• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT KATAR 2022

Finalja Argjentinë-Francë, Sacchi: Messi e Mbappe ndalen siç frenoja unë Maradonën

20:45 : 17/12/2022
në KATAR 2022, SPORT

Ndër të ftuarit special në Doha, por edhe një opinionist me vlera. Arrigo Saki i bën të gjitha në prag të finales dhe nuk kursehet për të analizuar duelin mes Argjentinës dhe Francës, ose ndryshe Mesit dhe Mbapesë. Gjithçka në një intervistë ekskluzive.

Saki, çfarë ndjesie keni për Argjentinën?

E pashë në stadium pranë Arsen Vengerit. Pas gjysmë ore ndeshje patëm ndjesinë se Kroacia po luante më mirë. Të shohësh Modriçin është kënaqësi e madhe, por ai që na çuditi ishte Kovaçiçi.

Kroatët u eliminuan, sepse ishin të lodhur fizikisht e mendërisht dhe nuk mundën të përsërisnim paraqitjen që patën bërë ndaj Brazilit. Me kohët shtesë që luhen në ditët e sotme një ndeshje e tillë është njësoj si të luash dy brenda tri orësh. Për më tepër Argjentina i shënoi me kundërsulme.

Si ju duket kjo Argjentinë?

Lexo edhe:

James Rodriguez tha se Argjentina fiton me arbitra, Messi: Ti flet shumë…

Vlerat e reja në treg, lojtari më i shtrenjtë në botë kushton 200 mln euro

Nuk ka cilësinë e brezave të mëparshëm, por ka disa lojtarë me përvojë dhe me mendësi të lartë. Shumë nga paraqitjet varen nga Mesi për të cilin lënë kokën të gjithë. Nuk e kam parë e as kam dëgjuar që të ketë qortuar ndonjëherë ndonjë shok.

A është solide në mbrojtje?

Po, por mbrojtësit nuk lëvizin si repart. I pikas shpesh që rrinë duke parë rivalët dhe jo njëri-tjetrin.

Çfarë mendimi keni për Hulian Alvarezin?

Lojtar i zoti e po aq i zoti Skaloni që i besoi. Duke qenë se sulmuesi tjetër është Mesi dhe nuk vrapon shumë, duhet dikush që të vrapojë sa për të dy. Sidomos në fazën pa top. Alvarez do të ishte sulmuesi im ideal. Edhe Franca e kërkon shpesh Mbapenë, pavarësisht se si kolektiv janë më superiorë se argjentinasit.

A mund të cilësohet ky Grizman si futbollist universal?

Një lojtar i jashtëzakonshëm dhe që deri tani nuk ka gabuar asgjë. Urime edhe Rabiosë që në kombëtare ka mundur të tregojë cilësitë e tij të mëdha, të cilat te Juvja i kemi parë rrallë. Nëse Maroku bëri diçka më shumë në gjysmëfinale ishte sepse përfitoi nga mungesa e Rabiosë.

Franca ka edhe pak gjurmë milaniste me Hernandezin dhe Zhirunë…

Teo te Franca po zbaton më shumë detyrat e rolit, ndërsa te Milani nuk merret vesh nëse luan si anësor, mesfushor apo sulmues. Zhiru është një profesionist i pashembullt dhe meriton këto suksese.

Përse nuk na dukeni fort entuziast për këto dy finaliste?

Sepse kanë difekte dhe cilësi të ngjashme. Janë skuadra taktike dhe frika ime më e madhe është që të shohim një finale të kufizuar nga detyra dhe pa liri veprimi. Do të ishte e mërzitshme dhe kur futbolli bëhet i mërzitshëm atëherë ndeshjet mbyllen keq.

Si shpjegohet që shumë të mëdha zhgënjyen në këtë Botëror?

Më shumë se kushdo më mërziten Spanja dhe Brazili. “Seleçao” ngeci te individualitetet, ndërsa spanjollët e mbanin shumë topin, por e qarkullonin ngadalë dhe horizontalisht. Ishin zhgënjimi i Botërorit, pa harruar edhe Gjermaninë për të cilët thuhet se kishte krisje në dhomat e zhveshjes. Mëkat i madh, sepse i humbëm shumë shpejt.

Van Gali thotë se ka ardhur koha të rikthehen mbrojtësit stabël…

Maroku sulmoi më shumë dhe u mund. Kjo nuk do të thotë se nuk mbrojti. Në atë ndeshje Franca nuk u rrit, ndërsa afrikanët po. Rritje jep fryte me kohën, ndaj Van Gali të mendojë si të dojë.

Çfarë duhet të bëjnë të dielën Franca dhe Argjentina për të fituar?

Unë mund të them se çfarë bëja unë për të mundur Napolin. I thosha djemve: ‘Ata kanë Maradonën, ndërsa ne kemi tri rrugë. E para është që të mbajmë topin që mos ta ketë Diego. E dyta që të ushtrojmë trysni te rivali kur ka topin, në mënyrë që të mos ia pasojnë Diegos. Dhe e treta rrugë është që kur ta ketë Diego topin, ta sulmojmë në grup. I njëjti arsyetim vlen kundër Mesit e po ashtu kundër Mbapesë. Ndaj fenomenëve luhet vetëm duke i sfiduar në grup.

Cila është favoritja sipas jush?

Nuk e di. Do të doja ta fitonte Mesi për të kurorëzuar karrierën. Fundja Mbape e ka fituar një herë Botërorin dhe ka kohë për t’u përsëritur.

Etiketa: MbappeMessiSacchi

Lajme të lidhura

SPORT

James Rodriguez tha se Argjentina fiton me arbitra, Messi: Ti flet shumë…

20:27 : 11/06/2025
SPORT

Vlerat e reja në treg, lojtari më i shtrenjtë në botë kushton 200 mln euro

18:03 : 09/06/2025
SPORT

Franca “ngushëllohet” me vendin e tretë në Ligën e Kombeve, fiton “finalen e vogël” ndaj Gjermanisë

18:59 : 08/06/2025
SPORT

Champions League/ Urimi special për PSG, Mbappe: Erdhi dita!

08:04 : 01/06/2025
SPORT

Balotelli: Nuk i kam zili për asgjë Ronaldon dhe Messin, ja pse nuk kam fituar sa ata

15:47 : 26/05/2025
SPORT

Nga Mbappé te Vinicius, mesazhet emocionuese të yjeve të Realit për lamtumirën e Ancelottit

12:15 : 25/05/2025
Para

“Lupeni” kap mat gjykatën/ Përdor vettingun, tërmetin dhe pandeminë për rigjykim

TË GJITHA

Horoskopi, 29 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/06/2025

Korriku pritet të jetë muaji më i nxehtë i dekadës së fundit

22:48 : 28/06/2025

47 vatra zjarri ditën e sotme në Shqipëri, 2 prej tyre vijojnë aktive

22:37 : 28/06/2025

Aksion në Tiranë! Makina merr përpara barrierat ndarëse dhe pemën, arratiset por i bie targa

22:22 : 28/06/2025

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

22:01 : 28/06/2025

A do ketë një shkrirje mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

21:50 : 28/06/2025

Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën në Ukrainë

21:34 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com