• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dumani në krye të Prokurorisë së Posaçme, cilat janë “gjylet” e shefit të SPAK?

16:13 : 16/12/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT
Prokurori Altin Dumani

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur sot prokurorin Altin Dumani me 5 vota pro si kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Në garë për postin ishin kandidatë tre prokurorët: Altin Dumani, Adnan Xholi dhe Edvin Kondili. Dy rivalët e Dumanit morën respektivisht nga 1 dhe 4 vota.

Altin Dumani do të pasojë në detyrë kreun aktual të SPAK, Arben Kraja. Ajo çka merr vëmendjen përveç emrit të drejtuesit të ri të SPAK, janë dosjet “e nxehta” që ai do të marrë përsipër për të hetuar në mandatin 3 vjeçar që përcakton Kushtetuta.

Aktualisht Prokuroria e Posaçme po zhvillon hetime për disa nga aferat më të mëdha korruptive ku është përfshirë qeveria, që shtrihen nga Shëndetësia, te Inceneratorët e deri te pastrimi i parave përmes sektorit të ndërtimit dhe tregut të pasurive të paluajtshme në Tiranë.

Afera e Inceneratorëve

Lexo edhe:

SPAK i sekuestroi celularin, reagon kryebashkiaku: Jam i gatshëm për hetime

Pas takimit me Starmer, a do bëjë marrëveshje për refugjatët nga Britania? Ja si përgjigjet Rama

Dosja më voluminoze që SPAK ka sot në dorë është padyshim ajo që lidhet me aferën e inceneratorëve, ku qeveria i ka falur klientëve të saj 430 mln euro nga paratë publike me firmosjen e praktikave të dyshimta ligjore.

Pavarësisht se Prokuroria ka mbyllur hetimet për inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit, duke mbajtur pas hekurave ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako, dosja e koncesioneve të djegësave nuk pritet të mbyllet lehtë.

Në lupën e drejtësisë mbetet ende inceneratori i Tiranës, ku të përfshirë drejtpërdrejtë në favorizimin e kompanive të Klodian Zotos, Mirel Mërtirit dhe Stela Gugallës rezultojnë të jenë kryeministri Edi Rama, Sekretari i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Sa i përket kësaj afere, së fundmi kanë dalë në dritë e-maile që provojnë se ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj është “dëfryer” në hotele luksoze dhe udhëtime të paguara nga përfituesi direkt i fondeve publike me “firmën” e qeverisë Rama.

“I dashur Klodian! Faleminderit për përgjigjen tuaj dhe për kopjen e kartës së kreditit. Ne konfirmojnë që fatura bashkëlidhur për klientin: Arben Ahmetaj u pagua me këtë kartë krediti në vitin 2013”, thuhet në një e-mail të nisur nga stafi i hotelit ‘Starlight Suiten Hotel Renngasse’ në Vienë më 18 qershor 2020, në drejtim të Zotos, që paguante me

PPP-të në Shëndetësi

“Patate” e nxehtë për SPAK mbetet edhe dosja e koncesioneve në Shëndetësi, me ish-ministrin e këtij dikasteri, Ilir Beqja që ka hedhur firmën për disa nga praktikat më korruptive që i kanë rënduar drejtpërdrejtë buxhetit të shtetit dhe qytetarëve shqiptarë.

SPAK po heton aktualisht koncesionet për privatizimin e sterilizimit, hemodializës dhe atë të kontrollit të detyrueshëm shëndetësor (check-up) që është fituar nga klientja kryesore e qeverisë, Vilma Nushi.

Këto koncesione janë kontestuar në publik për shkak se janë fituar në mënyra të parregullta dhe misterioze.

Në vitin 2016, Prokuroria e Tiranës kreu një hetim mbi këtë koncesion, por pushoi hetimet.

Vetëm Partneriteti Publik-Privat për strerilzimin e pajisjeve mjekësore ka një kontratë prej 12.3 miliardë lekë, ndërsa Check Up-i shkon në rreth 8.7 miliardë lekë. Sakaq, për koncesionin e privatizimit të laboratorëve mjekësorë, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka deklaruar se është një procedurë korruptive që duhet të anulohet menjëherë.

Kontrata koncesionare “Për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjes” u firmos në 24 prill 2019 mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe konsorciumit të kompanive Labopharma me 41%, Exalab France me 25% dhe AB Laboratory Solution BV, një kompani e regjistruar në Holandë me 33% pjesë në konsorcium”.

Ky shërbim pritet t’u kushtojë taksapaguesve shqiptarë mbi 13 miliardë lekë ose 104 milionë euro në dhjetë vitet e ardhme dhe po operohet nga kompania koncesionare “Laboratory Network”, ndërsa në SPAK është paraqitur padia nga ana e KLSH për 8 zyrtarë të MSH.

Kullat në Tiranë

Edhe mafia e ndërtimit që fshihet pas kullave që mbijnë si kërpudhat në Tiranë, e që ka lidhje të drejtpërdrejtë me kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili hedh firmat mbi lejet e ndërtimit, mbetet një “gjyle” e rëndë për drejtësinë.

Dosja hetimore për sektorin e pasurive të paluajtshme në Tiranë lidhet ngushtë edhe me pastrimin e parave, teksa në 2021 u zbulua edhe lidhja e organizatës kriminale “Ndragheta” me to.

