• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Euro pikiatë, kursi i afrohet kufirit të 115 lekëve

17:27 : 13/12/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun po thyen rekorde të reja historike.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të martën me 115.21 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Euro ka pësuar një tjetër rënie të fortë me 0.45 pikë krahasuar me ditën e hënë, ndërsa që nga fillimi i muajit dhjetor, Euro ka rënë gjithsej me 1.65 pikë.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, në ditët e fundit tregu po karakterizohet nga një ofertë e bollshme për Euro dhe kërkesë e pakët për monedhën europiane.

Por, arsyeja që i ka dhënë një shtysë të mëtejshme rënies së euros ditën e martë ka qenë dalja më një kurs shumë të ulët nga njëra prej bankave të sistemit.

Sipas agjentëve, banka në fjalë ka shitur sasi të mëdha valute për nevoja të klientëve ose për të mbyllur një pozicion të saj. Operacione të tilla kanë një efekt edhe më të fortë në periudha kur kursi ka një tendencë të qartë në një kah të caktuar, sepse forcon më tej pritshmëritë e aktorëve në të njëjtin drejtim, në këtë rast, për nënçmimin e mëtejshëm të Euros.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 5 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Agjentët mendojnë se rënia e Euros mund të vazhdojë më tej në pjesën e mbetur të Dhjetorit, edhe për shkak të rritjes sezonale të ofertës valutore. Në këtë situatë, e vetmja “forcë” që mund ta frenojë rënien e Euros duket se është Banka e Shqipërisë, që mund të ndërhyjë në tregun valutor, në rastet kur gjykon se ekzistojnë disbalanca dhe nivelet e kursit nuk reflektojnë faktorët fondamentalë të tregut.

Sidoqoftë, forcimi i Lekut ndaj Euros këtë vit ka ndihmuar në zbutjen e pjesshme të presioneve inflacioniste nga jashtë, element që përputhet edhe me qëllimin dhe kahun e politikës monetare.

Gjatë gjithë vitit 2022, Leku është forcuar ndjeshëm kundrejt Euros. Kursi i regjistruar ditën e martë është 4.6% më i ulët krahasuar me fundin e vitit të kaluar.

Për shumicën e agjentëve të tregut ku mbiçmim ka qenë i papritur, duke pasur parasysh sidomos presionet mbi deficitin tregtar nga rritja e fortë e çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Madje, Leku është forcuar pavarësisht blerjeve në shumë të mëdha nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), për nevoja të importit së energjisë elektrike.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, deficiti i llogarisë korrente për tremujorin e tretë arriti në 166 milionë euro, në rritje me 57% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja në tremujorin e tretë e përkeqësoi gjendjen e deficitit progresiv vjetor, që arriti në 621 milionë euro, me një rënie të lehtë prej 0.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por duke ngelur gjithsesi në nivelet më të ulëta të katër viteve të fundit.

Megjithatë, deficiti i llogarisë korrente është tejkaluar nga rritja e investimeve të huaja direkte, që për 9-mujorin u rritën me 35% dhe arritën vlerën e 984 milionë eurove.

Burimi: BSH

/Monitor.al/

Etiketa: eurokursi i kembimit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 5 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:04 : 05/06/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:15 : 03/06/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor, 2 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:03 : 02/06/2026
AKTUALITET

Minimum historik/ Turizmi dhe fluksi i valutës nga emigrantët e çojnë euron në 95.48 lekë

20:17 : 01/06/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor 1 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:14 : 01/06/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor 31 maj, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:39 : 31/05/2026
Para

“Ishalla ju futet serbi, e ju le shtatzënë”, Fifi publikon sms-të

TË GJITHA

‘Nuk ndalemi’, njoftimi i protestueses: Të shtunën mblidhemi në Vlorë dhe Tiranë

18:49 : 05/06/2026

“Poshtë qeveria”/ Edhe Elbasani në protestë, kërkohet dorëheqja e Ramës

18:46 : 05/06/2026

Lideri suprem i Iranit miraton faljen për, 2000 të dënuar

18:43 : 05/06/2026

Qytetarët e Durrësit dalin sërish në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

18:37 : 05/06/2026

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

18:25 : 05/06/2026

Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin

18:25 : 05/06/2026

Rama në Zvërnec, qytetarët mblidhen për protestë në sheshin “Skënderbej”

18:22 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026