• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Leja për plazhin/ Zbardhet Përgjimi: Sekseri kërkon miliona për drejtoreshën Bici

14:03 : 19/12/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Një audio-përgjim i një çifti bashkëshortësh Foti dhe Sofi Doda me inxhinierin urbanistik të bashkisë së Sarandës Ariel Balani është publikuar këtë të Hënë nga News 24. Përgjimi është përqendruar mbi përpjekjet e qytetares në fjalë për të marrë lejen e shfrytëzimit të plazhit para biznesit të saj në bregdetin e Ksamilit.

Biseda zbardh skemën e dorovitjes së parave për të siguruar një leje plazhi apo që ndërtimi të mos kalojë me rreth të kuq në listën e shembjeve të IKMT-së.

Që në fillim inxhinieri Urbanistik i Bashkisë së Sarandës e orienton çiftin që të bëjnë gati ryshfetin për drejtuesit e lartë të IKMT.

Audio-përgjimi

Sofie Doda: Dje ishte e shtunë, si ka mundësi që e mori?

Lexo edhe:

Përgjimi i internetit, Abilekaj: E bënë hajdutçe, pa VKM dhe bazë ligjore

Përgjimi në burg i Veliajt/ Berisha: U urdhërua nga Rama dhe u zbatua nga Uluzi Manja

Ariel Balani: Jo dje, të premten në darkë erdhi. Deri tani na ka ecur, nuk e di për më tej…

Sofie Doda: Po ky që del në det si ka mundësi? Si i lejohet këtij?

Punonjësi: Ka aplikuar. Mund të aplikojë çdo lloj njeriu edhe unë mund të aplikoj.

Sofie Doda: Si mund të aplikosh?

Ariel Balani: Me NIPT-in e hotelit, dhomat që kam unë mund të aplikoj.

Sofie Doda: Te një njëri që ke 13 vjet që ta ka dhënë këtu komuna dhe ti ke investuar, pse aplikon tek imi që është gati dhe nuk aplikon në një vend që është shtetëror që është më tutje.

Ariel Balani: Se është gati ai.

Sofie Doda: Se është gati!? Po kjo nuk është logjike.

Ariel Balani nënqesh: …Po lërë ç’logjike… Nuk e sheh se ç’bëhet? Nuk e ke parë si funksionon, çohu ti, ulu ti?

Sofie Doda: Po nuk është, se unë punova një jetë në Greqi dhe është djersa e fëmijëve të mi, më kupton? Unë nuk i kam rënë më qafë njeriu, investova. Erdhi ai në 2019 bëri një procesverbal, jo më fal nuk bëri procesverbal, por kërkoi “unë dua kaq lekë, ai kishte 7500”.

Ariel Balani: Tokën e “Redit” që keni ju, që jeni të gjithë pjesë i kanë shitur. Redi e di çfarë bën? Ua ka shitur ca të tjerëve, këta të tjerët tani vijnë dhe ju bëjnë ju këto gjëra. Si mendon ti se ta prish? Ka dhënë lekët që ty të të prishet.

Sofie Doda: Erdhi kërkoi lekë ai, ato lekë që kërkoi i kërkoi në fund të beharit, ne nuk kishim. Ishin 7500 euro. Nuk ia dhamë. Pastaj mori 3000 euro në mars, para se të mbylleshin. Procedurën e kishte bërë, u bë edhe një gjë pa qenë ne fare dhe…. Si ka mundësi? Ku e gjen të drejtën?

Ariel Balani: Ç’të të them?

Bisedat behën aq hapur sa inxhinieri urbanistik merr përsipër që ta zgjidhë problemin me shefen në Tiranë, ndërsa qytetarja kërkon garanci që paratë të bëjnë punë pasi bëhet fjalë për miliona lekë.

Sofie Doda: Ja, ti të ishe në vendin tim tani, ti të investoje kaq lekë se nuk është 5000 (pesëmijë) apo 10000 (dhjetëmijë)… (e ndërpret)

Ariel Balani: Nuk i lë gjërat në dorë të fatit…

Sofie Doda: Po si të veproj se dhe unë do të veproj.

