• Kontakt
Friday, August 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Kodra e Diellit”, Veliaj shpenzon 2 mln euro publike për lagjen e tij luksoze

12:25 : 17/12/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Bashkia e Tiranës ka shpallur një tender me vlerë 210 milionë lekë të reja ose rreth 2 milionë euro, për rikualifikimin urban të zonës “Kodra e Diellit”, në Tiranë.

Për shumë banorë të kryeqytetit, kjo zonë njihet edhe si “lagja e pasanikëve”. Ajo gjendet në pjesën mbi Kopshtin Botanik dhe është zhvilluar kryesisht pas viteve 2000, me pallate të reja dhe strukturë organizative të rregullt.

Tenderi 2 mln euro për rikualifikim urban të kompleksit “Kodra e Diellit”

Prej disa vitesh, aty jeton edhe vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kompleksi rezidencial ka hyrje ekskluzive vetëm për banorët e saj, të cilët përdorin çelëse të posaçëm për të hapur traun e zonës.

Lexo edhe:

Benet Beci vjedh 270 milionë nga buka e fëmijëve të Shkodrës

Veliaj kërkoi t’i jepet dosja hetimore/ Avokatët: SPAK ia dorëzoi me USB! S’e përdor dot në izolim

Hyrja e kompleksit rezidencial “Kodra e Diellit”

Lagja “Kodra e Diellit”, për nga mënyra e organizimit, ngjan thuajse identike me komplekse të tjera rezidenciale private, në pjesën periferike të Tiranës.

Për të kuptuar vlerën e këtij kompleksi, mjafton të përmendet se çmimi i apartamenteve aty nis nga minimum 1600 euro për metër katror, një shifër shumë e lartë për shumicën absolute të qytetarëve shqiptarë.

Por, edhe kjo zonë, sipas kryebashkiakut Veliaj, ka nevojë për investime të reja. Për të zbuluar problematikat infrastrukturore, Bashkia e Tiranës ka kontraktuar ekspertizën e studios “Atelier 4”, në pronësi të Alban Eftimi, një prej miqve më të ngushtë të kryeministrit Edi Rama.

Në dokumentat e tenderit thuhet se disa akse rrugore dhe trotuaret në krah të tyre kanë nevojë për ndërhyrje emergjente, pasi janë në gjendje të degraduar.

Por, ky shpjegim teorik, shoqërohet me disa foto, në të cilat gjendja e infrastrukturës, jo vetëm nuk është e dëmtuar, por, përkundrazi, është shumë herë më e mirë se pjesa më e madhe e qytetit të Tiranës.

Pjesë nga dokumentat e tenderit 2 mln euro

Po ashtu, në dokumentat e tenderit thuhet se zona e “Kodrës së Diellit” ka nevojë për sistemim për kanalet e ujërave të zeza dhe ujërave të shiut.

Banorët që jetojnë në këtë kompleks nuk janë përballur asnjëherë me vështirë të kësaj natyre dhe një verifikim i thjeshtë në terren, i kryer nga “Boldnews.al”, dëshmon se kanalizimet janë në gjendje normale dhe se nuk konstatohen rrjedhje sipërfaqësore të ujit.

Megjithatë, Veliaj ka vendosur të shpenzojë plot 2 milionë euro për rikualifikimin e zonës.

Mesa duket, ai, si një banor i lagjes luksoze, duhet të ketë vënë re me detaje problematikat e “Kodrës së Diellit”.

Etiketa: 2 milionë euroAlban Eftimiatelier 4Erion Veliajinvestimkodra e diellitkompleks rezidencialtender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Benet Beci vjedh 270 milionë nga buka e fëmijëve të Shkodrës

22:34 : 28/08/2025
AKTUALITET

Veliaj kërkoi t’i jepet dosja hetimore/ Avokatët: SPAK ia dorëzoi me USB! S’e përdor dot në izolim

12:46 : 27/08/2025
AKTUALITET

Lejet mbi 6 kate në Tiranë, rënie pas arrestimit të Veliajt

08:23 : 27/08/2025
AKTUALITET

Po të flasë Erioni, bëhet “Dumani” i qeverisë

11:09 : 26/08/2025
AKTUALITET

Veliaj paralajmërim në “TikTok”-un e ndaluar: Kur të flas unë ti do jesh lajm i fundit!

17:50 : 25/08/2025
AKTUALITET

Himara, drita me orar! Ku shkuan 20 mln eurot e Damian Gjiknurit? Gati tenderi i ri 2 mln euro

14:55 : 25/08/2025
Para

VIDEO/ Putin shfaq forcën në kufijtë e Perëndimit, nxjerr 3 raketa bërthamore “Yars”

TË GJITHA

Trump surprizon me propozimin e tij: Kina të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë

20:41 : 29/08/2025

Bardhi: Rama mbron bandat dhe sulmon gjyqtarët, është kundër ligjit dhe interesit publik

20:15 : 29/08/2025

Kosova zgjeron listën e organizatave terroriste, ndjek të njëjtën linjë me SHBA-në

20:07 : 29/08/2025

Çfarë është e gatshme të ofrojë Evropa për të mbrojtur Ukrainën?

19:45 : 29/08/2025

Rama “mësime” KLGJ-së: Mos më gjykoni mua, shikoni drejtësinë tuaj që lë shumë për të dëshiruar

19:32 : 29/08/2025

Avokati nuk është fajtor për një drejtësi që nuk funksionon. Ai është dëshmitar dhe viktimë e saj

19:10 : 29/08/2025

U gjet i vdekur në një banesë në Kolonjë, zbardhet identiteti i viktimës

19:02 : 29/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com