• Kontakt
Friday, March 31, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Vasili: Dallëndyshe Bici e zhytur në korrupsion, SPAK fle gjumë!

22:13 : 20/12/2022
në AKTUALITET, POLITIKE
Vasili: Dallëndyshe Bici e zhytur në korrupsion, SPAK fle gjumë!

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar pas publikimit të përgjimeve të reja që implikojnë drejtoreshën e IKMT-së, Dallëndyshe Bici në një skemë korrupsioni.

Vasili shprehet se IKMT është e korruptuar deri në palcë ndërkohë që SPAK fle gjumë. Ai shton se heronjtë e SPAK janë bërë telef nga kapja e Ramës dhe nuk lëvizin për të zbatuar ligjin.

“Kur shihni IKMT shqiptaret e dine tashme qe po ju versulet nje tufe banditesh me unifoma shteterore ku eshte i korruptuar dhe qelbur peshku nga koka”, shkruan nder te tjera Vasili.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

“IKMT e korruptuar deri ne palce, qe prish gjoja ne emer te ligjit dhe SPAK fle gjume!

Lexo edhe:

Biznesmeni italian “çkodoi” inceneratorët, Tomorri: Ç’fshihet pas takimit në zyrën e Ramës

Inceneratorët/ Berisha: Të hënën dorëzoj dokumentat në SPAK, Rama-Veliaj vodhën 503 mln €

Rilindja perfaqesohet ne IKMT nga faqezinj, qe hedhin ne ere pronat e qytetareve gjoja ne emer te ligjit.

Deshmite ku hajdutet eKMT pohojne me gojen plot hajduterine i ka bere publike media e pavarur dhe i kane degjuar te gjithe shqiptaret.

Kur shihin IKMT shqiptaret e dine tashme qe po ju versulet nje tufe banditesh me unifoma shteterore ku eshte i korruptuar dhe qelbur peshku nga koka.

Keta jane thjesht nje bande gjobaxhinjsh dhe asgje me shume.

Sic eshte Edi Rama jane edhe keta poshte tij.

Vetem kete qeverisje mund te ndertoje Edi Rama.

Gjobvenesa te korruptuar dhe hajdute pa fre kjo eshte rilindja e Edi Rames.

SPAK-u rri e veshtron se si vjedhin keta.

SPAK eshte per eshte bere per te vene kujen.

“Heronjte” e SPAK-ut jane bere telef nga kapja e Rames dhe nuk u leviz as dora as truri, qe te zbatojne ligjin dhe te çojne horrat para drejtesise.

Përgjimet që implikojnë Dallëndyshe Bicin në afera korruptive:

Thellohet skandali me skemën e korrupsionit në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Audio përgjimi i çifti bashkëshortëve Foti dhe Sofi Doda me inxhinierin urbanistik të bashkisë së Sarandës Ariel Balani, implikon drejtuesen e IKMT Dallëndyshe Bici, emri i së cilës përmendet si përfituese ryshfetesh, në këmbim të mos shembjes së ndërtimeve pa leje në bregdet.

Në bisedë e sipër Inxhinieri urbanistik i Sarandës tregon se si përmes inspektorëve të besuar të Dallëndyshe Bicit, është ngritur një rrjet korrupsioni në zyrat qendrore të IKMT ku kalojnë miliona lekë.

Sofie Doda: Po lëre naftë, Juli me atë që e mori, që janë gjirokastritë.

Foto Doda: Juli nuk është gjirokastrit.

Sofie Doda: Po çfarë është?

Foto Doda: Është nga ajo…

Ariel Balani: Juli gjitoni?

Foto Doda: Jo ore, ai i INUK-ut. Më duket se është vlonjat.

Ariel Balani: Nuk merret më Juli. Juli bëri ç’bëri mori lekë e iku. Ka vajtur në Durrës, ka bërë një hotel andej 9 kate dhe nuk trazohet më fare me. E di unë se kush është Juli, më mori lekë mua e jo më juve.

Sofie Doda: Po mirë, Julin e çoi shteti për të marrë një rrogë të ushqejë fëmijët dhe ai rropi dynjanë?

Ariel Balani: E çoi shteti të merrte lekë që të hanë edhe ata.

Burri: Dallëndyshe Bicin më duket se e kishte teze. (pra Juli që bën mashtrimin)

Ariel Balani: Dallëndyshe Bici, vetë Juli ishte Dallëndyshe Bici me pak fjalë. Ato lekë ndaheshin me Dallëndyshen, shkurt muhabeti.