Ariel Balani: Do të kisha shkuar (vajtur) direkt tek i pari që para dy muajsh kur filloi puna. Do të shkoja do të jepja lekët, do të merrja kontratën dhe do të vazhdoja ose po s’pata lekë, po s’pata fuqi ta mbaj…

Sofie Doda: Si nuk kam fuqi ta mbaj? Hodha mbi 100,000 (njëqindmijë) euro atje dhe të mos kem fuqi ta mbaj? Po si ta bëj unë e kërkoj me ligj, me të drejtë…

Sofie Doda: Vetëm se të jetë garant mos na hajë hakun…

Ariel Balani: Unë ti thash dy gjëra, unë jam njeri si ju. Ja do të sqaroj se u bë muhabeti e ta çojmë deri në fund.  Se burrë e grua jeni dhe keni të drejtë. Unë do të shkoj në Tiranë, do të flas me njerëzit “është kjo gjëja”, ma bëni- s’ma bëni. Do t’i presim X ditë sa t’më japin ata afatin e tyre 5 ditë, 7 ditë, një javë, 10 ditë a ku di gjë unë dhe në fund ose do të marrim kontratën ose do të sjell prapë lekët. Kaq di të them.

Sofie Doda: Jep fjalë bese seee. Nuk e di unë, jam moshë 60 vjeçe nuk jam aventuriere. Kam punuar dhe…

Foto Doda: Dhe nuk ju shtrija dorën…

Sofie Doda: Po sikur të vijë tjetri e t’ia marrë babait tënd ose nënës tënde do të të vinte mirë ty? Do të të vinte mirë ty t’ia bëjë djali im kështu mamasë tënde!? Jo, kështu që nuk dua që të kemi mpleksje.  Unë jam në të drejtë në fakt. Por, nuk e di, po të jetë drejtësia kështu…

Ariel Balani: Nuk është drejtësia kështu, unë jam, mos mendo se unë nuk jam dakord me atë që thua ti. Unë çfarë të bëj?

/News 24/

Etiketa: dallandyshe bicileje per shfrytezim plazhipergjimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përgjimi i internetit, Abilekaj: E bënë hajdutçe, pa VKM dhe bazë ligjore

22:10 : 07/04/2025
AKTUALITET

Përgjimi në burg i Veliajt/ Berisha: U urdhërua nga Rama dhe u zbatua nga Uluzi Manja

23:08 : 13/03/2025
AKTUALITET

A u përgjua Kushtetuesja? Karamuço: SPAK mund të ketë pasur indicie nga brenda gjykatës

21:29 : 06/03/2025
AKTUALITET

Përgjimi/ Majko i dërgon kërkesë zyrtare SHISH-it: Me vendosni në dispozicion çdo informacion

11:49 : 08/01/2025
AKTUALITET

Përgjimi për blerje votash/ Majko: Kam vendosur që të dorëzoj çdo imunitet parlamentar

12:44 : 07/01/2025
AKTUALITET

“U vendos për trafikantët, por ra Pandeliu”/ Përgjimi i Majkos, Berisha: 300 mijë euro i çoi në Tropojë

13:18 : 06/01/2025
Para

Mediat më prestigjioze i bëjnë jehonë triumfit të Argjentinës dhe Messit

TË GJITHA

I shpallur në kërkim për vjedhje, 41-vjeçari arrestohet në Kakavijë me 160 mijë euro të padeklaruara

10:15 : 06/06/2025

FORMACIONI/ Silvinjo e nis nga Broja, zgjidh disa balotazhe. Ja si pritet të luajë Shqipëria me Serbinë

10:13 : 06/06/2025

Tuneli i Skerfiçës, burim rreziku, mungesa e energjisë dhe zjarrfikësve kërcënojnë sigurinë e shoferëve

09:58 : 06/06/2025

Ish-anëtar i klanit mafioz rrëfen trafikun e drogës nga Shqipëria: 3 tonë drogë erdhën me jaht!

09:53 : 06/06/2025

Kultivoi parcelë me 223 fidanë kanabis, vihet në pranga 24-vjeçari në Fier

09:50 : 06/06/2025

Vlorë – I moshuari harron sobën ndezur, përfshihet nga flakët banesa

09:42 : 06/06/2025

Pas perdes së fushatës/ Gratë kandidate u sulmuan me gjuhë seksiste dhe denigruese

09:27 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com