firma, a thua se opozita në Kuvendin e Shqipërisë ka 308 deputetë. Jemi njohur me një shkresë nga 11 deputetë që është tërhequr mbështetja për një pjesë. Kuptova që janë dy kandidatura që mbeten. Meqë hytë edhe ju në…Një gjë do ta them, respekti për atë që flet… Kjo është një çështje që ka mbetur. E kemi parë më vëmendje, duam që të zgjedhim një Avokat Populli, po ua them se nuk e mbështesim Ledio Brahon, se nuk mund të jetë ai që mbështet PD në KQZ. Gjeni një avokat që fiton çështjet, se i ka humbur të gjitha. Për këtë arsye nuk do të votohet nga ana jonë. Ka edhe një kandidat tjetër. Altin Goxhaj, e kemi thënë po ka firmën e Saliut aty nuk e marrim në konsideratë. Kuvendi në 30 vitet e fundit ka një moment diskutimi dhe më pas tek votimi. Nuk ka ndodhur kurrë që votimi të bëhet njëri në fillim dhe tjetri në fund. Nuk ka ndodhur asnjëherë që pikat të votohen veç e veç. Kur të shkojmë tek ajo pjesë merrni masat siç i doni ju. Gënjyet këtu se grupi i PS ka qëndrim tjetër nga ajo që thatë ju. Për ne të tre kandidaturat janë të shkëlqyera. Ne vlerësojmë integritetin moral dhe institucional. Megjithatë jeni mësuar që ia fusni gjithë jetës kot, ia futët edhe sot kot.

Rama: Dëgjoj që m’u referua mua Bardhi, është për të ardhur keq që kjo gjuha ekstreme me mafie, indtimidime, me kriminela, është bërë buka e përditshme e çdo fjalimi dhe ndërhyrje për procedurë e të gjithëve bashkë, por edhe njëherë tjetër, e vërteta është tjetër. Grupi i PS nuk funksionon në mënyrë klandestine, kur ka votime politike dhe kur ka vendimmarrje të unifikuar politikisht marrim vendime, keni dëgjuar ju që kemi marrë vendim për të mbështetur politikisht ndonjë figurë që vjen nga drejtësia, kur e keni dëgjuar, kjo është fantazi. Kjo është një fantazi, është si puna e asaj offshoret, ti e di që je, por unë nuk ta provoj dot sepse offshoret janë për tu fshehur. Ne nuk kemi asnjë problem tua themi juve në sy atë që kemi vendosur. Nëse ne do kemi marrë një vendim politik do ua thoshim në sy, nuk do linim gjurmë që t’i kapnit ju gjurmët, do jua thonim. Ne nuk e kemi një vendim të tillë, kur ta kemi do t’ua shpejgojmë.

 

Etiketa: Ardian Dvoraniavokati i popullitEdi RamaEnkelejd AlibeajGjykata Kushtetuese

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kushner, Rama, Vuçiç trekëndësh interesash në kurriz të publikes

17:17 : 17/05/2025
AKTUALITET

Kllounada 5 mln euro e Ramës, fatura marramendëse për Samitin Europian

12:44 : 17/05/2025
European Union at night. Earth map from NASA
AKTUALITET

Politizohet integrimi në BE/ Ëndrrat e shqiptarëve nuk i bëjnë dot realitet të tjerët

11:01 : 17/05/2025
AKTUALITET

Meta-Idrizi morën 3 deputetë me rreth 8000 vota, Alimehmeti me mbi 16 mijëra vota ngel jashtë

21:29 : 16/05/2025
AKTUALITET

Drejtori i Ballukut bën fushatë për ministren, shëtit me makinën e firmës që i ka dhënë miliona euro tendera

21:09 : 16/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Meloni i “fut gërshërët” momentit kur Rama i gjunjëzohet në Tiranë

21:04 : 16/05/2025
Para

Dy standarde në Kuvend/ Rama shan dhe ofendon me gjuhë rrugaçi, përjashtohet Bardhi

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 19 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 18/05/2025

Exit Poll-et/ Kryetari i Bukureshtit në epërsi të papritur në zgjedhjet në Rumani

22:55 : 18/05/2025

VIDEO/ Ylber Ramadani i shënon super gol portierit serb dhe i jep fitoren Leçes

22:46 : 18/05/2025

Kryeministrja e Italisë ndërmjetëson bisedime mes Ursula von der Leyen dhe JD Vance

22:45 : 18/05/2025
Në foto: Projekti i miratuar në vitin 2018 dhe projekti i ndryshuar i vitit 2024

Ndryshon sërish projekti i kullës te Sahati i Tiranës, çunat e APEX-it i marrin “frymën” qendrës

22:37 : 18/05/2025

Joe Bideni është diagnostikuar me kancer ‘agresiv’ të prostatës

22:26 : 18/05/2025

Papa Leo XIV takohet me Zelensky, çfarë u diskutua mes tyre

22:16 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com