• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rregulloi shtëpinë për fëmijët e mitur në Skroskën e humbur, 1 vit burg 63-vjeçarit

13:05 : 13/12/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, VIDEO

Nga Boldnews.al

Shumë pak njerëz mund të kenë dëgjuar për një fshat me emrin Skroskë në Shqipëri. Ai gjendet në zonën malore, rreth dy orë larg Librazhdit dhe rruga e tij është thuajse e shkatërruar.

Por, fshati nuk ka qenë aspak i largët për forcat policore, të cilët zbuluan se 63-vjeçari Sami O. po kryente punime ndërtimore, në shtëpinë e tij të rrënuar.

Në foto: Fshati Skroskë është rreth 2 orë larg Librazhdit (marrë nga Google Earth)

Ai ka katër fëmijë të mitur, të cilët ishin të detyruar prej vitesh të jetonin në atë shtëpi, që ngjante më shumë si kasolle bagëtish, e dëmtuar nga pesha e kohës.

Lexo edhe:

VIDEO/ Moti i keq në vend, stuhi breshëri në Librazhd, Gramsh dhe Prrenjas

Rritja e pensioneve/ Propaganda e Ramës larg realitetit, të moshuarit numërojnë qindarkat

Babai i tyre, arriti të siguronte disa para dhe vendosi që gjënë e parë që do të bënte, do të sistemonte shtëpinë në fshatin e largët.

Ai mori fillimisht një leje rikonstruksioni nga Bashkia e Prrenjasit, e cila e ka në territorin e saj fshatin Skroskë.

Gjatë punimeve, shtëpia e vjetër u rrënua fare dhe Samiu u detyrua të niste një ndërtim më solid, duke shpenzuar gjithçka kishte.

Por, këto punime nuk i shpëtuan syrit vigjilent të forcave policore. Ato u ngjitën në Skroskën e humbur, shpenzuan mijëra lekë karburant dhe zbuluan fajtorin.

Sami O. po ndërtonte pa leje, madje, sipas policisë, për qëllime përfitimi.

Qytetari u dërgua para organeve të drejtësisë, të cilat treguan forcën e ligjit.

E dënuan Samiun me 1 vit burgim. Megjithatë, gjyqtari u tregua disi tolerant dhe vendosi që t’ia konvertonte burgimin me shërbim prove për 16 muaj.

Dhe ky zhvillim vjen në një kohë, kur katet pa leje në kullat gjigande në mes të Tiranës po “legalizohen” me vendime të diskutueshme të qeverisë “Rama”, ndërkohë që ndërtuesit e kapur në shkelje të ligjit, jo vetëm që nuk penalizohen, por edhe shpallen fitues në tendera dhjetra-milionë euro.

Vendimi i gjykatës

“Boldnews.al” ka siguruar vendimin e Gjykatës së Elbasanit, që mban datën 1 Dhjetor 2022.

Sipas dokumentave gjyqësorë rezulton se, më datë 30 Prill 2021, rreth orës 09.00, në organet e ndjekjes penale është marrë njoftim se në fshatin Skroskë, Bashkia Prrenjas, po kryhej një ndërtim paleje.

Në foto: Vendimi i Gjykatës së Elbasanit

Pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar oficerët e policies gjyqësore, të cilët në funksion të hetimit kanëbërë kqyrjen e vendit të ngjarjes, kqyrje nga e cila është konstatuar se objektkqyrje ishte objekti në ndërtim i shtetasit Sami O, në të cilin ishte ndërtuar një shesh ndërtimi dhe ishte ngritur xoglatura e atij ndërtimi në një lartësinga 50 cm deri në 30 cm.

Xoglatura kishte të vendosur një armaturë dërrase në anësoret e saj. Gjithashtu aty u konstatua një zgarë hekuri dhe ishin ngritur12 copë kollona hekuri (fitila) me lartësi 50 cm nga xogla.

Përreth objektit u konstatuan materiale ndërtimi si dërrasa, inerte ndërtimi dhe çimento. Në momentin e kqyrjes nuk po punohej.

Në foto: Gjykata dënoi shtetasin Sami O. me një vit burgim

63-vjeçari Sami O. ka deklaruar para Policisë se: “….është i martuar dhe ka katër fëmijë. Banesa ku ai banonte ishte një ndërtesë e vjetër, e amortizuar dhe e ndërtuarpara shumë vitesh.

Ai ka sqaruar se i ka bërë kërkesë Bashkisë Prrenjas që tariparojë shtëpinë dhe nga ajo Bashki i është kthyer përgjigje që mund tariparonte banesën e tij. Ai ka shpjeguar se ka filluar punimet për rindërtimine banesës dhe gjatë punimeve ajo është shembur ku më pas ai ka filluar të ndërtojënjë banesë të re në themelet e vjetra.

Gjithashtu ai ka deklaruar se prona ku po kryente ndërtimin është në pronësi të tij dhe ai e ka me çertifikatë pronësie.

Punimet po i kryente vetë pasi nuk kishte mundësi ekonomike për të marrë punëtorë.”

Pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, Gjykata vendosi të shpallë fajtor shtetasin Sami O, për “ndërtim pa leje”, me 1 vit burgim, të konvertuar në shërbim prove për 16 muaj.

Etiketa: bashkia prrenjasdenohet me burgfshatleje rikonstruktimiLibrazhdpunime ndertimoreshtepi e rrenuarskroskevarferi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Moti i keq në vend, stuhi breshëri në Librazhd, Gramsh dhe Prrenjas

17:03 : 08/11/2025
AKTUALITET

Rritja e pensioneve/ Propaganda e Ramës larg realitetit, të moshuarit numërojnë qindarkat

19:30 : 06/11/2025
AKTUALITET

Tirana mban gjysmën e ekonomisë shqiptare, Kukësi mbetet më i varfëri

12:07 : 05/11/2025
AKTUALITET

“Na kthe borxhin 30 mijë euro”, si 3 vëllezërit nga Librazhdi shantazhonin 29-vjeçarin

09:17 : 05/11/2025
AKTUALITET

Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë

08:16 : 28/10/2025
AKTUALITET

INSTAT korrigjon shifrat, eksportet nuk janë rritur asnjëherë këtë vit, rënie 7.9%

13:17 : 27/10/2025
Para

VIDEO/ Shpërthen në flakë X5, në aksin Vlorë-Llogara

TË GJITHA

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025

EMRI/ Kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:59 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com