Foto Doda: E kishte teze direkt.

Ariel Balani: E niste ajo, do të bësh kështu edhe po do mos jep lekët. Po të them që dhash për vete. Erdhi atje te shtëpia ime, mori lekët kur shtova dy kate, më erdhi atje më bllokoi. Unë jam atje edhe… Nuk është jeta kaq e drejtë sa duket, nuk është Shqipëria kaq e drejtë, po të ishte Shqipëria kaq e drejtë do kishim vajtur të tërë, të tërë do të ishim në rregull, s’do kishim më halle…

Sofie Doda: Kjo gjë na çoi në fund.

Ariel Balani: Të tërë njerëzit që mund të pyesësh e dinë mirë se Juli ka vajtur e iu ka marrë lekë të tërëve.

Foto Doda: Nga 7 milionë.

Ariel Balani: Nga 8 milionë, nga 10 e nga 15 të tërëve iu ka marrë lekë. Ai e di shumë mirë. Se ti mendon se ai erdhi vetëm për ty?

Skema e zhvatjes është e pamëshirshme edhe me vetë punonjësit e Urbanistikës të cilët kanë objekte në të pa hipotekuara. Inxhinieri i kapur në përgjim tregon se si edhe ai ka paguar para tek të besuarit e Dallëndyshe Bicit për një objekt të tijin.

Sofie Doda: Po unë u shkatërrova, u futa në borxh dhe nuk mbaroj dot shtëpinë time për atë plazh dhe tani vjen tjetri dhe të thotë “ik ti, o paguaj o…”. Ky ishte atje dhe më mori në telefon e më tha më kërkojnë 7500 euro, o paguaj këto ose bëhet shesh (shembet). Bëhet shesh se e ke pa leje.

Ariel Balani: Unë e di dhe po të mos kisha hedhur ndonjë 10-çe nuk do ta kisha shpëtuar objektin. Unë i di të gjithë ata që i prishën, unë i njoh, i pashë dhe i takova. Si shpëtuan ata ku rrinë tutje që e kanë bërë tani, sivjet u bënë këtu kam qenë unë m’u në tavolinë, m’u në muhabet kur vajtën dhe i dhanë lëkët atje dhe s’ua prishën.

Sofie Doda: Po neve ishim shembulli, erdhën të parët dhe nuk bëhej llaf, ishim shembull sikur të kishim bërë krime. Ne nuk e dinim që do të prishej objekti.

Foto Doda: Unë s’e dija se do të shembej dhe më pyesnin a s’je me pikë të kuqe?

Sofie Doda: Dhe nuk ishim me pikë të kuqe.

Foto Doda: Ishte Juli në krahë dhe Bushi a nuk e di kush ishte me ta.

Ariel Balani: Unë e di se jam në brendësi të muhabeteve, po të kishe vajtur e të kishe dhënë lekë do të kishe shpëtuar.

Foto Doda: Po nuk e dija që do te prishej objekti ore.

Ariel Balani: Po nuk ka me dopio shanc këtu more, këtu duhet të rrezikosh, duhet të hidhesh ti i pari. Edhe unë të them p.sh. bashkë kemi 15 ditë që bëjmë muhabet e duhet të hidhesh o vëlla. Lërë ore po s’ke fuqi…

Sofie Doda: Po si ta lë more ta marrë një tjetër kështu!?

Ariel Balani: Nuk e vrasin mendjen këta kështu.

Sofie Doda: Po kjo dihet..

Foto Doda: Ja të shohim si do të jenë sot me kartë apo me… (bëhet fjalë për lejen e ndërtimit)

Sofie Doda: Po edhe kartat neve na i merr se kemi 10 milionshin. Shiko, nesër duhet që të mbarohet puna.

Biseda përfundon me angazhimin e inxhinieri urbanistik të Bashkisë së Sarandës Ariel Balanit që hallin e çiftit ta zgjidhë në zyrat qëndrore të IKMT-së në Tiranë, dhe premton kthimin e parave nëse nuk mbaron punë.

Ariel Balani: Unë do marr kartat dhe do të vete në Tiranë, do të flas me njerëzit dhe do t’i mbaj, për nja një javë do të merrem me këtë punë. Po ua gjeta anën mirë, po s’ua gjeta do t’ju sjell lekët. Kështu është muhabeti, unë as nuk shtoj dhe as nuk heq nga vetja ime. Po të jeni dakord hajde ta bëjmë, po nuk jeni dakord nga mua nuk keni asnjë pengesë.

