• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hajdarmataj: Goditja ndaj Berishës me paramendim. Policia e ka dëshiruar atë skemë

13:09 : 07/12/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Arben Hajdarmataj, ish-drejtues në Policinë e Shtetit, ka dhënë gjykimin e tij për sulmin që iu bë gjatë protestës, kreut të opozitës, Sali Berishës.

Hajdarmataj, i ftuar sot në emisionin “Kafe Shqeto” të SYRI TV, ndërtoi profilin e autorit dhe ngarkoi me përgjegjësi edhe Policinë e Shtetit:  “Policia e Shtetit në këtë rast, duke mos qenë aktive, duke mos qenë e angazhuar për të marrë masa, për të siguruar rend e qetësi gjatë zhvillimit të protestës së opozitës, atëherë e ka dëshiruar një veprim të tillë”.

Pjesë nga intervista:

‘Kafe Shqeto’: Z. Hajdarmataj, cili qe mendimi i parë që patët në momentin që patë një skenë të tillë?”

Arben Hajdarmataj: “Unë mendoj se kjo ngjarje ka dy aspekte: aspektin politik që është i komentueshëm nga ana e politikanëve, nga ana e analistëve dhe aspektin kriminal, që mendoj se ne, si ish- punonjës Policie, kemi mundësi ta komentojmë nga ana teknike.

Lexo edhe:

Berisha nxjerr FOTOT, diaspora pret me protesta Ramën në Bruksel

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

Realisht duhet të nisemi nga disa elemente që ne pamë aty në media, mënyra se si, po themi agresori, është përpjekur; mënyra se si ka infiltruar në mes të turmës. Dje në media doli se ka pasur edhe një tentativë tek selia (e PD) që të kryejë aktin dhe kur shoh lëvizjet e tij, mënyrën se si merr pozicionin e goditjes …

Nga gjithë kjo analizë e thjeshtë, unë mendoj se nuk kemi të bëjmë me një njeri me të meta mendore, siç mundohet të paraqitet, pavarësisht nga dokumentet, po edhe këtë do ta interpretojmë. Pra, një njeri me koshiencë të plotë, një njeri që e ka kryer një veprim me paramendim. Pra, është një person që ka pasur një paramendim për të realizuar qëllimin e tij, siç është agresori ndaj liderit të opozitës, zotit Berisha.

Unë do të ndalesha pak dhe tek ajo deklaratë që bëri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, për mendimin tim, pa atë sensin politik që… Mua nuk më erdhi mirë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë të futet në pjesën e sensit politik të kësaj; duhet të ngelej thjesht në sensin teknik dhe kishte disa jo të vërteta në deklaratë, sepse Policia ka ndërhyrë shumë vonë , mbi një çerek ore, sepse ne kemi qenë prezent dhe Policia nuk ka qenë fare prezent në kontrollin e turmës, pasi është detyrë parësore e Policisë së Shtetit të ketë agjentët e vet të infiltruar, të ketë informacionet e veta për çdo lloj gjëje,

Pavarësisht nga pjesa e angazhimit që ka pasur për sa i përket Samitit, nuk mund të anashkalohej dhe pjesa e tubimit, e protestës së opozitës, për të marrë masat e saj siç i ka në protokolle për çdo manifestim, protestë. Kjo është pjesa negative që Policia e Shtetit (nuk është tepër nëse e them) e ka përçmuar ose e ka zhvlerësuar fare këtë protestë që do të organizonte opozita shqiptare. Kjo është pjesa që për mendimin tim Policinë e Shtetit e vë në shërbim total të politikës.

Tjetër gjë, duhet të kujtoj, tjetër gjë është ana teknike dhe masat që ka marrë për Samitin dhe tjetër gjë është ajo që duhet të merrte masat për sa i përket organizimit të protestës nga ana e opozitës. Këto janë disa elementë që nuk mund të anashkalohen as nga analiza, dhe nesër as nga organi i hetimit. Unë mendoj që organi i hetimit nuk mund të anashkalojë as Policinë për sa i përket kësaj çështjeje.