Përgjimet e Antimafias italiane gjatë operacionit “Basso profilo” që çoi pas hekurave rreth 50 persona, nxori në dritë se paratë e klanit mafioz investoheshin në sektorin e ndërtimit në Shqipëri me ndërmjetësimin e njerëzve të lidhur me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Dosja kishte protagonist sekserin e akuzuar të Ndragheta-s, Antionio Gallo, i cili në një bisedë komenton avokatin Klaudio Larussa dhe një kontakt të tij në Tiranë, një biznesmen me emrin “Niku”.

Ai përshkruhet si një person, lidhjet e të cilit shkojnë deri tek Rama dhe Veliaj, ndërsa në bisedë thuhet se Larusso ka pasur edhe një takim me kryebashkiakun e Tiranës për investimet në kryeqytet, ku nënvizohet se çmimet për shitje për një metër katror në kullat ku do të investohej shkojnë deri në 2-3 mijë euro/metri në zemër të kryeqytetit.

Sakaq në Tirana sipas INSTAT në harkun kohor 2017-2019 janë dhënë 3 milionë metër katrorë leje ndërtimi për 1,028 ndërtesa të reja nga Bashkia Tiranë.  Sipas një raporti të Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar, rreth 60% e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në këtë periudhë kohore në kryeqytet nuk justifikojnë burimet e tyre financiare, ndërsa vlerësohet se për 3 vitet u pastruan në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro.

Sipas bilanceve të tyre, kompanitë kishin të ardhura minimale dhe nuk kishin as asete dhe hua dhe as kompani të lidhura, që do tu mundësonin të bënin një investim të tillë.

Dosja e Call Centera-ve

Prokuroria e Posaçme ka në dorë edhe dosjen e Call Centera-ve që kanë mashtruar qytetarët në disa vende të Bashkimit Europian, duke përftuar 2.4 miliardë euro përmes mashtrimeve me tregun e kriptomonedhave.

Emri kryesor në këtë dosje është ai i Amant Josifit. Ish-këshilltari i Ministrisë së Mbrojtjes (kohë kur dikasteri drejtohej nga Olta Xhaçka) dhe ortak në biznesin e Call Centera-ve deri në 2018 me vëllain e kryeministrit Edi Rama (Olsi Rama), mbi Josifin rëndon një urdhër-arresti nga autoritetet në Spanjë pasi nëpërmjet kompanive të tij, viktima nga e gjithë bota janë mashtruar që të hedhin para në investime të dyshimta.

Gazeta “El Pais”, kur zbërtheu raste konkrete të mashtrimit, zbuloi se vetëm në Spanjë, një të moshuare, Call Center-i i drejtuar nga Amant Josifi i vodhi 800 mijë euro.

Hetimi në fjalë ku përfshihet edhe SPAK nuk po realizohet në nivel lokal, pasi është shtirë në disa vende të Europës, përfshirë Shqipërinë, Gjeorgjinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Ukrainë dhe realizohet me mbështetjen e Europol dhe Eurojust.

Etiketa: adnan xholiAfera e inceneratorëveALTIN DUMANIArben AhemtajEdi RamaEdvin KondiliErion Veliajkoncesione ne shendetesikullat tiraneMashtronin nëpërmjet Call CenteritPPP-të në Shëndetësispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK i sekuestroi celularin, reagon kryebashkiaku: Jam i gatshëm për hetime

15:01 : 15/05/2025
AKTUALITET

Pas takimit me Starmer, a do bëjë marrëveshje për refugjatët nga Britania? Ja si përgjigjet Rama

13:30 : 15/05/2025
AKTUALITET

Shifrat/ Nëndetësja e Tom Doshit ‘del në sipërfaqe’ me 3 deputetë

13:19 : 15/05/2025
AKTUALITET

Veliaj i gëzohet fitores nga qelia: Vetëm Rama mund të na fusë në BE, shqiptarët s’i besojnë më Saliut

12:12 : 15/05/2025
AKTUALITET

“Çuni” i Belës tendera dhe nga Veliaj/ SPAK zbulon bisedën e Evis Berberit me drejtorin e Bashkisë

11:54 : 15/05/2025
AKTUALITET

Dëshmitë e Dumanit, SPAK dërgon për gjykim bandën e Suel Çelës, Vis Martinajt dhe Çapjan

11:23 : 15/05/2025
Para

Kupa e Botës 2026 do zhvillohet me 48 ekipe

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

KZAZ e diasporës ende pa vendim për zarfet e Greqisë, PS letër KQZ për të nisur numërimi

16:09 : 15/05/2025

Sherri me grushta brenda KZAZ 30, KQZ shkarkon vëzhguesit

16:05 : 15/05/2025

Zjarr në një depo kimikatesh në Spanjë, 80,000 banorë izolohen për shkak të tymit toksik

15:58 : 15/05/2025

As Vjosa Osmani nuk ‘zhbllokon ngërçin’ politik për konstituimin e Kuvendit

15:55 : 15/05/2025

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë godet Turqinë

15:53 : 15/05/2025

Vllaznia konfirmon Edi Martinin si trajnerin e ri të skuadrës

15:51 : 15/05/2025

Goditi me grusht sekretarin e KZAZ-së në Kashar, shoqërohet në polici vëzhguesi/ EMRI

15:49 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com