Sofie Doda: Kjo gjë nuk e di, po të jetë kjo zgjidhje…

Ariel Balani: Po nuk ke çfarë bën moj, nuk ke çfarë bën.

Sofie Doda: Ore shiko, përmes telefonit a nuk flet dot të nisem apo jo? (drejtuar punonjësit)

Ariel Balani: Nuk flas dot më të se kontrollohen, përgjohen telefonat të gjithë. Unë do të iki në Tiranë t’i takoj nga afër, nuk bëj dot këto muhabete në telefon”

Etiketa: Dallëndyshe Bicispakvasili

Lajme të lidhura

Tomorri: Rama dhe stafi i tij sakrifikuan duke fjetur në suitën 2700$ nata
AKTUALITET

Biznesmeni italian “çkodoi” inceneratorët, Tomorri: Ç’fshihet pas takimit në zyrën e Ramës

23:27 : 31/03/2023
Inceneratorët/ Berisha: Të hënën dorëzoj dokumentat në SPAK, Rama-Veliaj vodhën 503 mln €
AKTUALITET

Inceneratorët/ Berisha: Të hënën dorëzoj dokumentat në SPAK, Rama-Veliaj vodhën 503 mln €

20:47 : 31/03/2023
Dumani: Në vilat e sekuestruara të Ahmetajt janë gjetur prova, verifikime për pasuri jashtë vendit
AKTUALITET

Dumani: Në vilat e sekuestruara të Ahmetajt janë gjetur prova, verifikime për pasuri jashtë vendit

15:18 : 31/03/2023
Banorët e Lumasit dhe Sinecit kallëzojnë Hajdarin në SPAK: Nuk deklaroi dënimin në Greqi
AKTUALITET

Banorët e Lumasit dhe Sinecit kallëzojnë Hajdarin në SPAK: Nuk deklaroi dënimin në Greqi

14:04 : 31/03/2023
Rama e propozoi për ministër, Meta dekretoi Ahmetajn/ Vjen reagimi i parë nga PD
AKTUALITET

DW: Dosja e Ahmetajt test për SPAK-un. Afera e inceneratorëve, një nga më të rëndat

09:08 : 31/03/2023
Berisha denoncon: Artur Bushin e thirrën në SPAK, ndërhyri Rama me telefon!
AKTUALITET

Berisha denoncon: Artur Bushin e thirrën në SPAK, ndërhyri Rama me telefon!

19:12 : 30/03/2023
Para
Jo veç vjedhje e drogë/ Zbulohet e shkuara e “errët” e një prej shqiptarëve të vrarë në Athinë

“S’mbyllet cikli i gjakut”/ Media greke: Pas dy shqiptarëve të vrarë u zhduk miku i tyre “Leonardo"



TË GJITHA

SHBA/ Ngrihen akuza penale ndaj Donald Trump, i hapet rruga arrestimit

SHBA/ Ngrihen akuza penale ndaj Donald Trump, i hapet rruga arrestimit

23:29 : 31/03/2023
Parashikimi i motit për nesër, e shtunë, 4 mars 2023

Parashikimi i motit për fundjavën, si do të luhaten temperaturat

23:27 : 31/03/2023
Tomorri: Rama dhe stafi i tij sakrifikuan duke fjetur në suitën 2700$ nata

Biznesmeni italian “çkodoi” inceneratorët, Tomorri: Ç’fshihet pas takimit në zyrën e Ramës

23:27 : 31/03/2023
Italia, vendi i parë perëndimor që ndalon ChatGPT

Italia, vendi i parë perëndimor që ndalon ChatGPT

23:13 : 31/03/2023
PAMJET e sherrit me dy viktima në Kavajë, u ritakuan për të vrarë njëri-tjetrin (Video)

PAMJET e sherrit me dy viktima në Kavajë, u ritakuan për të vrarë njëri-tjetrin (Video)

23:10 : 31/03/2023
Orteku vret 4 persona në Norvegji

Orteku vret 4 persona në Norvegji

23:10 : 31/03/2023
Heshtja zgjedhore në Mal të Zi, nis në mesnatë

Heshtja zgjedhore në Mal të Zi, nis në mesnatë

23:08 : 31/03/2023




RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com