• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjedhja e kreut të SPAK/ “Mos votoni nën kërcënim”, Yuri Kim mesazh të fundit KLP-së

15:38 : 16/12/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

“Ka shumë teori konspirative!’. Kështu e nisi fjalën e saj ambasadorja Yuri Kim duke iu përgjigjur interesit të mediave pas përfundimit të prezantimit të platformave përvallë 11 anëtarëve të KLP-së nga tre kandidatët në garë për kreun e SPAK.

Pak minuta para se trupa e KLP të mblidhet për të dhënë verdiktin dhe besuar një mandat 3 vjeçar njëri prej Adnan Xholit, Edvin Kondilit ose Altin Dumanit, ambasadorja e SHBA dha mesazhin e saj të fundit, duke kërkuar që vota të mos ndikohet nga kërcënimet apo premtimet për favore.

“Është e rëndësishme për KLP që kanë dëgjuar kandidatët dhe ju kanë bërë pyetje të vështira. Jemi me fat se kemi tre kandidatë që janë shumë të kualifikuar. Baza e këtij vendimi duhet të jetë objektive dhe të vijë nga ekzaminimi kritereve dhe kualifikimeve. Nuk duhet të bazohet nga perceptimi kërcënimi ose premtime dhe favore. Kjo do të thyente integritetin e procesit të zgjedhjes”, tha Kim, duke çuar një sinjal të qartë te trupa e KLP që të mos i dorëzohen presioneve nga politika para vendimit të rëndësishëm që do të marrin.

Por Kim nuk u ndal me kaq, pasi një mesazh të fortë e dha edhe për atë që do të marrë në dorë timonin e drejtësisë me një mandat tre vjeçar në krye të SPAK, kur tha se pronari i vetëm i kreut të ri të organit të akuzës duhet të jetë ligji dhe vetëm ligji.

“Është gjithashtu e rëndësishme se kushdo që do të zgjidhet si kreu i këtij institucioni, që ai person ta kuptojë se është zgjedhur në bazë të kritereve dhe jo në bazë të kërcënimeve dhe premtimeve për favore. Kushdo që të zgjidhet duhet të marrë në konsideratë se pronari i vetëm i të cilit është ligji dhe në të cilit duhet të ndihmojë në të mirë të qytetarëve”, nënvizoi ambasadorja e SHBA.

Lexo edhe:

Një ditë pas zgjedhjeve, Yuri Kim takon prokurorët e SPAK: Intensifikoni luftën kundër korrupsionit!

Rilindja në “zi”, ikën Yuri Kim

Sipas shefes së diplomacisë amerikane në Tiranë nuk ka asnjë mesazh të fshehtë në ndalesën e saj në ambientet e KLP. Ndër të tjera ajo theksoi se populli shqiptar e do reformën në drejtësi dhe ka besim te institucionet e reja.

“Nuk ka asnjë mesash të fshehtë. SHBA kanë qenë gjithmonë të drejtpërdrejtë me popullin shqiptar. Unë them atë që nënkuptoj, nënkuptoj atë që them dhe përfaqësoj politikën e qeverisë së SHBA. Mbetet prioritet i SHBA që reforma në drejtësi të mund të zbatohet plotësisht. Është bërë shumë përparim dhe vërtetë shumë njerëz meritojnë kredite për këtë . Puna e SHBA në këtë proces është që t’ju mbështes. Ju duhet ta doni reformën në drejtësi. Ju duhet ta doni ndryshimin më shumë sesa ne. Njerëzit duhet ta duan ndryshimin, pa popullin ndryshimi nuk vazhdon. Anekënd këtij vendi për mua është shumë e qartë se të gjithë duan ndryshimin”, deklaroi ajo.

Për ta bërë të qartë se është duke e monitoruar në detaje procesin Kim e mbylli deklaratën duke thënë: “Sërish, nuk ka arsye tjetër pse jam këtu. Erdha këtu sepse ma lejonte axhenda ime. Ky është mesazhi im. Do ta monitoroj këtë proces ashtu si dhe ju”.

Etiketa: ambasadorja Yuri KimKreu i SPAK

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Një ditë pas zgjedhjeve, Yuri Kim takon prokurorët e SPAK: Intensifikoni luftën kundër korrupsionit!

20:17 : 15/05/2023
AKTUALITET

Rilindja në “zi”, ikën Yuri Kim

15:35 : 02/05/2023
AKTUALITET

“Ju ndihmoj me prova”/ Berisha thirrje SHBA-ve: Hetoni aferat e pronat e Yuri Kim në Shqipëri

13:08 : 10/04/2023
AKTUALITET

“Zjarrvënës”/ Berisha i përgjigjet Yuri Kim: Mos ndërhy te zgjedhjet, është krim!

13:18 : 07/04/2023
AKTUALITET

Konfiskimi i ‘Prestige Resort’/ Paloka: O Yuri… o përfaqësuese e DASH, do thuash ndonjë fjalë?

14:48 : 22/03/2023
AKTUALITET

Kreu i SHISH, Begaj në provën e zjarrit mes Ramës dhe Kim

21:11 : 20/03/2023
Para

Krijohet çifti i parë i BBVK, puthen në buzë Vivien dhe Getinjo/ Video

TË GJITHA

Debati për Spaçin/ Berisha: Përpjekje e Ramës për të fshehur me bojëra gjëmën që ka ndodhur në atë kamp

13:43 : 07/06/2025

Vlorë/ “Benz”-i merr flakë në ecje, shkrumbohet plotësisht

13:33 : 07/06/2025

Tenton të ikë nga Shqipëria me 194 mijë euro të padeklaruara, izraeliti ndalohet në Rinas

13:22 : 07/06/2025

Maliq/ 37-vjeçari i jep fund jetës, familjarët e gjejnë të vetëvarur në një magazinë

13:15 : 07/06/2025

EMRAT/ Sylvinho sakrifikon 4 futbollistë, do e ndjekin sfidën me Serbinë nga tribunat

13:07 : 07/06/2025

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025

Fundjava shënon fluksin më të madh në Morinë, vijnë edhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares

12:46 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com