• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

E ardhmja e gazit LNG/ DW: Konsumatori më i madh në Europë është Gjermania

09:21 : 19/12/2022
në BOTA

Më 5 Mars kur Rusia sapo kishte hyrë në Ukrainë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen bëri gabimin, që nuk mund të quhej gabim. Në twitter ajo shkroi “BE duhet të çlirohet nga varësia e lëndëve fosile”, dhe lëvdoi Spanjën që ka një masë të madhe kapacitetesh të energjive të rigjenerueshme dhe atyre të gazit të lëngshëm, LNG. Problemi: Edhe LNG është lëndë fosile. Ai nxirret me pompë nga toka, pjesërisht me “fracking” dhe në fund digjet po ashtu me efekte negative për klimën.

Këtë e di edhe von der Leyen. Megjithatë ideatorja e European Green Deal, që do të dekarbonizojë Europën, e bashkon temën e gazit të lëngshëm me atë të energjive të rigjenerueshme. Këto dredha politike në lidhje me klimën mund t’i kushtojnë shumë Europës – nga ana ekologjike dhe financiarise. Sepse infrastruktura në të cilën po investohen tani miliarda, për pak kohë mund të jetë e pavlefshme ose shumë më e shtrenjtë, nëse BE nuk do të ashpërsojë më shumë krizën e klimës.

Bumi i LNG dhe kostot tejet të larta

Konsumatori më i madh i gazit në Europë është Gjermania, pasuar nga Italia, Holanda, Sllovakia, Franca, sipas Eurostat. Këto vende përpiqen tani që të zëvendësojnë importet e gazit rus me furnizime nga burime të tjera. “Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, eksportet e LNG janë rritur në Europë me 58%”, thotë Paula Di Mattia Peraire, analiste për gazin tek instituti “Independent Commodity Intelligence Service (ICIS). Sidomos Gjermania, Greqia, Italia, por edhe Irlanda e Franca bashkë me Poloninë e Holandën po e zgjerojnë infrastrukturën në brigjet e tyre.”Në Europë po investohet shumë për LNG”, thotë Peraire. “Nëse të gjitha projekte zhvillohen, po flasim për rreth 15 syresh deri në fund të vitit 2024, atëherë kapacitetet e rigazifikimit do të rriten me 70 miliardë metër kubik në vit.”

Fondet e shtetit po rrjedhin aktualisht në terminalet që po ngrihen në brigje, ku gazi i ftohur ringrohet sërisht deri sa të marrë sërish formën e gazit e të futet në tubacionet e shpërndarjes. Aktualisht ka shumë pak terminale, të cilat do ta mbulonin nevojën për gaz të Europës. Por krahas terminaleve ka edhe dy probleme të tjera që kufizojnë importin e gazit.

Lexo edhe:

Paga minimale rritet ndjeshëm në Gjermani

BE pa sanksione të reja kundër Rusisë, zgjat ato në fuqi

Probleme për zgjerimin e LNG: anijet dhe rrjeti shpërndarës

Zëendësimi i gazit rus kërkon që gazi nga burime të tjera të vijë fillimisht me anije cisternë në Europë. Këto anije cisternë LNG mbajnë deri në 175.000 metër kubik gaz të lëngshëm, që i përgjigjet rreth 90 milionë metër kubik më pas gazit të ngurtë të gazsjellësve. Për të zëvendësuar rreth 167 miliardë metër kubikë gaz rus nevojiten rreth 1.800 ngarkesa cisterne më Europë, thënë ndryshe 5 në ditë. Sipas Institutit për Ekonominë e Transportit Detar dhe Logjistikën në Gjermani për këtë duhen edhe 160 anije të tjera cisternë. Me një çmim për anije rreth 220 milionë dollarë amerikanë, kjo do thotë një shumë prej 35 miliardë dollarë për 160 anijet e tjera. Përveç kësaj, gazi LNG në të ardhmen nga Spanja, Franca dhe Holanda duhet të mbërrijë në Europën Qendrore, në vend të drejtimit të deritanishëm, nga lindja në perëndim. Për shkak se linjat e gjata të transportit të gazit shpesh janë linja njëdrejtimshe, një “rrjedhje rezervë” është e mundur vetëm në mënyrë të kufizuar. Sipas Institutit Fraunhofer kapacitetet duhet të dyfishohen.

Eksperti i energjisë: “Kjo nuk ka kuptim!”

