• Kontakt
Saturday, October 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zëri i Amerikës: SHBA e shqetësuar për dënimin me burg të rivalit të Erdoganit

20:42 : 15/12/2022
në BOTA

Departamenti i Shtetit tha sot është ‘thellësisht i shqetësuar dhe i zhgënjyer’ me një vendim të marrë një ditë më parë nga një gjykatë turke, e cila dënoi me dy vjet e shtatë muaj burg kryetarin e bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu. Po kështu gjykata i ndaloi zotit Imamoglu, një përfaqësues i opozitës, zhvillimin e aktiviteteve politike.

Zëdhënësi Departamenti amerikan i Shtetit, Ned Price tha se ‘Uashingtoni është thellësisht i shqetësuar nga frikësimi i vazhdueshëm me procese gjyqësore që i bëhet përfaqësuesve të shoqërisë civile, medias, udhëheqësve politikë e biznesit në Turqi, përfshirë mbajtjen për një kohë të gjatë në paraburgim, ngritjen e pretendimeve të gjera për mbështetje të terrorizmit apo ndjekjen penale të rasteve për fyerje’.

Uashingtoni i bëri thirrje Ankarasë që të pushojë ndjekjet penale për rastet e fyerjeve, të respektojë të drejtat dhe liritë e të gjithë qytetarëve turq, si dhe të garantojë një mjedis të hapur për debat publik.

Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, shihet si rivali kryesor i presidentit Tajip Erdogan. Dënimi i tij vjen vetëm gjashtë muaj përpara zgjedhjeve të planifikuara presidenciale dhe parlamentare. Megjithatë opozita turke nuk e ka përcaktuar ende zyrtarisht kandidatin e saj për president.

Vendimi i së mërkurës pritet të dërgohet në gjykatën e Apelit. Zoti Imamoglu, që përfaqëson Partinë Popullore Republikane (CHP), u gjykua për një fjalim të mbajtur pas zgjedhjeve lokale të vitit 2019 në Stamboll, gjatë të cilit ishte shprehur se ata që anuluan rezultatin e zgjedhjeve ishin ‘budallenj’. Dënimi maksimal për akuza të tilla arrin deri në katër vjen burg.

Lexo edhe:

SHBA u heq sanksionet katër bashkëpunëtorëve të Dodikut

Takimi Trump-Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, në fokus përfundimi i luftës dhe raketat Tomahawk

Fillimisht zoti Imamoglu, i fitoi me rezultat të ngushtë zgjedhjet për kreun e bashkisë së Stambollit, zgjedhje që u mbajtën në mars të vitit 2019. Ai mposhti kandidatin e Partisë AK në pushtet, të zotit Erdogan. Pas anulimin të rezultateve, që çuan në përsëritjen e procesit zgjedhor, ai fitoi me rezultat më bindës. Fitorja e tij i dha fund kontrollit 25-vjeçar të qytetit më të madh të Turqisë nga partia e zotit Erdogan dhe paraardhësit e saj islamikë.

Rezultati i zgjedhjeve të vitit 2023 do të varet nga aftësia e partisë opozitare CHP si dhe të tjerave forcave politike në opozitë, për t’u bashkuar rreth një kandidati të vetëm, me synimin për të sfiduar presidentin Erdogan dhe AKP-në, e cila qeveris Turqinë prej dy dekadash.

Tashmë çështja Imamoglu pritet t’i kalojë apelit, duke u zgjatur potencialisht përtej zgjedhjeve që mbahen në qershor të vitit 2023. Kritikët thonë se gjykatat turke i nënshtrohen vullnetit të zotit Erdogan megjithëse qeveria pretendon se gjyqësori është i pavarur./Zëri Amerikës

Etiketa: ErdoganSHBAZeri i Amerikes

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA u heq sanksionet katër bashkëpunëtorëve të Dodikut

22:42 : 17/10/2025
BOTA

Takimi Trump-Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, në fokus përfundimi i luftës dhe raketat Tomahawk

21:25 : 17/10/2025
BOTA

Trump: Lufta në Ukrainë mund të përfundojë së shpejti

20:38 : 17/10/2025
BOTA

Trump konfirmon takimin me Xi Jinping në Korenë e Jugut

19:22 : 17/10/2025
BOTA

8 editorialet (nga një autor që nuk ekziston) që shpjegojnë planet e Xi për SHBA-të dhe ekonominë

22:42 : 16/10/2025
BOTA

Kremlini: Telefonata me Trump, iniciativë e Putinit

21:20 : 16/10/2025
Para

Von Cramon: Integrimi i Kosovës në BE varet edhe nga dialogu me Serbinë

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 18 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 17/10/2025

Nga “tatuazhi i dashurisë” te mallkimet, 40-vjeçari shqiptar kthehet në makthin e ish-të dashurës virtuale

23:00 : 17/10/2025

India, forca ushtarake ajrore e treta në botë, tejkalon Kinën

22:56 : 17/10/2025

Policët flenë, hajdutët bëjnë kërdinë në një fshat të Vlorës! Vidhen 50 stalla

22:43 : 17/10/2025

SHBA u heq sanksionet katër bashkëpunëtorëve të Dodikut

22:42 : 17/10/2025

“E di që është brenda, por s’hap derën”/ Pronari i “exchange”-it i zhduk të moshuarit 12 mln lekë

22:32 : 17/10/2025

Mbesë dhe viktimë! Historia e vajzës që u abuzua seksualisht nga daja i saj

22:14 : 17/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com