• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria favorizon “investitorët strategjikë” edhe për zonat e lira ekonomike

Këshilli i Ministrave miratoi ndryshime në procedurat dhe kriteret e përzgjedhjes së zhvilluesve për zonat e lira ekonomike, duke u dhënë përparësi “investitorëve strategjikë” që të përfshihen pa garë.

15:54 : 13/12/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Qeveria vendosi t’i japë përparësi biznesve që kanë marrë statusin “investitor strategjik” për kontratat në “zonat e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik”, që janë zona të lira ekonomike, pa taksa.

Sipas ndryshimeve të bëra me një VKM në mbledhjen e fundit të qeverisë futet procedura jokonkurruese, nga e cila do të përfitojnë vetëm disa kompani që më parë kanë përfituar statusin e “investitorit strategjik” nga Komitetit i Investimeve Strategjike, KIS, që drejtohet nga Kryeministri Edi Rama.

Ndryshimi prek një VKM të vitit 2015 “Për përcaktimin e procedurave e të kritereve të përzgjedhjes së zhvilluesit në zonën e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik”, ku shtohet një pikë e veçantë që parashikon “procedurë jokonkurruese për përcaktimin e zhvilluesit në rastet e investitorëve me status “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar/veçantë”, duke u bazuar në përcaktimet për sektorët e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik në ligjin për “Për invetimet strategjike”.

Përcaktimi i zhvilluesit, sipas VKM-së, do të bëhet nga Këshilli i Ministrave, me propozimin të KIS dhe pasi është marrë akti i pronësisë nga Kadastra.

Në rastet kur në zonën e shpallur si zonë e lirë ekonomike ka ndërtime pa leje, ato nuk legalizohen, thotë VKM e re,  “por trajtohen nga shteti nëpërmjet shpërblimit finaciar, programeve financiare të strehimit ose formave të tjera alternative të trajtimit.”

Lexo edhe:

Buxheti 2026/ Shteti del i fituar, barra shtesë mbi konsumatorët

Integrimi në BE me kosto të larta: Qeveria ende pa strategji për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë

Po ashtu, VKM-ja e re përcakton ministrin e Financave dhe Ekonomisë si autoritet për pezullimin e procedurës konkurruese.

Sipas ekspertit të ekonomisë, Zef Preçi, njëherazi drejtor i Qendrës për Kërkime Ekonomike, këto ndryshime janë shqetësuese, pasi “dëmtojnë konkurrencën në përzgjedhjen e zhvilluesit, duke futur procedurën jo-konkurruese në përcaktimin e tij dhe vendos në një pozitë të privilegjuar klientët e qeverisë”.

Ndërsa ndryshimet në përcaktimin e zonës së lirë ekonomike, sipas tij, shtojnë ngarkesën e institucioneve shteterore për t’u shërbyer “investitorëve strategjike” dhe mundëson shpronësimin nga qeveria të tokës private që vihet në dispozicion të tyre.

“Kjo krijon mundësitë që të përcaktojë qeveria vendndodhjen e ‘zonës së teknologjisë dhe të zhvillimit ekonomik’ dhe mbi këtë bazë të pezullojë procesin e legalizimit dhe ndërtimet në këtë zonë,” thotë Preçi, duke shtuar se VKM-ja merr përparësi mbi ligjet e tjera që rregullojnë pronësinë private mbi pronat e patundshme.

Shqetësues për Preçin është edhe neni që përcakton mënyrat e anulimit të një procedure konkurruese.

“Rrit pushtetin discrecional të ministrit/qeverisë për anulimin e procedurave konkurruese, duke shmangur gjykatat, si dhe duke rritur mundësitë për presion korruptiv mbi investitorët që kanë fituar mbi baza konkurruese,” shtoi ai.

Krijimi dhe funksionimi i zonave të teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik është parashikuar në një ligj të vitit 2007 për nxitjen e investimeve në fushën e teknologjisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës, duke u dhënë statusin “zona të lira”,  pa detyrime doganore dhe tatime për shoqëritë që do të operonin brenda këtyre zonave.

Marrë nga: Reporter.al

Etiketa: financainvestitorë strategjikëkeshilli i ministraveKISqeveriavkm

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Buxheti 2026/ Shteti del i fituar, barra shtesë mbi konsumatorët

08:07 : 16/11/2025
AKTUALITET

Integrimi në BE me kosto të larta: Qeveria ende pa strategji për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë

08:24 : 15/11/2025
RAJONI

Diskutimet për Qeverinë/ Çfarë do të ndodhë në Kosovë në ditët në vijim?

17:05 : 13/11/2025
BOTA

Trump nënshkruan projektligjin, merr fund mbyllja e qeverisë amerikane

08:25 : 13/11/2025
AKTUALITET

Impianti nuk punon, por pagesat do bëhen! Inceneratori i Tiranës do “djegë” edhe 30 mln € deri më 2028

08:11 : 13/11/2025
AKTUALITET

Rama merr qeverinë me vete në Romë/ Mediat italiane: Do diskutohet dështimi me vlerë 650 mln euro

11:24 : 12/11/2025
Para
Foto: Postim Instagrami

Sa paguhesh në “BBV Kosova”? Përgjigjet Jonida Vokshi

TË GJITHA

Buxheti 2026/ Shteti del i fituar, barra shtesë mbi konsumatorët

08:07 : 16/11/2025

Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të luhaten temperaturat

07:56 : 16/11/2025

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com