E gjitha kjo ndodh në kundërshtim të qartë me objektivat e klimës së BE. Deri në vitin 2050 BE kërkon që të jetë neutrale ndaj klimës, Gjermania në vitin 2045. Nëse BE djeg më shumë gaz LNG, emetimet ndotëse rriten. “Kemi një rast emergjence të klimës”, thotë Ganna Gladkykh eksperte e energjisë tek instituti European Energy Research Alliance (EERA). “Vetë IEA thotë, që menjëherë nuk duhet të ketë më investime në energjitë fosile. Vetëm atëherë mund të arrihen objektivat e klimës.” Por BE po investon miliarda në infrastrukturën e gazit. “Nuk ka kuptim të investosh në LNG, sidomos në Europë.”

Hidrogjeni i lëngshëm si zgjidhje pasuese për LNG

Shpresa mbetet tek hidrogjeni- Në vend të gazit fosil, duhet që pas disa vjetësh të përpunohet amoniaku dhe hidrogjeni i lëngshëm. Vetëm nëse infrastruktura do mund të përdoret edhe më tej për këto zgjidhje të reja, atëherë cisternat, terminalet dhe lidhjet tranzit nuk do të jetë investim i kotë. Por Gladkykh ka dyshime se mund të bëhet ky zëvendësim. “Politika thotë, që infrastruktrua për hidrogjenin është e gatshme për të qetësuar publikun. Historia që shesin vendimmarrësit është që vërtet ne investojmë në LNG fosile, por këto investime nuk do të shkojnë dëm, nëse kalojmë në teknologjinë e hidrogjenit proklimës.”

“Por ky zëvendësim nuk është ende i qartë”, thotë edhe Rainer Quitzow, nga Instituti i Potsdamit për Studimet Transformative të Qëndrueshme, IASS. Hidrogjeni sot në vitin 2022 nuk ngarkohet në anije. Për këtë nevojitet teknologjia e duhur, sepse hidrogjeni është shpërthyes dhe i rrezikshëm. “Do të duhen qartësisht më shumë investime shtesë.” Po ashtu hidrogjeni duhet ftohur edhe 100 gradë më shumë se LNG që qëndron në minus 150 gradë. Cisternat aktuale të LNG nuk mund të përdoren për këtë. “Në bazë të kësaj mund të thuhet se bëhet fjalë për një mbiinvestim”, kritikon Gladkykh politikën europiane dhe veçanërisht gjermane të energjisë. Ekspertët shohin rreziqe, nëse ndërtohet një infrastrukturë që nuk luan rol në arritjen e objektivave të klimës.

Ndërkohë që dëmi për klimën rritet që tani. Gazi nga Katari apo SHBA që të transportohet duhet që fillimisht të lëngëzohet, ndryshe nga gazi rus i gazsjellësve. Në fund kjo lëndë djegëse duhet të transportohet përmes deteve. Sa më e gjatë rruga, aq më i keq bilanci i klimës./DW

Etiketa: ekspert i energjiseenergjiFondet e shtetitgazit LNGGjermaniHidrogjeni i lëngshëminvestimkonsumatorkostoparaRusi

Lajme të lidhura

BOTA

Paga minimale rritet ndjeshëm në Gjermani

18:10 : 27/06/2025
BOTA

BE pa sanksione të reja kundër Rusisë, zgjat ato në fuqi

08:32 : 27/06/2025
AKTUALITET

48-vjeçari shantazhohet me publikimin e videove intime: Para çdo muaj, ose të shpërndamë videon

21:04 : 26/06/2025
BOTA

Bundestagu zgjat praninë e pjesëtarëve të KFOR-it gjerman në Kosovë

20:43 : 26/06/2025
BOTA

Gjermani/ Të rinjtë nuk e pëlqejnë shërbimin ushtarak

18:48 : 26/06/2025
AKTUALITET

40 mijë euro të fituara nga veprimtari kriminale, dy të arrestuar në kryeqytet. Sekuestrohen edhe dy armë

11:21 : 26/06/2025
Para

Kreu i ri i SPAK, Dumani: Prokuroria e Posaçme duhet të kalojë në një fazë tjetër

TË GJITHA

Zjarr pranë ish sheshit “Shqiponja”, tymi mbulon zonën

12:32 : 28/06/2025

I nxehti “pushton” Europën, mbi 40 gradë në Greqi, Turqi e Portugali

12:17 : 28/06/2025

Irani varros me ceremoni shtetërore “kokat” e ushtrisë të vrarë nga Izraeli

12:06 : 28/06/2025

PD: Rama po hakmarret ndaj policëve që hetuan “trenin bullgar” në Peqin

11:45 : 28/06/2025

EMRAT/ Abuzimi 900 mln lekë me tenderat e UBT, SPAK merr të pandehur 28 pedagogë e biznesmenë

11:31 : 28/06/2025

Bisedat në “SKY”/ Goditen dy banda në Greqi, një shqiptar bashkëpunonte me policin grek (EMRI)

11:27 : 28/06/2025

EMRI/ I akuzuar në Itali për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari me dy identitete

11:19 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com