• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vodhën 5 mln euro me Call Center-a/ Policia në kërkim të 9 italianëve e 6 shqiptarëve

12:44 : 11/12/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, Lajmet e Dites, LAJMI I FUNDIT

Një operacioni i përbashkët i Policisë shqiptare dhe autoriteteve italiane ka çuar në zbulimin e një rrjeti call-centerash në Tiranë që kanë arritur të përfitojnë 5 milionë euro përmes mashtrimeve ndaj qytetarëve të BE.

Policia në Tiranë ka ndërhyrë duke goditur rrjetin e sofistikuar të mashtrimit përmes 15 call center-ave, ku persona të hequr si agjentë financiarë bindin nëpërmjet mahstrimeve qytetarët e huaj për të bërë transferta parash drejt Shqipërisë.

Sakaq, çështja ka kaluar në duart e GJKKO, që ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 15 shtetas, nga të cilët 9 shtetas italianë dhe 6 shqiptarë, ndërsa operacioni policor vijon.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarive kriminale që kryhen nëpërmjet call center-ave, me qëllim përfitimin.

Lexo edhe:

“Këmbanë alarmi”/ Hijet e krimit të organizuar në Policinë e Shtetit

Leja e KKTU për 12-katësh! Hotel “Adriatik” në Durrës do të kthehet në një kazino

Operacioni policor i koduar “Transferta”, si rezultat i një hetimi tremujor, me metoda speciale, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Hetimin Tatimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Mashtronin qytetarët e BE-së, nëpërmjet 15 subjekteve call center, për të bërë transferta parash drejt Shqipërisë, me vlerë totale rreth 5 milionë euro, Gjykata cakton masa sigurie për 15 shtetas, nga të cilët 9 shtetas italianë dhe 6 shtetas shqiptarë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, të DVP Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale të kryera nëpërmjet subjekteve call center, mbështetur nga inteligjenca informative, në bashkëpunim me Hetimin Tatimor, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila regjistroi procedimin penal për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Bazuar në provat e siguruara nga hetimi tremujor, me metoda speciale, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg“, për 15 shtetas, nga të cilët 9 shtetas italianë dhe 6 shtetas shqiptarë.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës për ekzekutimin e masave të sigurisë, si rezultat i verifikimeve të kryera në sistemin TIMS, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, të DVP Tiranë, ka rezultuar se 9 shtetasit italianë dhe 1 shtetas shqiptar, nuk ndodhen në Shqipëri.

Ndërkohë, nga kontrollet e kryera në banesat e shtetasve shqiptarë, ndaj të cilëve Gjykata e Tiranës ka caktuar masa sigurie, shërbimet e Policisë kapën dhe ndaluan shtetasin A. L., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e 4 shtetasve të tjerë shqiptarë, ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurië “Arrest në burg”.

Gjithashtu, po bashkëpunohet edhe me homologët italianë, për kapjen e 9 shtetasve italianë dhe të një shtetasi shqiptar, autorë të dyshuar për këtë veprimtari kriminale, ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Me qëllim ruajtjen e konfidencialitetit të hetimit, nuk mund të bëjmë të ditura gjeneralitetet e shtetasve ndaj të cilëve janë caktuar masa sigurie.

Etiketa: Mashtronin nëpërmjet Call Centeritpolicia e shtetit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Këmbanë alarmi”/ Hijet e krimit të organizuar në Policinë e Shtetit

09:04 : 14/11/2025
AKTUALITET

Leja e KKTU për 12-katësh! Hotel “Adriatik” në Durrës do të kthehet në një kazino

16:14 : 10/11/2025
AKTUALITET

Me uniformë dhe stemë policie, kush është i riu që hiqej si polic në Tiranë

12:46 : 03/11/2025
AKTUALITET

Vijon rokada në Policinë e Shtetit, priten ndryshime në Shkodër, Lezhë e Tiranë

09:59 : 03/11/2025
AKTUALITET

Ndryshime në Policinë e Shtetit/ EMRAT e drejtuesve të rinj, kush ikën dhe kush vjen

13:42 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Pornografi me fëmijë, e trafik droge”! Zbardhen email-et kërcënuese ndaj qytetarëve në emër të Ilir Prodës

14:23 : 29/10/2025
Para

Tensionet në veri të Kosovës, Borrell: BE nuk do t’i tolerojë sulmet ndaj EULEX-it

TË GJITHA

Ligji për barazinë gjinore/ “Çahet uniteti i çeliktë rilindist”

12:28 : 16/11/2025

EMRI/ Eksadohet nga Italia në Shqipëria 31 vjeçari shqiptar, ja për çfarë akuzohet

12:09 : 16/11/2025

Pije freskuese kontrabandë në Shkodër, arrestohet shoferi, procedohen dy doganierë

12:02 : 16/11/2025

DINAMIKA e shpërthimit me tritol në Kamëz! Lidhja e ‘të fortëve’ me Vis Martinajn (EMRAT)

11:52 : 16/11/2025

Në kërkim për tritolin në Kamëz, Elvis Lami i përfshirë edhe në vrasjen e postierit Visha

11:36 : 16/11/2025

Tritoli dhe gjoba në Kamëz, mes të arrestuarve edhe një ish-polic! Lidhja me Vis Martinajn

11:14 : 16/11/2025

Turizmi i palloshit , dhe “Fiume di M*rda” në mes të Tiranës

11:07 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com