• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Anulohet tenderi 1.3 mln € për zgjerimin e Portit, kush i tërhoqi “veshin” Vengut?!

12:22 : 05/12/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, VIDEO

Nga Boldnews.al

Territori i Portit të Durrësit mund të konsiderohet “skemë krimi”. Tenderët e njëpasnjëshëm për mirëmbajtje, vendosje sinjalistike, pastrimi apo edhe sheshimi, iu kanë kushtuar shqiptarëve dhjetëra miliona euro. Të gjitha këto procedura të dyshimta janë realizuar në 6 mujorin e fundit, në të njëjtën kohë që Ministria e Infrastrukturës po negocionte me arabët për t’iu dhënë territorin për ndërtime. Ndërkohë, nga ana tjetër, drejtori i Autoritetit Portual të Durrësit, Pirro Vengu, vijonte i qetë procedurat me shumë zero, duke bërë edhe rolin e të paditurit.

Pavarësisht se eprorja e tij direkte, Belinda Balluku, ishte personi kryesor që negocioi, madje duke ngrënë dreka apo darka në Dubai. Disa muaj më parë, BoldNews.al denoncoi në vijimësi procedurat e Vengut, i cili do të shpenzonte plot 1.3 milionë euro për zgjerimin dhe sheshimin e disa pjesëve. Por, disa ditë më parë, në fund të muajit nëntor 2022, Vengu e ka anuluar këtë tender. Kush ia tërhoqi veshin?!

Shpallja e njoftimit të anulimit të tenderit 1.3 milionë euro në APP
Shpallja e njoftimit të anulimit të tenderit 1.3 milionë euro në APP

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, Autoriteti Portual i Durrësit, ka shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik njoftimin për anulimin e tenderit për zgjerimin e portit. Bëhet fjalë për procedurën me numër reference REF – 35927-07-08-2022, ndërsa ka si objekt “projektim, zbatim – pastrim – rehabilitim i shesheve tranzitore”. Fondi për këtë tender ishte 138.800.000 lekë pa TVSH, ose me TVSH rreth 1.3 milionë euro.

Lexo edhe:

Vengu: Do të prodhojmë anije ushtarake në Pashaliman me Italinë

Tenderi i Lindës së AKSHI-t/ Garë sa “për sy e faqe”, “Infosoft” merr “dhuratë” 800 mijë euro nga rivalët

“Arsyet e anulimit janë bazuar në ligjin ‘për prokurimin publik’, për shkak të rrethanave të paparashikueshme dhe objektive, nevojat ose aftësia paguese e
autoritetit ose entit kontraktor kanë ndryshuar” thuhet në këtë dokument, i cili është shpallur në datën 24 nëntor 2022.

Denoncimi i BoldNews.al për këtë tender, në muajin korrik 2022
Denoncimi i BoldNews.al për këtë tender, në muajin korrik 2022

Në muajin korrik 2022, BoldNews.al denoncoi këtë tender, i cili po bëhej në të njëjtën kohë me procedurat “2 miliard euro”. “BoldNews.al ka siguruar disa dokumente të vetë Portit të Durrësit, i cili po shpenzon miliona euro, kësaj here për të zgjeruar portin aktual! Dy janë mundësitë, ose këto para’ do të shkojnë te firma të caktuara dhe puna nuk do bëhet, ose arabët janë larguar nga ky projekt! Në dokumente, Vengu ka shkruar se afati për zbatimin e tenderit është 7 muaj nga data e njoftimit të fillimit të punimeve” denoncuam në atë kohë.

Madje, hulumtuam dokumentet shoqëruese, ku paradoksalisht Vengu shkruante se “parashikohet që investimi të kenë impakt pozitiv në logjistikën brenda territorit portual dhe në të ardhurat ekonomike të Autoritetit”. Vengu shkruante se “projekti do të parashikojë që sheshit do ti shtohet një sipërfaqe pak më e madhe se 9,000 m2. Kjo sipërfaqe e re, duke u integruar në parkimin ekzistues TIR do të bëjë që ky parkim të përdoret jo vetëm si parkim afatgjatë për kamionë por edhe për pakim ditor” shkruan Vengu, madje “afatgjatatë”. Dhe, gjatësia ishte vetëm disa muaj, pasi i “shkulën” veshin dhe ai e anuloi.

Etiketa: ArabëtAutoriteti Portual i Durrësitministria e infrastrukturesPirro Vënguporti i durresittenderzgjerimi i Portit te Durresit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vengu: Do të prodhojmë anije ushtarake në Pashaliman me Italinë

14:25 : 13/11/2025
AKTUALITET

Tenderi i Lindës së AKSHI-t/ Garë sa “për sy e faqe”, “Infosoft” merr “dhuratë” 800 mijë euro nga rivalët

13:04 : 12/11/2025
AKTUALITET

Vengu: Do prodhojmë dronë me izraelitët për të mbrojtur Samitin e NATO-s në 2027

12:53 : 12/11/2025
AKTUALITET

“A i kërkoi Rama dorëheqjen?”, Vengu i përgjigjet Sali Berishës

12:08 : 12/11/2025
AKTUALITET

Qeveria pranon zyrtarisht dështimin e inceneratorëve/ Hapen tenderat për ndërtim landfillesh në Fier dhe Elbasan

16:57 : 03/11/2025
AKTUALITET

Abuzimet me tenderat, zbardhen EMRAT e zyrtarëve që janë marrë të pandehur në dosjen e Ballukut

13:11 : 03/11/2025
Para

Lidhje në distancë, Sarah flet për vështirësitë e historisë së dashurisë me Dj PM

TË GJITHA

24-vjeçarja në Lezhë në panik! Një person e përndjek me makinë dhe i publikon të dhënat në rrjete sociale

17:17 : 15/11/2025

Sfidat e azilit në vend/ Të moshuarit mes mungesës së ngrohjes dhe ushqimit

17:05 : 15/11/2025

Përballja Shqipëri-Angli/ ‘Blindohet’ Tirana, ja rrugët që do të bllokohen

16:47 : 15/11/2025

Aksident në aksin Vlorë–Kotë, një i plagosur/ EMRI

16:41 : 15/11/2025

Vrasja e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, dënohet me 25 vite burg Klaudio Përkola

16:35 : 15/11/2025

Zjarri në Astir, PAMJE nga momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë dy fëmijët e mitur

16:27 : 15/11/2025

Aksident i rëndë në Fier/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, 6 të plagosur

16:14 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com