• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Braçe kritika qeverisë Rama: Keqqeverisje me përdorimin e parave publike

11:06 : 22/12/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka kritikuar qeverinë përsa i përket mbështetjes së kësaj të fundit për bujqësinë dhe blegtorinë.

Braçe thotë se kishte kërkuar shumë pak mbështetje për këto kategori, konkretisht 1 mld lekë, por nuk u miratua kurrë nga qeveria. Ai pohon se kjo është dhe arsyeja se pse të rinjtë që punojnë këtu tokat ikin nga vendi.

Sipas Braçes, po bëhet keqqeverisje sa i takon aspektit fiskal dhe përdorimit të parave publike.

“Nuk dua të flas se sa mirë kemi bërë që kemi mbledhur më shumë para për të ardhurat për buxhetin e shtetit. Vetëm me këtë akt shtohen 5 mld lekë më shumë, ndërkohë që në raport me buxhetin janë mbledhur më shumë të ardhura tatimore se sa kishim planifikuar vjet. Nuk dua të flas aq që po ruajmë parametra e deficitit buxhetor. Kemi rialokuar shpenzime për investime, për rindërtimin dhe kemi bërë mirë. Për shëndetësinë, dhe kemi bërë shumë mirë, për policinë dhe dixhitalizimim.

Lexo edhe:

“1 kilogram grurë 17 cent”, Fermerët e Kosovës përballen me çmim të ulët të grurit

Ultimatumi i Ramës/ Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi

Nga ajo që shikoj nga numrat do kemi bollëk fiskal dhe parash. Thuajse në kufijtë e një histerie fiskale, këtë muaj për llogari të dhjetorit duhet të harxhojmë 152 mld lekë. 152 mld lekë fiksojeni. Po i çojmë shpenzimet totale në 665 mld lekë. Ndërsa deri në nëntor kemi shpenzuar 540 mld lekë. Shifrat duket sikur janë shembur. Kemi ardhur në dhjetor me 9.5 mld lekë suficit. Unë nuk e imagjinoj dot se si. Jam i bindur se këto para nuk do përdoren dot.

 

 

Kjo është përgjegjësi i Ministrisë së Financave, siç është dhe përgjegjësi rritja e interesave të borxhit, apo rritjen e interesave të kredisë, që po ngjiten në 7%. Na ishte lënë një detyrë nga FMN. Ushtrimi ishte i thjesht; mblidh para pa rritur taksat. Duke lënë hapësirë për politikën, për të goditur inflacionin dhe për të mbajtur investimin, sidomos atë privat. E gjithë quhet qeverisje. Dyshojmë se e po e bëjmë në aspektin fiskal për të përdorur paratë publike. Dyshoj shumë se mund të dalim dhe nga shinat.

Kur u diskutua në nëntor buxheti i vitit që shkoi, në analizat e këtij viti, për vitin e ardhshëm kërkova 1mld lekë plus për mbështetjen e bujqve. Dhe një 1 mld për vitin e ardhshëm. Kërkova 1/30 për bujqëri dhe blegtorët. Nga 152 md lekë që do paguajmë këtë muaj, kërkova 1/152, për të paguar naftën falas. Për ato familje bujqësore. Është padrejtësi e madhe që këto 15 mijë e 100 familje s’do e marrin dot naftën falas.

Dëgjova një deputet këtu dje se si gatuhen fasulet në të gjitha dimensionet. Të pyes se ai njeh mirë. Po Ilir Kaloshi që ka marrë naftë flas ça është? Po Ylli Hasa? Po Bexhet Sina? Po kujtim Muja ça janë. Shikoni është politikë e poshtër që të nisësh e të përmendësh dhe të krijosh alibi që të argumentosh atë që ju kemi premtuar bujqve. Na besuan ne. Kërkova për të paguar për tufën e matrikuluar për ata që kanë mbi 10 lopë apo dele. Janë përjashtuar. Ka ndonjë ekspert këtu në sallë, këtu larg apo aty poshtë të më thotë se si argumentohet kjo? Kjo është padrejtësi. 3.7 mld lekë japim ne, 3 mijë e 230 lekë më pak se sa gjysma për një thes me pleh. Këta na kanë bërë deputet, një jetë me status. Jeta e tyre është puna. Kur votoni për lopën, mendoni biznesmenin që përfiton prej tyre. Por mendoni dhe këtë tjetrën.

Një vajzë 15 vjeçe hyn në një stallë, që është ahur, mjel lopën, mbledh qumështin e dorëzon, shkon e shet. Shkon e pastron ahurin. Kthehet ta ushqen përsëri dhe e bën gati ushqimin dhe pastron ahurin. Këtë e bën për 20 vite me radhë dhe s’ka pasur jetë, ka pasur vetëm punë në atë ambient dhe vetëm me lopën. E njëjta situatë është dhe me një djalë, ushqehet. Ne nuk e duam atë jetë, as për veten dhe as për fëmijët tanë. Nuk e dua këtë jetë për fëmijët tanë. Po pse duam vetëm ushqimin dhe atë që ata prodhojnë. Ne nuk e duam jetën e tyre, por pse e vështirësojmë dhe e kthejmë në ferr punën e atyre vajzave. Ndaj ikin ata, ndaj e lënë punën. Nuk ka këtu njerëz që duan t’i ndihmojnë. Bujqësia nuk është AZHBR, por bujqësia është e këtyre njerëzve që duhen mbështetur.”, tha ai.

Etiketa: blegtoriBujqesierion bracefermeret

Lajme të lidhura

RAJONI

“1 kilogram grurë 17 cent”, Fermerët e Kosovës përballen me çmim të ulët të grurit

15:25 : 17/07/2025
AKTUALITET

Ultimatumi i Ramës/ Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi

07:57 : 17/07/2025
AKTUALITET

Fatura që po shteron qumështin/ Fermerët e vegjël përjashtohen nga tregu mes konfuzionit ligjor

18:57 : 15/07/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Berisha: Balluku dhe 3 ministra të tjerë përdorën fondet e bujqësisë për të blerë vota

14:14 : 15/07/2025
AKTUALITET

Braçe denoncon krimin mjedisor: Ujërat e zeza po derdhen në Liqenin Artificial (VIDEO)

09:17 : 15/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria heq dorë nga prodhimi i bulmetit dhe mishit, rriten importet

09:00 : 14/07/2025
Para

Makina luksoze, apartamente e lokale, Prokuroria konfiskon pasuritë e 3 personave

TË GJITHA

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 19/07/2025

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

22:46 : 19/07/2025

U konfliktuan me gota dhe shishe në një lokal nate në Palasë, procedohen dy persona

22:28 : 19/07/2025

Detaje të reja nga sherri në Ksamil, ja si nisi konflikti/ VIDEO

22:14 : 19/07/2025

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay

22:05 : 19/07/2025

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

21:51 : 19/07/2025

Sherr në Durrës, dy pushues përplasen fizikisht me punonjësin e çadrave

21:27 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com