• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Samiti/ Shqipëria nuk merr asgjë nga fondi i investimeve për energjinë

08:14 : 08/12/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Bashkimi Europian akordoi në samitin e Tiranës të mbajtur pak ditë më parë një paketë ndihme për energjinë me vlerë 1 miliardë euro për të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Serbinë, Bosnjën, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Malin e Zi.

Sipas deklaratës zyrtare që lëshoi Brukseli menjëherë pas takimit paketa synon në adresimin e nevojave të menjëhershme, afatshkurtra dhe afatmesme në Ballkanin Perëndimor në kontekstin e krizës së vazhdueshme energjetike.

Me këtë mbështetje Komisioni Europian synon të ndihmojë partnerët e Ballkanit Perëndimor që të ulin varësinë nga lëndët djegëse fosile ruse, dekarbonizimi dhe të përmirësojnë sigurinë energjetike. Nga granti 500 milionë euro Shqipëria përfiton 80 milionë euro.

Pjesa e dyte e paketës prej 500 milionë eurosh do të ndahet në tre drejtime, 170 mln euro investime (në te cilat Shqipëria nuk është kualifikuar me asnjë projekt) 100 milionë euro për eficencën e energjisë dhe 230 milionë euro garanci për sektorin privat.

Gjyma e parë 500 mln grant, Shqipëria merr 80 mln euro

Lexo edhe:

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

Paketa për energjinë është e ndarë në dy pjesë, 500 milionë euro grant për të përballuar emergjencën që ka krijuar lufta në Ukrainë në tregun e energjisë dhe 500 milionë euro të tjera do të jepen për financimin e projekteve, në të cilat Shqipëria nuk është përfituese.

Nga 500 milionë eurot grant, Serbia është përfituesi më i madh me 165 milionë euro, Shqipëria me 80 milonë euro, Maqedonia me 80 milionë euro, Kosova me 75 milionë euro, Bonja 70 milionë euro dhe Mali i Zi me 30 milionë euro. Këto fonde do të ndihmojnë në zbutjen e ndikimit të çmimeve të larta të energjisë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Mbrojtjen e familjeve në nevojë nga rritja e çmimeve. 90% e këtyre shumave do të alokohen nga janari 2023.

Gjysma e dytë 500 mln euro, 170 mln euro investime, Shqipëria nuk përfiton

Në gjysmën e dytë të paketës, prej 500 milionë eurosh rreth 170 milionë euro do të alokohen për investime në sektorin rajonal të energjisë. Në këtë paketë Shqipëria nuk ka asnjë projekt.

Përfituesit kryesorë janë Kosova dhe Serbia dhe Maqedonia. Komisioni Europian njoftoi se kjo paketë do të gjenerojë investime që shkojnë gjithsej në 1.4 miliardë euro, ku 419 milionë euro do të mbulohen me garancitë e BE.

Projekti i parë është, impianti totovoltaik në Kosovë me një investim gjithsej 104.7 milionë euro, ku BE do të mbulojë 33.1 milionë euro, dhe pjesa tjetër me kredi nga Bankat e Zhvillimit. Punimet në këtë impiant do të përfundojnë në vitin 2027, që synon të prodhojë 110.1 MW.

Projekti i dytë është Solar Kosova, që synon ngrohjen Qendrore në Prishtinë. Në këtë projekt granti i BE do të mbulojë 31.6 milionë euro, ndërsa i gjithë invetsimi kushton 77 milionë euro dhe përfundon në vitin 2027.

Projekti i tretë është “Rehabilitimi i Gjashtë Hidrocentraleve” Faza 3, në Maqedoni. Granti i BE-së në këtë projekt është 11.2 milion euro, teksa e gjithë vlera e investimit është vlerësuar me 36.4 milionë euro. Projekti përfundon në vitin 2025. investimet do të zgjasin jetëgjatësinë e impianteve dhe do të rrisin kapacitetin e tyre gjenerues me 13.5 MW.

Projekti i katërt është parku i prodhimit të energjisë nga Era në Maqedoninë e Veriut në Bogdanc. Granti i BE -së në këtë projekt është 9.3 milionë euro dhe e gjithë kosto e invetsimit vlerësohet 30.4 milionë euro. Projekti përfundon në vitin 2025 me kapacitet të instaluar 36.8 MW. Në total do të furnizohen mbi 22,000 familje me energji elektrike.

Projekti i pestë është rindërtimi i hidrocentralit të Vlasinës, ku BE do të kontribuojë me një grant 16.1 milionë euro, teksa kosto e përgjithshme e investimit është 77,9 milionë euro.

Ky projekt do të zëvendësojë të gjitha njësitë gjeneruese, sistemet elektromekanike dhe hidromekanike dhe pajisjet e kontrollit. Këto investime do të sigurojnë një funksionim e sigurt të kaskadës gjatë 30 viteve të ardhshme, me një prodhim prej 136 MW. Do të plotësohet kërkesa për energji e 93,000 familjeve.

Projekti i gjashtë është parku i prodhimit të energjisë nga era në Kostolac të Serbisë. Në këtë projekt që kushton gjithsej 145 milionë euro Granti i BE-së është 31.2 milionë euro. Ky projekt do të instalojë një një prodhim 66 MW të mjaftueshme për 45,000 familje.

100 mln euro për eficencën rajonale të energjisë

Nga gjysma e dytë e grantit 500 mln euro, 100 milionë euro do të përdoren për të nxitur projekte që kanë të bëjnë me eficencën e energjisë. Kjo shumë ende nuk ka ndarje rajonale sipas shteteve por do të përdoret për projekte që nxisin kursimin e energjisë, reduktimin e ndotjes nga prodhimi i energjisë dhe përmirësimin e standardeve të jetesës që kanë të bëjnë me eficencën e energjisë.

230 mln euro garanci për sektorin privat, nuk ka ndarje sipas shteteve

Nga gjysma e dytë e paketës së energjisë prej 500 milionë eurosh 230 mln euro do të përdoren si garanci për sektorin privat. Përfituesit do të jenë SME të cilat do të mbështetën financiarisht nga BE për prodhimin e energjisë së pastër. Ky grant do të shpërndahet nëpërmjet 6 thirrjeve dhe do të ndahet në bazë të kritereve që do të plotësojnë bizneset e në të gjithë Rajonin.

/Monitor.al/

Etiketa: BEenergjia elektrikesamiti be-Ballkani perendimor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025
BOTA

Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

16:58 : 09/05/2025
AKTUALITET

“Kush do i mbyllë kapitujt?”/ Ramën e lëshojnë nervat: Më çmënde! Mos insisto në budallallëk

22:13 : 08/05/2025
RAJONI

Vuçiç në Rusi/ Reagon BE: Presidenti serb të përmbahet nga legjitimimi i agresionit të Putinit ndaj Ukrainës

21:27 : 08/05/2025
BOTA

Vizita e Vuçiç në Rusi, BE: Të përmbahet nga legjitimimi i agresionit të Putinit ndaj Ukrainës

20:36 : 08/05/2025
BOTA

80 vjet pas luftës: A po distancohet SHBA nga Europa?

08:41 : 08/05/2025
Para
Foto ilustruese

Aksident tek 'Vasil Shanto' në Tiranë, përplasen dy automjete

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com