Element tjetër që është shumë i rëndësishëm, që na bën përshtypje është mënyra se si resht, ose media qeveritare ose analistë publikë që janë pranë qeverisë, që realisht kemi të bëjmë me një njeri me sëmundje mendore, me të meta dhe nxjerr një dokument që nga ana juridike ka …

‘Kafe Shqeto’: Z. Hajdarmataj! Kjo dinamikë ngjarjesh dhe përfshirja e Policisë ka lënë shumë njerëz dyshues dhe të paqartë dhe pa besim tek Policia, siç ka ndodhur në dhjetëra ngjarje të tjera. Cilat janë momentet në të cilat ju e shihni të dyshimtë, në mos të implikuar, veprimtarinë e e uniformave blu, deri tek z. Rrumbullaku dhe konferenca e tij e beftë për shtyp?

Hajdarmataj: U shpreha edhe më parë, që pavarësisht nga angazhimi, se nuk ka justifikim që Policia e Shtetit “jo kam angazhim për Samitin dhe nuk merrem me pjesën tjetër të qytetarisë apo të rendit dhe të qetësisë”, në radhë të parë duhet të kishte patjetër informacion mbi çdo element ose çdo person që mund të krijojë shqetësime dhe probleme. Aq më tepër një person i tillë, që nuk mund të themi se nuk ka qenë i njohur për Policinë e Shtetit.

Nuk mund të themi se vetë fakti, në qoftë se është problematik në lagje, aq më tepër në një lagje në qendër të Tiranës, është një frekuentues siç pretendohet ta paraqesin agresorin, frekuentues i Islamit, i xhamisë, pra një person problematik me ku ta di unë, n.q.s. që nuk është e vërtetë – është me probleme të shëndetit mendor…  Pra, nuk mund të jetë në asnjë moment, jashtë vëmendjes dhe informacionit të Policisë së Shtetit.

Po të analizohet me qetësi, unë mendoj se Policia e Shtetit e ka dëshiruar (nuk mund të them, sepse nuk kam prova që është pjesë pavarësisht nga retorikat politike, se unë flas në aspektin…që duhet të kemi diçka, së paku unë si ish-punonjës Policie që të them) – por në analizën që i bëj fakteve, më rezulton që (ose inshalla nuk është pjesë e kësaj skeme) – por është, është si të thuash, e ka dëshiruar këtë lloj skeme me mosveprimin e saj! Dhe, kjo e implikon Policinë e Shtetit dhe e politizon shumë për sa i përket kësaj çështjeje, aq më tepër në një situatë politike që është kaq e tensionuar në Shqipëri, në opozitën shqiptare, me retorikën dhe luftën që po bën opozita shqiptare ndaj qeverisë, që siç e thotë ajo dhe siç është për ne qytetarët, shumë – shumë e korruptuar.

Pra, Policia në këtë rast, duke mos qenë aktive, duke mos qenë e angazhuar për të marrë masa për të siguruar rend e qetësi gjatë zhvillimit të protestës së opozitës, atëherë e ka dëshiruar një veprim të tillë pra; krimi bëhet në aspektin juridik me veprim dhe me mosveprim.

Në këtë rast ne jemi në një situatë që me mosveprimin e saj, Policia e Shtetit, dashje pa dashje ose me qëllim ka marrë pjesë në këtë krim do të thosha, se në fund të fundit është një krim që bëhet nga një person, pavarësisht nga ato që mund të mendohen ose nga ato analiza ose nga ato media ose nga vetë struktura më e lartë e Policisë siç ishte zoti Rrumbullaku, që e japin të sëmurë mendor, që s’ka asnjë element të të sëmurit mendor.”

Etiketa: Arben HajdarmatajSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha nxjerr FOTOT, diaspora pret me protesta Ramën në Bruksel

20:28 : 14/07/2026
AKTUALITET

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

10:59 : 14/07/2026
AKTUALITET

Salianji: Deputetët e PD ishin kundër bojkotit, Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

10:07 : 14/07/2026
AKTUALITET

Bojkotuan Kuvendin/ Përplasje në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës, zbardhen SMS-të

09:33 : 14/07/2026
AKTUALITET

Berisha nga Brukseli: IDC-CDI grup hetimi për lidhjet e qeverisë shqiptare me kartelet e drogës

19:28 : 13/07/2026
AKTUALITET

“Saliu na mori vota dhe nuk na dha pronat”/ Protestuesja: Ramës dhe Berishës t’iu sekuestrohen pasuritë

22:04 : 12/07/2026
Para

I riu “sfidon” veten, luan me piano në fund të detit (Video)

TË GJITHA

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş