• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Hotel me 5 yje”, Majlinda e Kurbinit shpenzon 165 mijë € për mobilimin e Bashkisë

10:29 : 14/12/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Bashkia e Kurbinit ka hapur “thesin” për investime. Tërmeti ka sjellë një “lumë” parash, teksa me donacionet apo paratë e buxhetit janë bërë një mori projektesh, por sërish qyteti është në kaos me rrugë të pashtruara, pluhur, disa godina të prishura, të tjera që rindërtohen. Por, pavarësisht këtyre investimeve, Majlinda Cara, kryetarja e kësaj bashkie, ka menduar edhe për komoditetin e saj, pasi me paratë e taksave, apo atyre që vijnë nga buxheti i shtetit, po shpenzon plot 165 mijë euro për të mobiluar zyrat. Por këto mobilje zonja Cara i kërkon me standarte kombëtare dhe ndërkombëtare, të rehatshme.

Tavolina të rehatshme, karrige meshine dhe të forta, orendi të tjera cilësore. A thua sikur je në një “hotel me 5 yje” dhe jo në zyrat e shtetit, të cilat duhet t’u vijnë në shërbim dhe ndihmë banorëve vendas, me taksat e së cilëve blihen komiditetet.

Faksimile: Njoftimi i tenderit të shpallur nga Bashkia e Kurbinit për mobilimin e zyrave

Rrethi i Kurbinit ishte një nga më të prekurit nga tërmeti, ndërsa mijëra familje jetojnë ende në çadra, me qira apo te njerëzit e afërt, për shkak të zvarritjes së procesit të rindërtimit. Dhjetëra projekte kanë mbetur në mes, ndërsa të tjera janë në fazë fillestare, por që po zvarriten e zvarriten, megjithëse jemi future në vitin e 4 pas tërmetit shkatërrimtar. Megjithatë, kjo s’e ka penguar kryetaren Cara, të mendojë për komoditetin e saj. Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, Bashkia e Kurbinit ka hapur tendering “blerje mobileri për godinën e Bashkisë Kurbin”, me një fond limit prej 16.541.373 lekë pa TVSH. Kohëzgajtja e kontratës është vetëm 30 ditë nga nënshkrimi i saj. Por, çfarë do të blihen?!

Lexo edhe:

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

Pas dështimit në burgun e Peqinit, Arlinda Pogaj e OBP i jep ‘Albascan’ tenderin 2 mln € për sistemin antidron

Në foto: Projekti i mobilimit të Bashkisë Kurbin dhe kërkesa për blerje mobiliesh me standarte ndërkombëtare

BoldNews.al shfletoi dokumentet e tenderit, teksa bashkia shkruan se mobiliet duhet të jenë cilësore. “Njohja me standartet kombëtare dhe ndërkombëtare të përmasave optimale të mobilimit të hapësirave publike me karakter social-shoqëror” thuhet në dokumente. Ndërkohë që radhiten edhe arsyet përse duhen këto mobilie, pasi “iu shërbejnë qytetarëve”. Në fakt, nuk bëhet fjalë për shërbime ndaj njerëzve të thjeshtë, por vetëm e vetëm për komoditetin e zyrtarëve që do të ulin të ndënjurat në to!

Ndërkohë, bashkia ka bërë edhe projekte për mënyrën sesi do mobilohet “hoteli me 5 yje”. Të gjitha karriget që do të blihen do të jenë e standarteve të larta, rrotulluese, meshine, me bazë mbështetëse të lartë. Ndërkohë, sipas projektit (në foton sipër), synohen të blihene dhe orendi të tjera, tepër cilësore.

Etiketa: bashkia KurbinMajlinda Caramobilim zyrashtendertermetizyre shteti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025
AKTUALITET

Pas dështimit në burgun e Peqinit, Arlinda Pogaj e OBP i jep ‘Albascan’ tenderin 2 mln € për sistemin antidron

20:00 : 04/10/2025
AKTUALITET

Tender 6 mln euro/ Kryeministri “Diell” i vë kazmën stadiumit të Himarës, kthehet në parking betoni

09:20 : 03/10/2025
AKTUALITET

“Shtëpi tërmeti janë”, qytetari përplaset me ndërtuesin për cilësinë e punimeve

21:41 : 24/09/2025
AKTUALITET

SPAK mësyn në Bashkinë e Peqinit, zbardhet tenderi me flamur të kuq që po hetohet

14:00 : 24/09/2025
AKTUALITET

Miliona euro me “Eco-Elb”/ Nuri Balla i “Ergi” shpk, “manovra” për t’i shpëtuar hetimit të Prokurorisë

09:53 : 19/09/2025
Para

Gomonia e mbytur/ SkyNews: S’ka shpresë për të mbijetuar! Reagon Suella Braverman

TË GJITHA

Nenad Rashiç zgjidhet nënkryetar, konstituohet pas 8 muajsh Kuvendi i Kosovës

12:14 : 10/10/2025

“E ndritën” me 11 Majin/ Celibashi: Nuk kemi marrëveshje me SPAK për zgjedhjet lokale

12:10 : 10/10/2025

Zhduket pa gjurmë në Greqi 49-vjeçari shqiptar, familja kërkon ndihmë (FOTO-EMRI)

12:07 : 10/10/2025

Kombëtarja mbyll përgatitjet në Tiranë, ja si pritet të jetë formacioni ndaj Serbisë

12:03 : 10/10/2025

Shisnin kokainë në Pogradec, arrestohen katër të rinj, shpallet në kërkim një tjetër

11:55 : 10/10/2025

Kërcënoi gjyqtarët, lihet në burg xhaxhai i vrasësit të Astrit Kalasë

11:52 : 10/10/2025

Një person kërcënon rojën e Gjykatës së Apelit/ EMRI

11:48 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com